Kanga ma e bukur 7
1 «Sa të bukura i ke kambët në
sandalet e tua, oj bijë fisnike!
Lakimet e ijeve tua jonë si stoli,
punë e durve të nji mjeshtri.
2 Kërthiza jote asht si nji tas i
rrumbullakët, që kurrë mos i mungoftë vena
e përzime. Barku yt asht si
nji grumbull gruni, i rrethum me zambakë.
3 Dy gjinjtë e tu jonë si dy
kecë, po, si binjakët e nji gazele.
4 Qafa jote asht si nji kullë prej
fildishi. Sytë e tu jonë si
pellgjet e ujit në Heshbon, te dera
e Bath-Rabbimit. Huna jote asht si
kulla e Libanit, që kqyr kah Damasku.
5 Kryet tand të rrin si kurorë, si Karmeli, edhe
kaçurrelat e flokëve tu jonë si lesh i kuq i
purpurt. Mbreti asht magjeps pi flokëve tu që valëviten.
6 Sa e bukur je edhe sa e hijshme, oj vajza jem
e dashun, ti je ma e mirë se krejt kënaqësitë!
7 Shtati yt asht si nji palmë, edhe
gjinjtë e tu jonë si vile hurmash.
8 «Kom me hyp në palmë», thashë, «me i
kap degët e saj që kanë fruta.»
Gjinjtë e tu le të jonë si vile
rrushi, fryma jote si era e mollave,
9 edhe goja jote si vena ma e mirë.»
«Le t'i rrëshqasë butë të dashunit tem, le t'ju
rrjedhë lehtë mbi buzët e atyne që flenë.
10 Unë i takoj të dashunit tem,
edhe aj më dëshiron mu.
11 Hajde, i dashuni jem, të
dalim nëpër ara. Ta kalojmë
natën mes bimëve të kënës.
12 Të çohemi herët e të shkojmë në
vneshta, me pa a ka qit lastarë
të ri hardhia, a jonë çel lulet, a
kanë lulëzu drujt e shegës. Aty kom
me ta kallxu sa fort të du.
13 Mandragorat po lshojnë erën e vet të mirë.
Te dyert tona ka gjithfarë pemësh ma të
mira. Edhe të rejat edhe të vjetrat
i kom rujt për ty, i dashuni jem.