Kangë t'shejta 7
1 O Jehova, Zoti jem, te ti kom kërku mbrojtje.
Më shpëto pi krejt atyne që po më ndjekin edhe më çliro,
2 se përndryshe kanë me më bo copë-copë si luani.
Kanë me më tërhekë zvarrë, e s'ka me pasë kërkon me më shpëtu.
3 O Jehova, Zoti jem, nëse fajin e
kom unë, nëse kom vepru padrejtësisht,
4 nëse i kom bo keq atij që m'ka bo mirë,
a nëse e kom plaçkitë armikun tem pa kurrfarë arsyeje,
5 atëherë le të më ndjekë armiku e le të
më nxanë, le ta shkelë jetën teme për tokë
edhe le ta zhdukë lavdinë teme në pluhun. Sela
6 Çohu me zemërimin tand, o Jehova,
dil kundër zemërimit të armiqve të mi,
çohu për mu edhe kërko drejtësi.
7 Le të mblidhen popujt rreth teje.
Ti ke me dalë kundër tyne pi nalt.
8 Jehovai ka me i gjyku popujt.
O Jehova, më gjyko simas
drejtësisë teme edhe simas ndershmënisë teme.
9 Të lutna, jepu fund punëve të kqija të njerzve të
ligj, ama të drejtëve jepu forcë me qëndru. Se ti je
Zoti i drejtë, që ua provon njerzve zemrën edhe veshkat.
10 Zoti asht mburoja jem, aj i shpëton njerzit që e kanë zemrën e sinqertë.
11 Zoti asht nji gjykatës i drejtë, çdo
ditë aj i shpall gjykimet e veta.
12 Nëse dikush s'pendohet, aj e mpreh shpatën e
vet, e ngreh harkun edhe merr nishan.
13 Aj i bon gati armët e veta që sjellin
dekë, i përgatit shigjetat e veta me zjarr.
14 Kqyrne atë që i mban në bark planet e kqija!
E ngjiz fatkeqësinë edhe lind rrena.
15 Aj e hap nji gropë, nji gropë të
thellë, ama në fund bjen vet mrena.
16 Fatkeqësia që e shkakton ka me i ra mbi kry atij vet,
e dhuna e tij ka me i ra mbi maje të kresë.
17 Unë kom me e lavdëru Jehovain për drejtësinë e tij, kom me
këndu kangë për nder të emnit të Jehovait, Më të Naltit.