Kangë t'shejta 46
1 Zoti asht streha jonë edhe forca jonë, nji
ndihmë që e gjejmë lehtë kur jemi n'hall.
2 Për qata na s'kemi me u
tutë, edhe nëse toka ndryshon,
edhe nëse malet rrëzohen n'fund t'detit,
3 edhe nëse ujërat e detit ushtojnë e shkumojnë, edhe nëse deti i trazum i dridh malet.
Sela
4 Asht nji lumë, degët e t'cilit e gëzojnë qytetin e Zotit,
venin e shenjtë e madhështor ku banon Ma i Nalti.
5 Zoti asht mrena n'atë qytet, e kurrkush s'munet me e pushtu.
Zoti i vjen n'ndihmë sa t'zbardhë dita.
6 Popujt jonë trazu, mbretnitë jonë rrëzu, aj e ka
lëshu zanin e vet edhe toka asht shkri.
7 Jehova, Zotnia i ushtrive, asht me neve, Zoti i Jakobit asht streha jonë e sigurt.
Sela
8 Hajdeni e kqyrni qka ka bo Jehova,
qfarë senesh t'çuditshme ka bo n' tokë.
9 Aj i jep fund luftës gjithkah
n'botë. E then harkun, e copëton shtizën,
edhe i djeg qerret e luftës.
10 “Ndaluni edhe kuptojeni që unë
jom Zoti, popujt kanë me m'nderu,
kanë me m'nderu n'krejt tokën.”
11 Jehova, Zotnia i ushtrive, asht me neve, Zoti i Jakobit asht streha jonë e sigurt.
Sela