Kangë t'shejta 54

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Zot, m'pshto me emnin tand,
edhe m'mbro me fuqinë tane.

2 O Zot, ndigjoje lutjen teme.
Vnoju veshin fjalëve të mia.

3 Se do t'huj po m'sulmojnë, burra pa pikë ndërgjegjeje dojnë me ma marrë jetën.
Ata s'kanë respekt për Zotin.
Sela

4 Zoti asht ndihmësi jem.
Jehova ju rrin përkrah atyne që m'ndihmojnë.

5 Aj ka me jau kthy armiqve t'mi t'këqijat e veta.
Jepju fund, se ti je besnik.

6 Unë kom me t'bo kurban me dëshirë.
Kom me e lavdu emnin tand, o Jehova, se aj asht i mirë.

7 Se n'fund Zoti ka me m'pshtu pi çdo halli, edhe
unë kom me i kqyr armiqtë e mi si fitimtar.