Kangë t'shejta 39
1 Unë thashë: “Kom me pas kujdes ku po
i qes kamt, që mos me bo gjynah me
gjuhën teme. Kom me e mbajt gojën t'lidhun,
përderisa nji njeri i keq asht afër meje.”
2 Kom nejt pa fol e krejt i
qetë, s'kom fol as për sene t'mira, po
dhimbja jem u konë shumë e madhe.
3 Zemra m'ka marrë zjarr përmrena.
Tu e vra menen, zjarmi ka vazhdu me u kallë.
N'fund ja kom nis me fol:
4 “O Jehova, kallxom qysh ka me kon fundi
jem, edhe sa ditë m'jonë caktu, që me
e kuptu sa e shkurtë asht jeta jem.
5 Po, ti m'i ke dhanë veç pak ditë. E krejt
jeta jem para teje asht si kurgjo. Njeriu, sado
i sigurt që doket, përnime asht veç nji frymë. Sela
6 Po, njeriu sillet andej-knej si nji hije.
Lodhet e ngutet krejt kot.
Aj mbledh pasuni, pa e ditë kush ka me i marrë.
7 Në qka muj me shpresu tash, o Jehova?
Veç ti je shpresa jem.
8 Më liro pi krejt gjynaheve të mia.
Mos e lejo njerin pa men me m'bo për hajgare.
9 Kom nejt pa fol. S'e
kom çel gojën, se krejt
kjo u konë puna jote.
10 Mos më mundo ma.
Jom shterrë krejt pi t'ramave t'dorës tane.
11 Me dënim ti e ndreq njerin për fajin e vet.
Si nji molë, ti ia han atë që e
ka t'çmueshme. Përnime, çdo njeri asht veç nji frymë. Sela
12 Ndigjoje lutjen teme, o Jehova, ndigjo kur
po thirri për ndihmë. Mos i
kalo pa i pa lotët e mi.
Te ti jom veç nji mysafir,
nji kalimtar si krejt t'parët e mi.
13 Mos m'kqyr ma aq rreptë, që me u gëzu apet,
para se me dekë e mos me konë ma.”