Kangët e vajimit 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Qysh e ka hupë shkëlqimin ari që shndritke, ari i pastër! Qysh
janë shpërnda gurët e shenjtë nëpër çdo qoshe të rrugëve! ב (Bet)

2 Djemtë e çmueshëm të Sionit, që u vlerësojshin sa ari i
pastër, tash i kanë llogaritë veç si enë balte, si enë
që i ka punu poçari me duart e veta! ג (Gimel)

3 Edhe çakajtë ua japin cicat të vegjëlve të vet me i dhanë gji, po bija jem, populli jem, asht ba i pamëshirshëm si strucat në vende të shkreta.
ד (Dalet)

4 Gjuha e foshnjës i asht ngjitë për qiellze pi etjes. Fëmija
po lypin bukë, po askush s'po ju jep. ה (He)

5 Ata që ma herët kanë hangër ushqime të shijshme, tash janë të shtrimë nëpër rrugë tu vdekë pi urisë. Ata
që pi vegjëlisë kanë pasë tesha të kuqe të shtrenjta, tash po i përqafojnë grumbujt e hinit. ו (Waw)

6 Dënimi i bijës teme, popullit tem, asht ma i madh se dënimi për mëkatin e Sodomës, që u shkatërru për nji moment, e asnji dorë s'i ka ndihmu.
ז (Zajin)

7 Nazirejt e saj u konë ma të pastër se bora, ma të bardhë se tamli. U
konë ma të kuq se koralet edhe dukeshin si gurë safiri të lëmuem. ח (Chet)

8 Tash fytyrat e tyne jonë ma të zeza se bloza.
Nëpër rrugë s'po i njeh ma askush. Lëkura ju asht rrudhë
përmbi eshna, asht ba si dru i thatë. ט (Tet)

9 Ata që i ka mbytë shpata kanë kalu ma mirë se ata që i ka mbytë uria, se këta po treten dalëngadalë, si me i pasë shpu uria, ngaqë arat s'po japin kurgjo për me hangër.
י (Jod)

10 Gratë që kanë pasë dhimt për të tjerët, i kanë zi fëmijët e vet me duart e veta. Fëmijët
e tyne ju kanë shërby si ushqim në ditë zie, kur asht shkatërru bija jem, populli jem. כ (Kaf)

11 Jehovai e ka shfaqë zemërimin e vet, e ka derdhë krejt zemërimin e vet të zjarrtë.
E ka ndezë nji zjarr në Sion, që i ka përbi edhe themelet e tij.
ל (Lamed)

12 Mbretat e tokës edhe krejt banorët e tokës pjellore s'e kanë besu, që kundërshtari edhe armiku kanë me hi nëpër portat e Jerusalemit.
מ (Mem)

13 Kjo ka ndodhë për shkak të mëkateve të profetëve edhe të këqijave që i kanë ba priftat, që në mesin e qytetit e kanë derdhë gjakun e njerëzve të drejtë.
נ (Nun)

14 Ata kanë bredhë nëpër rrugë si të verbër.
Janë përly me gjak, aq sa askush s'mundet as me ua prekë teshat.
ס (Samech)

15 “Largohuni! Jeni të papastër!”, po ju bërtasin njerëzit. “Largohuni! Largohuni! Mos na prekni!”
Se ata kanë mbetë pa shpi edhe po bredhin andej-këndej. Në mesin
e popujve kanë thanë: “Këta s'munden me nejtë këtu me neve. פ (Pe)

16 Vetë Jehovai i ka shpërnda.
Aj s'ka me i kqyrë ma me mirësi.
Priftat s'kanë me i respektu, e pleqtë s'kanë me i çmu.” ע (Ajin)

17 Edhe tash sytë tanë jonë të lodhun, se kemi kqyrë kot për ndihmë. Vazhdimisht
kemi pritë ndihmë pi nji popull që s'ka mujtë me na shpëtu. צ (Zade)

18 Na kanë ndjekë në çdo hap, aq sa s'kemi mujtë me ecë nëpër sheshet tona.
Fundi jonë asht afru. Ditët tona kanë mbaru, se fundi jonë ka ardhë. ק (Kof)

19 Ata që na kanë ndjekë u konë ma të shpejtë se shqiponjat në qiell. Na kanë
ndjekë nëpër male, e në vende të shkreta na kanë pritë në pritë. ר (Resch)

20 Fryma e hundëve tona, i mirosuni i Jehovait, asht kapë në gropën e tyne të madhe, aj për të cilin kemi thanë:
“Nën hijen e tij kemi me jetu në mesin e popujve.” ש (Schin)

21 Gëzohu edhe festo, oj bija e Edomit, ti që jeton në tokën e Uzit. Po edhe ty kanë
me ta dhanë kupën, edhe ti ke me u dehë e ke me u tregu lakuriq. ת (Taw)

22 Dënimi për mëkatin tand, oj bija e Sionit, ka marrë fund.
Aj s'ka me të çu prapë në robni.
Po mëkatit tand, oj bija e Edomit, aj ka me ia kushtu vëmendjen.
Ka me i zbulu mëkatet e tua.