Kangë t'shejta 9

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kom me të lavdu, o Jehova, me krejt zemrën teme,
kom me kallxu për krejt veprat e tua të mrekullueshme.

2 Kom me u gëzu e me bërtitë prej gëzimit për ty, kom me këndu kangë për nder të emnit tand, o Ti ma i Nalti.
ב (Bet)

3 Kur armiqtë e mi kanë me u tërhekë, kanë
me u rrëzu e me u zhdukë para teje.

4 Se ti e mbron të drejtën teme, pi fronit tand gjykon me drejtësi.
ג (Gimel)

5 Ti i ke qortu kombet edhe i ke shkatërru të këqijtë.
Emnin e tyne e ke fshi përgjithmonë, jetë e mot.

6 Armiku ka marrë fund nji herë e përgjithmonë. Ti ia ke shkatërru
qytetet, e krejt kujtimi për të ka me u zhdukë. ה (He)

7 Po Jehova ka me nejtë në fron përgjithmonë, aj e
ka forcu fronin e vet për me gjyku me drejtësi.

8 Aj ka me e gjyku krejt botën me drejtësi, edhe ka me i gjyku popujt drejt.
ו (Waw)

9 Jehova ka me u bo nji strehë e sigurt për ata që
jonë të shtypun, nji strehë e sigurt kur jonë në hall.

10 Ata që e njohin emnin tand kanë me pasë besim te ti, se ti kurrë s'ke me i lanë ata që të kërkojnë, o Jehova.
ז (Zajin)

11 Këndoni kangë për Jehovën, që banon në
Sion, kallxojuni popujve për veprat e tij.

12 Aj që ua merr hakun për gjakun e tyne, nuk i harron, as britmat e atyne që vujnë nuk i harron.
ח (Chet)

13 Tregoma mirësinë tane, o Jehova, kqyre sa po vuj pi atyne që
më urrejnë, ti që më nxjerr përpjetë pi dyerve të dekës,

14 që me mujtë me i kallxu veprat e tua që meritojnë lavdi te dyert e bijës së Sionit, edhe me u gëzu fort për shpëtimin që ma ke dhanë.
ט (Tet)

15 Kombet kanë ra në gropën që vet e kanë çelë, kamba e
tyne ju ka nxanë në rrjetën që vet e kanë mshefë.

16 Jehova njihet për gjykimet që i bon. Njeriu i keq ka
ra në kurth pi veprave të veta. Higgajọn. Sela י (Jod)

17 Të këqijtë kanë me u tërhekë kah vorri, po
ashtu edhe krejt kombet që e harrojnë Zotin.

18 Po i vorfni s'ka me metë i harrum përgjithmonë, as shpresa e atyne që jonë të butë s'ka me u hupë kurrë.
כ (Kaf)

19 Çohu, o Jehova! Mos e le njeriun e vdekshëm
me fitu. Le të gjykohen kombet para teje.

20 Shtinju frikën kombeve, o Jehova, le ta kuptojnë që jonë veç njerëz të vdekshëm.
Sela