Kangë t'shejta 42

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Si nji kaproll që ka mall për përrojtë me ujë,
qashtu edhe mu m'ka marrë malli për ty, o Zot.

2 Kom etje për Zotin, për Zotin e gjallë.
Kur muj me ardh e me dal para tij?

3 Ditë e natë lotët e mi m'jonë bo ushqim.
Krejt ditën po m'tallin: “Ku asht Zoti yt?”

4 Kur po i kujtoj ato sene, shpirti po
m'shkrihet, se dikur shkojsha bashkë me kallabllakun
e madh. Unë ju prijsha për te shpija
e Zotit, si n'festë – mes zanave
t'gëzimit edhe falënderimeve t'nji kallabllaku që po festonte.

5 Pse jom kaq i dëshpërut? Pse shpirti jem
asht kaq i trazum? Prit me shpresë
te Zoti – se unë kom me e
lavdu prapë si Shpëtimtarin tem të madh.

6 O Zoti jem, jom shumë i
dëshpërut. Për qata po mendoj
për ty n'vendin e Jordanit edhe
n'majat e Hermonit, n'malin Mizar.

7 Uji i thellë po e thirr ujin e
thellë kur ujëvarat e tua po ushtojnë. Krejt
dallgët e tua t'mdhaja kanë kalu përmi mu.

8 Ditën Jehova ka me ma dhon dashninë e vet besnike, e natën kanga e
tij ka me kon me mu – nji lutje për Zotin e jetës teme.

9 Zotit, shkambit tem, kom me i thanë:
“Pse më ke harru?
Pse duhet me ec i mërzitun, kur armiku jem po më shtyp?”

10 Armiqtë e mi po m'tallin me nji urrejtje, sikur dojnë
me m'vra. Krejt ditën po m'tallin: “Ku asht Zoti yt?”

11 Pse jom kaq i dëshpërut? Pse shpirti jem
asht kaq i trazum? Prit me shpresë te Zoti
– se unë kom me e lavdu prapë
si Shpëtimtarin tem të madh edhe Zotin tem.