Kangë t'shejta 49

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ndigjoni qit sen, ju krejt popujt.
Vnonja veshin, ju krejt që jetoni n'botë,

2 si t'vegjlit si t'mdhajt,
si t'pasunit si t'vorfnit.

3 Goja jem ka me fol fjalë t'mençme, edhe menimet e
thella t'zemrës teme kanë me kallxu që kom kuptim.

4 Kom me ia vu veshin nji fjale t'urtë.
Gjëegjëzën teme kom me e zbulu tu i ra harpës.

5 Pse me u tutë n'kohë t'vështira, kur m'kanë
rrethu t'kqijat e atyne që dojnë me m'rrëzu?

6 Ata që i besojnë pasunisë së vet edhe
lavdrohen me pasuninë e madhe që e kanë,

7 asnjani pi tyne s'munet kurrë me e shpëtu vllaun e vet,
as me i dhanë Zotit nji shpërblesë për të –

8 se çmimi për me ua shpëtu jetën asht aq
i naltë, sa kurrë s'mujnë me e pagu –,

9 që aj me pas jetë t'amshume e mos me e pa vorrin.

10 Po shihet që edhe t'mençmit vdesin, njëjt
si budalltë edhe ata pa men, e pasuninë
e vet duhet me jau lanë tjerëve.

11 N'zemër dojnë që shpitë e tyne me metë përgjithmonë,
e tendat e tyne brez mas brezi. Tokat
e veta i kanë qujt me emnat e vet.

12 Po njeriu, edhe kur ka nam e nder, s'ka me metë përgjithmonë.
Aj s'asht ma i mirë se kafshët që ngordhin.

13 Qeshtu ju shkon puna budallve që ecin n'rrugën
e vet, edhe atyne që shkojnë mas tyne, që
ju pëlqejnë fjalët e veta pa men. Sela

14 Si delet, ata jonë t'caktum për vorr.
Deka ka me konë bariu i tyne.
N'sabah, njerëzit e drejtë kanë me sundu mbi ta.
As nji shenjë s'ka me metë pi tyne.
Vorri, e jo pallati, ka me konë shpija e tyne.

15 Po mu Zoti ka me m'shpëtu pi pushteti i vorrit, po, aj ka me m'majt fort.
Sela

16 Mos u tut veç pse dikush bohet i pasun, veç
pse shpija e tij bohet gjithnji e ma madhështore.

17 Se kur vdes, aj s'munet me marrë kurgjo me veti.
Madhështia e tij s'ka me shku me të.

18 Sa asht gjallë, aj e uron vetveten.
(Kur dikujt i shkon mirë, njerëzit e lavdrojnë.)

19 Po n'fund aj ka me shku te brezi i t'parëve të vet.
Ata kurrë ma s'kanë me e pa dritën.

20 Kush s'e kupton qet sen, edhe nëse ka nam e
nder, s'asht ma i mirë se kafshët që ngordhin.