Letra e dytë e Mbreterve 1
1 Mas vdekjes së Ahabit, Moabi u çu kundër Izraelit.
2 Në atë kohë, Ahazia ka ra përmes grilës në dhomën e katit të naltë të shpisë së vet në Samari edhe u lëndu. Atëher aj i ka çu do lajmëtarë me këtë urdhën: «Shkoni, vetne Baal-Zebubin, zotin e Ekronit, a kom me u shnosh pi këtij lëndimi.»
3 Po melaqja e Jehovës i ka thanë Elisë pi Tishbës: «Çohu, shko e dilu përpara lajmëtarëve të mbretit të Samarisë edhe thuju: ‘A s’ka Zot në Izrael, që ju po shkoni me e vet Baal-Zebubin, zotin e Ekronit?
4 Për qata, kështu thotë Jehova: “Ti s’ke me u çu ma pi shtratit ku je shtri, se ke me dekë pa tjetër.”’» Masanej Elia u nis.
5 Kur lajmëtarët u kthyn te Ahazia, aj i ka vet menjiherë: «Pse u kthyt kaq shpejt?»
6 Ata i kanë thanë: «Na ka dalë përpara nji burrë edhe na ka thanë: ‘Kthehuni te mbreti që ju ka çu edhe thujini: “Kështu thotë Jehova: ‘A s’ka Zot në Izrael, që ti po çon njerëz me e vet Baal-Zebubin, zotin e Ekronit? Për qata, s’ke me u çu ma pi shtratit ku je shtri. Ke me dekë pa tjetër.’”’»
7 Ahazia i ka vet: «Qysh dukej aj burrë që ju ka dalë përpara edhe ju ka thanë qito fjalë?»
8 Ata i kanë thanë: «Aj burrë e ka pasë vesh nji petk pi qimeve të kafshëve edhe e ka pasë nji rrip lëkure rreth belit.» Ahazia ka thanë menjiherë: «Aj u konë Elia pi Tishbës.»
9 Masanej mbreti e ka çu te Elia nji kryetar ushtarësh bashkë me 50 ushtarët që i ka pasë nën urdhën. Elia u konë ulun në nji mal. Kur kryetari ka ardh te aj, i ka thanë: «O njeri i Zotit të vërtetë, mbreti po të thotë: ‘Zhdryp poshtë!’»
10 Po Elia iu ka përgjigj kryetarit: «Nëse jom njeri i Zotit, le të vijë zjarmi pi qiellit edhe le të t’djegë ty bashkë me 50 ushtarët e tu.» Atëher zjarmi ka ardh pi qiellit edhe i ka djegë kryetarin bashkë me 50 ushtarët e tij.
11 Mbreti e ka çu edhe nji kryetar tjetër me 50 ushtarët e tij. Kur aj ka ardh te Elia, i ka thanë: «O njeri i Zotit të vërtetë, mbreti po të thotë: ‘Zhdryp shpejt!’»
12 Po Elia iu ka përgjigj: «Nëse jom njeri i Zotit të vërtetë, le të vijë zjarmi pi qiellit edhe le të t’djegë ty bashkë me 50 ushtarët e tu.» Atëher zjarmi i Zotit ka ardh pi qiellit edhe i ka djegë kryetarin bashkë me 50 ushtarët e tij.
13 Në fund, mbreti e ka çu edhe nji kryetar të tretë me 50 ushtarët e tij. Kur ky ka hyp te Elia, ka ra në gjunjë para tij edhe iu ka lutë: «O njeri i Zotit të vërtetë, të lutna, le të ketë vlerë për ty jeta jem edhe jeta e këtyne 50 burrave, që jonë shërbëtorët e tu.
14 Qe, dy herë deri tash zjarmi pi qiellit i ka mbyt nga 50 burra bashkë me kryetarët e tyne. Të lutna, le të ketë vlerë për ty jeta jem!»
15 Atëher melaqja e Jehovës i ka thanë Elisë: «Zhdryp bashkë me të. Mos u tut pi tij.» Elia u çu edhe ka shku me të te mbreti.
16 Masanej Elia i ka thanë mbretit: «Kështu thotë Jehova: ‘Ti ke çu lajmëtarë me e vet Baal-Zebubin, zotin e Ekronit. A s’ka Zot në Izrael? Pse s’e ke vet atë? Për qata, s’ke me u çu ma pi shtratit ku je shtri. Ke me dekë pa tjetër.’»
17 Ahazia ka dekë, bash qysh e ka paralajmru Elia simas fjalës së Jehovës. Pasi Ahazia s’ka pasë djalë, Jorami u bo mbret mas tij. Kjo ka ndodh në vitin e dytë të sundimit të Joramit, djalit të Josafatit, mbretit të Judës.
18 Krejt senet tjera për historinë e Ahazias edhe për punët që i ka bo, jonë të shkrume në kronikën e mbretave të Izraelit.