Kangë t'shejta 5
1 Ngjoji fjalët e mia, o
Jehova, vëreje edhe psherëtimën teme.
2 Ngjoje thirrjen teme për ndihmë, o Mbreti jem
edhe Zoti jem, se ty po t'lutna.
3 O Jehova, në sabah ke me ma ni zanin, në sabah ta hapi
zemrën e ta kallxoj krejt qka kam mrena, edhe pres me padurim.
4 Ti s'je Zot që të pëlqen e keqja.
Asnji njeri i keq s'munet me nejtë te ti.
5 Asnji mendjemadh s'munet me nejtë para teje.
Ti i urren krejt ata që bojnë keq me qëllim.
6 Ti ke me i shkatërru rrencat.
Jehovës i vjen neveri pi njerëzve të dhunshëm edhe mashtruesve.
7 Po unë kom me ardhë në shpinë tane, se dashnia jote besnike asht shumë e madhe.
Me shumë tutë e respekt për ty, kom me u gjunjëzu kah tempulli yt i shenjtë.
8 O Jehova, për shkak të armiqve të mi, më udhëhiq nëpër rrugët e tua të drejta.
Ma rrafsho rrugën tane përpara meje.
9 Se asnji fjale të tyne s'munesh me i
besu, mrena tyne s'ka kurgjo tjetër veç ligësi. Gryka
e tyne asht si nji vorr i hapun,
e me gjuhën e tyne veç bojnë lajka.
10 Po Zoti ka me i shpallë fajtorë, dredhitë e
veta kanë me ua marrë n'qafë. Për shkak
të shkeljeve të shumta që i kanë bo, le
të dëbohen, se ata jonë çu kundër teje.
11 Po krejt ata që kërkojnë mbrojtje te ti kanë me u
gëzu, e kanë me bërtitë prej gëzimit pa pasë fund. Ti
s'ke me lanë kërkon me ju afru atyne. Krejt ata
që e dojnë emnin tand kanë me u gëzu pa masë.
12 Se ti, o Jehova, ke me e beku çdo njeri të drejtë, e
ke me e rrethu me pëlqimin tand, si me nji mburojë të madhe.