Kangë t'shejta 93

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehova u bo Mbret! Aj
asht mbulu me madhështi. Jehova
asht veshë me fuqi, e mban
atë si nji brez rreth
vetes. Toka qëndron fort, s'mundet
me u lëviz pi vendit.

2 Froni yt asht forcu qysh moti.
Ti ekziston qysh përjetë.

3 Lumenjtë kanë gjëmu, o Jehova, lumenjtë
kanë gjëmu edhe kanë ushtu. Lumenjtë
hala po gjëmojnë e po ushtojnë.

4 Ma e madhe se ushtima e shumë ujnave,
ma e fuqishme se valët që përplasen
në det, asht madhështia e Jehovës atje nalt.

5 Përkujtimet që vijnë pi teje jonë shumë të besueshme.
Shenjtënia e zbukuron shpinë tande, o Jehova, për krejt kohët.