Kangë t'shejta 73

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Zoti asht përnime i mirë me Izraelin, me ata që e kanë zemrën e pastër.

2 Sa për mu, për pak kamtë e mia m’kishin dalë pi rrugës.
Hapat e mi gati m’kanë rrëshqitë.

3 Se m’ka hi zilia për ata mendjemdhajtë, kur i
kom pa qysh po jetojnë në paqe të kqijtë.

4 Se ata nuk vdesin me dhimtë.
Trupi i tyne asht plot shnet.

5 Ata s’e kanë zor si njerzit tjerë,
as nuk vuajnë si krejt të tjerët.

6 Për qata mendjemadhësinë e kanë si gjerdan në qafë,
e dhunën e kanë si teshë që e veshin.

7 Pasunia e tyne ju del pi syve.
Kanë ma shumë se qka ju ka marrë menja që kanë me pasë.

8 Ata bojnë hajgare me tjerët edhe flasin fjalë të liga.
Me mendjemadhësi kërcënojnë me i shtyp tjerët.

9 Me fjalët e veta e ngritin veten deri në
qiell, e gjuha e tyne krekoset nëpër krejt tokën.

10 Për qata populli i Zotit kthehet kah ata edhe pinë
boll pi ujit të tyne që e kanë me tepricë.

11 „A din Zoti për këtë?“, thojnë ata.
„A e din hiç i Ma i Nalti qka po ndodh?“

12 Po, qita jon të kqijtë, që gjithmonë e kanë lehtë.
Pasunia e tyne veç po ju shtohet pa nalë.

13 Sigurisht, kot e kom majt zemrën teme të pastër
edhe i kom la duart si i pafajshëm.

14 Krejt ditën kom pas shqetësim,
çdo sabah më kanë qortu.

15 Po me i pas thanë krejt qito
sene, e kisha tradhtu popullin tand.

16 Kur jom mundu me e kuptu
këtë sen, m’ka mundu shumë,

17 derisa kom hi në vendin e madhështor e të shenjtë të
Zotit edhe e kom kuptu qka i pret ata në fund.

18 Ti përnime i vnon në tokë të rrëshqitshme.
Ti i rrëzon në shkatërrim.

19 Sa përnjiherë ju vjen fundi!
Sa shpejt marrin fund, e sa i tmerrshëm asht fundi i tyne!

20 Si nji andërr që zhduket kur qohet njeriu pi gjumit, o
Jehova, qashtu ti, kur çohesh, e zhduk edhe pamjen e tyne.

21 Po zemra jem u konë plot hidhërim, edhe
thellë mrena vetes kom ni dhimtë që m’therte.

22 S’kom pas as men as kuptim.
Jom sjellë para teje si nji kafshë pa men.

23 Po tash jom gjithmonë ngat teje.
Ti ma mban fort dorën e djathtë.

24 Ti më udhëheq me këshillat tua
edhe masanej më ngrit me nder.

25 Kënd tjetër e kom në qiell?
E në tokë s’du kurgjo tjetër përveç teje.

26 Edhe nëse trupi edhe zemra jem më lëshojnë, Zoti prapë
asht shkambi i zemrës teme edhe pjesa jem përgjithmonë.

27 Nji sen asht i sigurt: ata që rrinë larg teje kanë me u zhduk.
Ti ke me ia dhanë fundin secilit që të len e s’të rrin besnik.

28 Po për mu asht mirë me nejt ngat
Zotit. Jehovën, Zotnin Sovran, e kom bo strehën
teme, për me i kallxu krejt veprat tua.