Letra e dytë e Mbreterve 11
1 Kur Atalja, nana e Ahazjës, e ka marrë vesh që djali i saj ka vdekë, ka nisë me i zhdukë krejt pasardhësit e familjes së mbretit.
2 Po Jehosheba, çika e mbretit Joram edhe motra e Ahazjës, e ka marrë fshehtas Joasin, djalin e Ahazjës, që mos me e vra bashkë me djemtë e mbretit. Ajo e ka mshefë bashkë me dadon e tij në nji dhomë mrena ku ka pasë shtretën. Kështu kanë mujt me e mshefë pi Ataljës, edhe s’e kanë vra.
3 Gjashtë vjet aj ka nejt i msheftë te ajo në shpinë e Jehovait, e Atalja ndërkohë e ka sundu vendin.
4 Në vitin e shtatë, Jehojada i ka thirrë në shpinë e Jehovait komandantët e qindësheve të rojeve kariane edhe të rojeve të pallatit. Ka bo nji besëlidhje me ta edhe i ka shti me u betu në shpinë e Jehovait që kanë me e mbajt atë besëlidhje. Pastaj ua ka tregu djalin e mbretit.
5 U ka dhanë këtë urdhën: “Boni kështu: Nji e treta pi juve ka me konë në detyrë ditën e Sabatit edhe ka me e rujt mirë pallatin e mbretit,
6 nji e treta ka me nejt te Porta e Themelit, e nji e treta te porta mrapa rojeve t’pallatit. Secili grup ka me e rujt shpinë me rend.
7 Dy grupet tuja që zakonisht s’kanë detyrë ditën e Sabatit, le ta rujnë shpinë e Jehovait pa ia nda sytë edhe le ta mbrojnë mbretin.
8 Mbajeni mbretin në mes jush edhe mbani armët gati. Kushdo që i çan rreshtat e juve, vriteni. Rrini gjithmonë me mbretin, kudo që shkon.”
9 Komandantët e qindësheve i kanë zbatu krejt urdhnat e priftit Jehojada. Kanë ardhë te aj me njerëzit e tyne, edhe me ata që kanë pasë detyrë ditën e Sabatit, edhe me ata që s’kanë pasë detyrë.
10 Pastaj prifti ua ka dhanë komandantëve të qindësheve shtizat edhe mburojat e rrumbullakëta që jonë konë në shpinë e Jehovait edhe që i kanë taku mbretit David.
11 Rojet e pallatit jonë rreshtu, secili me armën në dorë, pi anës së djathtë deri te ana e majtë e shpisë, te altari edhe te shpija, krejt përreth mbretit.
12 Pastaj Jehojada e ka nxjerrë djalin e mbretit. Ia ka vnu kurorën në kry edhe ia ka vnu dëshminë. E kanë bo mbret edhe e kanë ly me vaj. Krejt kanë duartrokitë edhe kanë bërtitë: “Rroftë mbreti!”
13 Kur Atalja e ka ni zhurmën e njerëzve që po vrapojshin edhe po bërtitshin, ka ardhë edhe ajo menjëherë te shpija e Jehovait.
14 E ka pa mbretin tu nejt te shtylla, qysh u konë zakon, edhe komandantët e ata që i fryjshin trumbetave afër tij. Krejt populli i vendit po gëzojke edhe po u fryjshin trumbetave. Atëherë Atalja i ka shqy rrobat e veta edhe ka bërtitë: “Komplot! Komplot!”
15 Prifti Jehojada u ka urdhnu komandantëve të qindësheve, që i kishin ushtarët nën komandë: “Nxirrne pi mesit t’njerëzve! E nëse dikush i shkon mrapa, vriteni me shpatë!” Se prifti u kishte thanë: “Mos e vritni në shpinë e Jehovait.”
16 Atëherë e kanë kapë, e kanë çu te hyrja ku hyjshin kuajt në pallatin e mbretit edhe aty e kanë vra.
17 Pastaj Jehojada ka bo që mbreti edhe populli me lidhë nji besëlidhje me Jehovain, që me vazhdu me konë populli i Jehovait. E ka bo edhe nji besëlidhje mes mbretit edhe popullit.
18 Masanej krejt njerëzit e vendit kanë vrapu te tempulli i Baalit edhe i kanë rrëzu altarët e Baalit. I kanë thy idhujt
copë-copë edhe e kanë vra priftin e Baalit, Matanin, para altarëve. Pastaj prifti ka vnu njerëz me e mbikëqyrë shpinë e Jehovait.
19 Aj ka bo që komandantët e qindësheve, rojet kariane, rojet e pallatit edhe krejt populli i vendit me e përcjellë mbretin pi shpisë së Jehovait, përmes portës së rojeve të pallatit, poshtë deri te pallati i mbretit. Aty mbreti ka zanë vend në fron.
20 Krejt populli i vendit u gëzu edhe në qytet ka pasë qetësi, se Ataljën e kanë vra me shpatë te pallati i mbretit.
21 Joasi i ka pasë shtatë vjet kur u bo mbret.