Kangët e vajimit 5
1 Kujtoje, o Jehova, qka na ka ndodhë.
Kqyr e shih turpin tonë.
2 Trashëgimia jonë u asht dhanë t'hujve, e shpitë tona njerëzve pi vendeve tjera.
3 Na jemi ba jetima, pa babë. Nanat tona jonë si vejusha.
4 Duhet me pagu me pi ujin tonë. Edhe drutë tona na kushtojnë pare.
5 Ata që po na përndjekin na rrinë n'qafë.
Jemi lodhë, po s'po na lanë me pushu.
6 Po i shtrijmë duert kah Egjipti e Asiria, që me pasë boll bukë me hangër.
7 Të parët tonë kanë ba mëkate e tash s'jonë ma, po na duhet me i bartë fajet e tyne.
8 Shërbëtorët tash po sundojnë mbi neve. S'ka kërkush me na shpëtu pi duerve t'tyne.
9 Po e sjellim bukën tonë tu e rreziku jetën, për shkak t'shpatës n'shkretinë.
10 Lëkura jonë u ba e nxehtë si nji furrë, pi urisë që po na mundon.
11 Gratë e martume në Sion i kanë poshtnu, edhe vajzat e virgjra në qytetet e Judës.
12 Burrat udhëheqës i kanë varë për dore, e pleqtë s'i kanë respektu.
13 Djemtë e ri po i bartin mullinjtë e dorës, e djemtë po pengohen nën barrën e druve.
14 Pleqtë s'po shihen ma te porta, e djemtë e ri s'po e lujnë ma muzikën e tyne.
15 Gëzimi na ka ikë pi zemrave, e në vend t'valleve tona ka ardhë zia.
16 Kurora na ka ra pi kryt. Mjerë na, se kemi ba mëkat!
17 Për këtë arsye zemra jonë asht e smutë,
e për këtë sytë na jonë mjegullu:
18 për shkak t'malit Sion, që ka mbetë shkretë. Tash atje po enden dhelprat.
19 Po ti, o Jehova, sundon pi fronit përjetë.
Froni yt mbetet brez mas brezi.
20 Pse na ke harru përgjithmonë e pse po na len kaq gjatë pa ndihmë?
21 Na kthe prapë te ti, o Jehova, e na kemi me u kthy te ti me gjithë qef.
Na i fal ditë t'reja, që me konë si dikur.
22 Po ti na ke braktisë krejt.
Ti hala je shumë i zemërum me neve.