Letra e dytë e Mbreterve 17

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e 12-të të Ahazit, mbretit t’Judës, Hoshea, djali i Elës, u bo mbret i Izraelit në Samari. Aj ka sundu nëntë vjet.

2 Ka vazhdu me bo qka u konë keq në sytë e Jehovait, po jo aq shumë sa mbretat e Izraelit që kanë sundu para tij.

3 Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, ka shku me luftu kundër tij. Hoshea iu ka nënshtru edhe pi asaj kohe ka nisë me i pagu haraç.

4 Po mbreti i Asirisë e ka marrë vesh që Hoshea u konë i përzimë në nji komplot. Se Hoshea i kishte çu lajmëtarë Soit, mbretit të Egjiptit, edhe s’po ia pagujke ma haraçin mbretit të Asirisë, qysh ia pagujke viteve tjera. Prandaj mbreti i Asirisë e ka shti në burg edhe e ka mbajtë aty.

5 Mbreti i Asirisë ka hy me ushtri në krejt vendin. Ka ardhë në Samari edhe e ka rrethu qytetin për tri vjet.

6 Në vitin e nëntë të Hosheas, mbreti i Asirisë e ka pushtu Samarinë. Popullin e Izraelit e ka marrë me zor edhe e ka çu në Asiri. I ka vendosë në Halah, në Habor te lumi Gozan, si edhe në qytetet e medëve.

7 Kjo ka ndodhë se populli i Izraelit ka bo mëkat kundër Jehovait, Zotit të vet, që i kishte çliru pi Egjipti edhe pi pushteti i faraonit, mbretit të Egjiptit. Izraelitët kanë adhuru zota tjerë,

8 i kanë marrë zakonet e popujve që Jehova i kishte dëbu para tyne edhe i kanë mbajtë zakonet që i kishin futë mbretat e Izraelit.

9 Izraelitët kanë vazhdu me bo sene që s’jonë konë t’drejta në sytë e Jehovait, Zotit të tyne. Në krejt qytetet e veta kanë ndërtu vende t’nalta të adhurimit, pi kullat e rojeve deri te qytetet e fortifikume.

10 Në secilën kodër t’naltë edhe nën secilën pemë t’bujshme kanë vnu shtylla të shenjta edhe shtylla të drunit për adhurim.

11 Në krejt vendet e nalta të adhurimit kanë çu tym pi kurbaneve, qysh kanë bo edhe popujt që Jehova i kishte dëbu pi vendi para tyne. Kanë vazhdu me bo sene t’këqija edhe e kanë fy Jehovain.

12 Ata u kanë shërby idhujve t’neveritshëm, edhe pse Jehova ua kishte ndalu këtë me fjalë t’qarta.

13 Jehova e ka paralajmëru vazhdimisht Izraelin edhe Judën përmes krejt profetëve t’vet edhe atyne që shihshin vegime. U ka çu këtë fjalë: “Kthehuni pi rrugët tuja t’këqija. Mbajini urdhnat edhe rregullat e mia, krejt qka shkruhet në Ligjin që ua kom dhanë t’parëve tuj edhe që ua kom përcjellë juve përmes shërbëtorëve të mi, profetëve.”

14 Po ata s’kanë dashtë me ni. Kanë metë kokëfortë, qysh jonë konë edhe t’parët e tyne që s’kanë tregu besim te Jehova, Zoti i tyne.

15 S’kanë dashtë kurrqysh me i mbajtë rregullat e tij edhe besëlidhjen që aj e kishte bo me t’parët e tyne. S’ua kanë vnu veshin paralajmërimeve të tij edhe kanë shku mrapa idhujve që s’vlejshin kurgjo. Kështu edhe vetë u bonë pa vlerë. Kanë vepru qysh veprojshin popujt përreth tyne, edhe pse Jehova ua kishte ndalu këtë.

16 Ata i kanë shkelë vazhdimisht krejt urdhnat e Jehovait, Zotit të tyne. I kanë bo dy viça pi metali edhe nji shtyllë të shenjtë. Janë përkulë para krejt ushtrisë së qiellit edhe i kanë shërby Baalit.

17 I kanë djegë edhe djemtë e çikat e veta si kurbane, kanë përdorë fallin për me marrë vesh t’ardhmen edhe kanë kërku shenja për me ditë qka ka me ndodhë. Jonë dhanë krejt mas seneve që u konë t’këqija në sytë e Jehovait, edhe kështu e kanë fy atë.

18 Atëherë Jehova u zemëru shumë me Izraelin edhe i ka largu pi sytë e vet. E ka lanë veç fisin e Judës.

19 Po as Juda s’i ka mbajtë urdhnat e Jehovait, Zotit të vet. Edhe ata i kanë ndjekë zakonet që i kishte marrë Izraeli.

20 Jehova i ka largu pi vetja krejt pasardhësit e Izraelit, i ka poshtëru edhe i ka lanë në duar të plaçkitësve, derisa i ka largu krejt pi sytë e vet.

21 Aj e ka nda Izraelin pi shpija e Davidit, edhe ata e kanë bo mbret Jeroboamin, djalin e Nebatit. Po Jeroboami e ka shty Izraelin me u largu pi Jehovai edhe me bo mëkate t’randa.

22 Izraelitët kanë vazhdu me i bo të njejtat mëkate qysh i ka bo Jeroboami. S’kanë hjekë dorë pi tyne,

23 derisa Jehova i ka largu pi sytë e vet, qysh e kishte lajmëru përmes krejt shërbëtorëve t’vet, profetëve. Kështu popullin e Izraelit e kanë marrë me zor pi vendi i vet edhe e kanë çu në Asiri, ku asht deri sot.

24 Pastaj mbreti i Asirisë ka marrë njerëz pi Babilonia, Kutha, Awa, Hamathi edhe Sefarvajimi, edhe i ka vendosë në qytetet e Samarisë, aty ku kishin jetu ma herët izraelitët. Ata e kanë marrë Samarinë nën sundimin e vet edhe jonë vendosë me jetu në qytetet e saj.

25 Në fillim, kur jonë vendosë aty, s’kanë pasë respekt për Jehovain. Atëherë Jehova ka çu luana që i kanë vra disa pi tyne.

26 Mbretit të Asirisë i kanë lajmëru: “Popujt që i ke marrë me zor edhe i ke vendosë në qytetet e Samarisë, s’e dinë qysh duhet me e adhuru Zotin e atij vendi. E për shkak që kërkush s’e din qysh me e adhuru, Zoti i atij vendi po çon vazhdimisht luana kundër tyne, edhe luanat po i vrasin.”

27 Atëherë mbreti i Asirisë ka dhanë këtë urdhën: “Kthejeni atje njonin pi priftërinjve që i keni marrë me zor pi ai vend, që me jetu aty edhe me ua mësu njerëzve qysh me e adhuru Zotin e atij vendi.”

28 Kështu, njoni pi priftërinjve që i kishin marrë me zor u kthy prapë në Samari. Aj ka jetu në Bethel edhe ua ka mësu njerëzve qysh me e adhuru Jehovain.

29 Po popujt e ndryshëm i kanë bo zotat e vet edhe i kanë vnu në vendet e adhurimit nëpër kodra, që i kishin ndërtu samaritanët. Secili popull i ka vnu zotat e vet në qytetet ku jetojke.

30 Burrat pi Babilonia e kanë bo nji idhull të Sukoth-Benothit, burrat pi Kuthi nji idhull të Nergalit, e burrat pi Hamathi nji idhull të Ashimës.

31 Njerëzit pi Awa i kanë bo idhujt e Nibhazit edhe Tartakut. Njerëzit pi Sefarvajimi i kanë djegë djemtë e vet si kurbane për Adramelekun edhe Anamelekun, zotat e Sefarvajimit.

32 Edhe pse kanë pasë respekt për Jehovain, ata i kanë zgjedhë disa njerëz pi mesi i vet me u bo priftërinj, që me shërby për ta në vendet e adhurimit nëpër kodra.

33 Pra, ata e kanë respektu Jehovain, po në të njejtën kohë i kanë adhuru edhe zotat e vet, sipas zakoneve fetare të popujve pi ku kishin ardhë.

34 Deri sot ata vazhdojnë me i mbajtë zakonet e veta fetare që i kanë pasë ma herët. Asnjeni s’e adhuron Jehovain, as kërkush s’i mban rregullat, vendimet, Ligjin edhe urdhnat që Jehova ua ka dhanë djemve të Jakobit, atij që ia ka ndrru emrin në Izrael.

35 Kur Jehova e ka bo nji besëlidhje me izraelitët, u ka thanë: “Mos kini respekt e frikë për zota tjerë, mos u përkulni para tyne, mos u shërbeni edhe mos u boni kurbane.

36 Përkundrazi, keni respekt e frikë për Jehovain, që ju ka nxjerrë pi Egjipti me fuqi t’madhe edhe me krahun e vet të shtrimë. Para tij duhet me u përkulë edhe atij duhet me i bo kurbane.

37 Mbajini gjithmonë me kujdes rregullat, vendimet, Ligjin edhe urdhnat që aj i ka shkru për ju. Mos kini respekt e frikë për zota tjerë.

38 Mos e harroni besëlidhjen që e kom bo me ju, edhe mos kini respekt e frikë për zota tjerë.

39 Përkundrazi, keni respekt e frikë për Jehovain, Zotin tuj, se veç aj ka me ju shpëtu pi duart e krejt armiqve tuj.”

40 Po këta popuj s’kanë dashtë me ia ni fjalën, veç kanë vazhdu me i mbajtë zakonet e veta fetare që i kanë pasë ma herët.

41 Kështu, ata kanë pasë respekt për Jehovain, po në të njejtën kohë i kanë adhuru edhe idhujt e vet. Edhe djemtë edhe nipat e tyne vazhdojnë me e ndjekë shembullin e t’parëve të vet deri sot.