Kangë t'shejta 8
1 O Jehova, Zoti jonë, sa madhështor asht emni yt n’krejt tokën!
Shkëlqimin tand e ke shtri edhe përtej qiellit!
2 Përmes gojës së fmive e të foshnjave, ti e
ke forcu fuqinë tane për shkak t’kundërshtarëve tu, me
ua mbyll gojën armikut e atij që lyp hakmarrje.
3 Kur e kqyri qiellin tand, punën e durve tua,
hanën e yjet që ti i ke kriju:
4 Qka asht njeri i vdekshëm që ti me mendu për ta?
Qka asht biri i njerit që ti me u kujdes për ta?
5 Ti e ke bo pak ma t’ultë se ata që
i ngjajnë Zotit, e ke kurorëzu me lavdi e shkëlqim.
6 Ti e ke bo me sundu mbi punët e
durve tua, krejt ia ke qit nën kambë:
7 krejt delet, dhitë e gjedhët
edhe kafshët e egra,
8 zogjtë e qiellit e peshqit e detit, edhe
krejt qka lëviz nëpër rrugët e deteve.
9 O Jehova, Zoti jonë, sa madhështor
asht emni yt n’krejt tokën!