Letra e dytë e Mbreterve 14

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e dytë të Joasit, djalit të Jehoahazit, mbretit t’Izraelit, Amazja, djali i mbretit Joas t’Judës, u bo mbret.

2 Aj i ka pasë 25 vjet kur u bo mbret edhe ka sundu 29 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emrin Jehoadin edhe u konë pi Jerusalemi.

3 Ka bo qka u konë e drejtë në sytë e Jehovait, po jo qysh ka bo i pari i tij, Davidi. Aj e ka ndjekë krejt shembullin e babës t’vet, Joasit.

4 Po vendet e nalta të adhurimit s’i kanë hjekë. Populli ka vazhdu me bo kurbane aty edhe me çu tym pi kurbaneve.

5 Sapo e ka forcu pushtetin e vet, Amazja i ka vra zyrtarët e pallatit që ia kishin vra babën, mbretin.

6 Po djemtë e vrasësve s’i ka vra, se Jehova në librin e Ligjit të Moisiut kishte urdhnu: “Baballarët s’bon me u vra për mëkatet e djemve t’vet, as djemtë s’bon me u vra për mëkatet e baballarëve t’vet. Secili ka me vdekë për mëkatin e vet.”

7 Amazja i ka mundë edomitët në Luginën e Kripës, 10 000 burra, edhe e ka pushtu Selën. Atij vendi ia kanë ndrru emrin në Jokteel, edhe ashtu quhet deri sot.

8 Pastaj Amazja i ka çu lajmëtarë Joasit, mbretit t’Izraelit, djalit të Jehoahazit, djalit të Jehut, edhe i ka thanë: “Hajde, të dalim me luftu kundër njoni-tjetrit.”

9 Joasi, mbreti i Izraelit, ia ka çu këtë fjalë Amazjës, mbretit t’Judës: “Nji ferrë në Liban i ka çu fjalë nji kedri në Liban: ‘Jepja çikën tande djalit tem për gru.’ Po ka ardhë nji kafshë e egër pi Libani edhe e ka shkelë ferrën.

10 Po, ti e ke mundë Edomin. E për këtë t’ka hyp mendja. Gëzoju namit tand, po rri në pallatin tand. Pse po don me e shti veten edhe Judën në fatkeqësi?”

11 Po Amazja s’ia ka ni fjalën. Atëherë Joasi, mbreti i Izraelit, ka dalë me luftu
kundër Amazjës, mbretit t’Judës. Janë përballë me njoni-tjetrin te Beth-Shemeshi, që i takon Judës.

12 Izraeli e ka mundë Judën, edhe krejt kanë ikë në shpitë e veta.

13 Joasi, mbreti i Izraelit, e ka zanë rob Amazjën, mbretin t’Judës, djalin e Joasit, djalit të Ahazjës, te Beth-Shemeshi. E ka marrë me veti në Jerusalem edhe e ka rrëzu nji pjesë të murit të qytetit, 400 kubitë të gjatë, pi Porta e Efraimit deri te Porta e Qoshit.

14 E ka marrë krejt arin edhe argjendin, krejt sendet që jonë konë në shpinë e Jehovait edhe në dhomat e thesareve të pallatit të mbretit, edhe ka marrë njerëz peng. Pastaj u kthy prapë në Samari.

15 Krejt tjerat për historinë e Joasit, qka ka bo, sa pushtet ka pasë edhe qysh ka luftu kundër Amazjës, mbretit t’Judës, jonë t’shkrume në librin e kronikave t’mbretave t’Izraelit.

16 Pastaj Joasi ka vdekë edhe e kanë varrosë në Samari bashkë me mbretat e Izraelit. Mas tij mbret u bo djali i tij, Jeroboami.

17 Amazja, djali i Joasit, mbreti i Judës, ka jetu edhe 15 vjet mas vdekjes së Joasit, djalit të Jehoahazit, mbretit t’Izraelit.

18 Krejt tjerat për historinë e Amazjës jonë t’shkrume në librin e kronikave t’mbretave t’Judës.

19 Kur kanë bo nji komplot kundër tij në Jerusalem, aj ka ikë në Lakish. Po kanë çu burra mrapa tij, edhe ata e kanë vra aty.

20 E kanë kthy në Jerusalem me kuaj edhe e kanë varrosë te t’parët e tij në qytetin e Davidit.

21 Pastaj krejt populli i Judës e ka bo mbret Asarjën, që i ka pasë 16 vjet, në vend të babës së tij, Amazjës.

22 Mas vdekjes së mbretit, Asarja e ka marrë prapë Elathin për Judën edhe e ka ndërtu prapë.

23 Në vitin e 15-të të Amazjës, djalit të mbretit Joas t’Judës, Jeroboami, djali i mbretit Joas t’Izraelit, u bo mbret në Samari. Aj ka sundu 41 vjet.

24 Ka vazhdu me bo qka u konë keq në sytë e Jehovait edhe s’ka hjekë dorë pi mëkatet ku Jeroboami, djali i Nebatit, e ka shti Izraelin.

25 Aj ia ka kthy Izraelit kufijtë pi Lebo-Hamathi deri te Deti i Arabës, qysh e kishte lajmëru Jehova, Zoti i Izraelit, përmes shërbëtorit t’vet Jonës, djalit të Amitait, profetit pi Gath-Heferi.

26 Se Jehova e kishte pa sa e randë u konë gjendja e Izraelit. S’kishte mbetë kërkush që me i ndihmu Izraelit, as njerëzit e pafuqishëm edhe të dobët.

27 Po Jehova kishte premtu që emri i Izraelit s’ka me u zhdukë pi faqja e dheut. Prandaj i ka shpëtu përmes Jeroboamit, djalit të Joasit.

28 Krejt tjerat për historinë e Jeroboamit, krejt qka ka bo, sa pushtet ka pasë, qysh ka luftu edhe qysh i ka kthy Damaskun edhe Hamathin prapë nën sundimin e Judës në Izrael, jonë t’shkrume në librin e kronikave t’mbretave t’Izraelit.

29 Pastaj Jeroboami ka vdekë edhe e kanë varrosë te t’parët e tij, mbretat e Izraelit. Mas tij mbret u bo djali i tij, Zakarja.