Kangët e vajimit 2
1 Qysh e ka mbulu Jehovai bijën e Sionit me renë e zemërimit të
vet! E ka gjujtë bukurinë e Izraelit pi qielli në tokë. Ditën e zemërimit
të vet, s'e ka kujtu as stolin ku i mbështet kambët. ב (Bet)
2 Jehovai i ka përbi pa pikë dhimte krejt vendet ku ka jetu Jakobi. Në zemërimin
e vet i ka rrëzu muret e forta mbrojtëse të bijës së Judës. Princat e
saj bashkë me mbretninë i ka rrëzu për tokë edhe i ka përdhosë. ג (Gimel)
3 Në zemërimin e vet të madh, e ka thy krejt fuqinë e Izraelit.
E ka tërhjekë dorën e vet të djathtë kur asht afru armiku, edhe në Jakob ka vazhdu me djegë si nji zjarr që e përpin krejt qka ka përreth.
ד (Dalet)
4 E ka tendosë harkun si nji armik. Dora e tij e djathtë asht gati si e
nji kundërshtari. Pa u nalë i ka mbytë krejt ata që u dukshin të bukur për sy.
Mbi tendën e bijës së Sionit e ka derdhë zemërimin e vet si zjarr. ה (He)
5 Jehovai asht ba si nji armik. E
ka përbi Izraelin. I ka përbi krejt kullat
e Sionit. I ka shkatërru krejt muret
e forta mbrojtëse. Edhe te bija e Judës
ka shtu vajin e gjamën. ו (Waw)
6 E ka shkatërru tendën e vet, qysh shkatërrohet nji kasolle në arë.
I ka dhanë fund festës së vet.
Jehovai ka ba që në Sion me u harru festat edhe Sabati, edhe në zemërimin e vet të madh s'e ka kursy as mbretin, as priftin.
ז (Zajin)
7 Jehovai e ka hedhë poshtë altarin e vet, edhe s'don me ditë ma për vendin e vet të shenjtë.
Muret e kullave të saj mbrojtëse i ka lanë në duart e armiqve.
Në shpinë e Jehovait po nihet britma e tyne, si në nji ditë feste.
ח (Chet)
8 Jehovai ka vendosë me e shkatërru murin e
bijës së Sionit. E ka shtri litarin për me
matë. S'e ka nalë dorën e vet pi
shkatërrimit. Ka ba që edhe ledhi, edhe muri me
vajtu. Të dy bashkë janë dobësu. ט (Tet)
9 Portat e saj janë fundosë në tokë. Shulat e portave i
ka shkatërru edhe i ka thy. Mbreti edhe princat e saj
gjenden në mesin e popujve tjerë. S'ka ma ligj. As
profetët e saj s'po marrin ma vegime pi Jehovait. י (Jod)
10 Pleqtë e bijës së Sionit janë ulë në tokë edhe po rrinë pa
folë. Kanë qitë dhe mbi krye edhe kanë veshë tesha pi thesi. Vajzat
e reja të Jerusalemit i kanë ulë kryet deri në tokë. כ (Kaf)
11 Sytë e mi janë lodhë pi lotët e shumtë që i kom derdhë.
Krejt përmrena jom i tronditun.
Mëlçia jem asht derdhë për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës teme, popullit tem, se fëmija edhe foshnjat po rrëzohen nëpër sheshet e qytetit.
ל (Lamed)
12 Ata vazhdimisht po i pysin nanat e veta:
“Ku jonë drithnat edhe vena?”, derisa po rrëzohen nëpër sheshet e qytetit si njerëz të plagosun, e jeta po ju shuhet në krahët e nanave të veta.
מ (Mem)
13 Qka me marrë si shembull, me qka me të krahasu ty,
bija e Jerusalemit? Me qka me të krahasu për me të
ngushëllu, oj bija e virgjër e Sionit? Se shkatërrimi yt asht
i madh sa deti. Kush mundet me të shëru? נ (Nun)
14 Profetët e tu kanë pa vegime të rrejshme edhe të kota për ty.
S'i kanë zbulu mëkatet e tua, që me ta shmangë robninë, po me vegimet e tyne vazhdimisht kanë shpallë fjalë të rrejshme edhe mashtruese.
ס (Samech)
15 Krejt ata që kalojnë rrugës po i përplasin duart për me të përqeshë. Po fishkëllejnë të habitun,
po e tundin kryet kur e shohin bijën e Jerusalemit edhe po pysin: “A ky asht qyteti
për të cilin thojshin: ‘Asht i bukur në mënyrë të përkryme, gëzim për krejt tokën’?” פ (Pe)
16 Krejt armiqtë e tu i kanë hapë gojët kundër teje. Po fishkëllejnë, po
i kërcasin dhambët edhe po thojnë: “E kemi përbi. Kjo asht dita
që e kemi pritë! Erdhi, edhe e pamë me sytë tanë!” ע (Ajin)
17 Jehovai e ka ba qka ka pasë ndër mend. E ka kry
qka ka thanë, qka e ka urdhnu qysh moti. Ka rrëzu e
ka shkatërru pa pikë dhimte. E ka lanë armikun me u
gëzu për shkatërrimin tand. Ua ka rritë fuqinë kundërshtarëve tu. צ (Zade)
18 Zemra e tyne po i bërtet Jehovait, o muri i bijës së
Sionit. Lëshoji lotët ditë e natë, si nji lumë i rrëmbyeshëm. Mos pusho
as pak, as syve të tu mos ju jep pushim. ק (Kof)
19 Çohu! Bërtit natën, kur fillojnë rojat e natës. Derdhe
zemrën tande si ujë para Jehovait. Ngriti duart drejt
tij për jetën e fëmijëve tu, që po rrëzohen
pi urisë në çdo qoshe të rrugëve. ר (Resch)
20 Shihe, Jehova, edhe kqyre atë që e ke trajtu kaq randë. A duhet gratë me
vazhdu me i hangër fëmijët e veta, fëmijët që i kanë lindë të zhvillum krejt? A
duhet me u vra priftat edhe profetët në vendin e shenjtë të Jehovait? ש (Schin)
21 Djemtë e vegjël edhe pleqtë janë të shtrimë të vdekun nëpër rrugë. Vajzat e
mia të reja edhe djemtë e mi të ri kanë ra pi shpata. Ditën e
zemërimit tand ti i ke mbytë, i ke therë pa pikë dhimte. ת (Taw)
22 Si për nji ditë feste, ti i ke thirrë tmerret pi krejt anët.
Ditën e zemërimit të Jehovait, askush s'ka mujtë me ikë e me shpëtu gjallë.
Krejt ata që i kom lindë edhe i kom rritë, armiku jem i ka zhdukë.