Kangë t'shejta 53
1 Njerzt pa mend po thojnë
me veti: «S'ka Jehova.» Punët
e tyne t'padrejta jonë t'prishuna
e t'neveritshme. Asnjo s'bon mirë.
2 Po Zoti po i kqyr njerzt pi qiellit, me pa a ka
najkush që ka mend, a ka najkush që e kërkon Jehovain.
3 Krejt jonë largu,
krejt jonë prishë njejt.
Asnjo s'bon mirë,
as edhe nji.
4 A s'ka mend asnji pi atyne që bojnë t'këqija?
Ata po e përpijnë popullin tem sikur me konë bukë.
Jehovain s'e thërrasin.
5 Nji frikë e madhe ka me i kapë, nji
frikë si kurrë ma parë, se Zoti ka
me ua shpërnda eshtnat atyne që t'sulmojnë. Ti ke
me i turpnu, se Jehovai i ka refuzu.
6 Ah, veç t'vinte shpëtimi për Izraelin pi Sionit! Kur
Jehovai ta kthejë popullin e vet pi robnisë, sa
ka me u gëzu Jakobi, krejt Izraeli le t'brohorasë!