Letra e dytë e Mbreterve 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur mbreti Hiskia e ka ni këtë, i ka shqy teshat e veta, ka veshë tesha pi thesi edhe ka shku në shpinë e Jehovait.

2 Pastaj e ka çu Eljakimin, përgjegjësin e pallatit, Shebnën, sekretarin, edhe pleqtë e priftërinjve, krejt të veshun me tesha pi thesi, te profeti Isaia, djali i Amozit.

3 Ata i kanë thanë: «Hiskia na ka çu me të thanë: ‘Sot asht ditë e hallit, e qortimit edhe e marres. Asht sikur kur fëmijët duhet me lindë, po s’ka fuqi me i lindë.

4 Ndoshta Jehovai, Zoti yt, ka me i ni krejt fjalët e Rabshakes, që zotnia i tij, mbreti i Asirisë, e ka çu me e përqeshë Zotin e gjallë. Edhe ndoshta ka me ia kërku llogari për fjalët që Jehovai, Zoti yt, i ka ni. Prandaj lutu për ata që kanë mbetë gjallë.’»

5 Kështu, shërbëtorët e mbretit Hiskia kanë shku te Isaia,

6 edhe Isaia u ka thanë: «Thujani zotnisë tuj: ‘Kështu thotë Jehova: “Mos u tut pi fjalëve të njerëzve që i ka çu mbreti i Asirisë, me të cilat më kanë sha mu.

7 Unë kom me ia shti nji mendim në kry. Aj ka me ni nji lajm edhe ka me u kthy në vendin e vet. Atje kom me ba që aj me u vra me shpatë.”’»

8 Kur Rabshake e ka marrë vesh që mbreti i Asirisë u largu pi Lakishit, aj u kthy te mbreti. Mbreti në atë kohë u konë tu luftu kundër Libnës.

9 Pastaj mbreti ka ni që Tirhaka, mbreti i Etiopisë, ka dalë me luftu kundër tij. Atëherë i ka çu prapë lajmëtarët te Hiskia me këtë porosi:

10 «Thujani Hiskias, mbretit të Judës: ‘Mos e le Zotin tand, te i cili ki besim, me të mashtru kur thotë: “Jerusalemi s’ka me ra në duart e mbretit të Asirisë.”

11 Ti e ki ni qka kanë ba mbretërit e Asirisë. Ata i kanë shkatërru krejt vendet, pa lanë kurgjo. E tash ti po mendon që veç ti ki me shpëtu?

12 A kanë mujt zotat e atyne popujve që i kanë shkatërru të parët e mi me i shpëtu ata? Ku jonë Gosani, Harani, Rezefi edhe njerëzit e Edenit që jonë konë në Tel-Asar?

13 Ku asht mbreti i Hamatit, mbreti i Arpadit edhe mbreti i qyteteve Sefarvajim, Hena edhe Iva?’»

14 Hiskia i ka marrë letrat pi lajmëtarëve edhe i ka lexu. Pastaj ka hyp në shpinë e Jehovait edhe i ka shtri letrat përpara Jehovait.

15 Hiskia ka fillu me iu lutë Jehovait: «O Jehova, Zoti i Izraelit, ti që rrin në fron mbi kerubinët, veç ti je Zoti i vërtetë i krejt mbretnive të tokës. Ti i ke ba qiellin edhe tokën.

16 Vnoje veshin, o Jehova, edhe dëgjo! Çeli sytë, o Jehova, edhe kqyr! Dëgjoji fjalët e Sanheribit, me të cilat e ka përqeshë Zotin e gjallë.

17 O Jehova, asht e vërtetë që mbretërit e Asirisë i kanë shkatërru popujt edhe ua kanë ba vendet shkret.

18 Ata i kanë gjujtë zotat e tyne në zjarr, se ata s’jonë konë zota të vërtetë, po i kanë ba njerëzit pi drunit edhe gurit. Prandaj kanë mujt me u shkatërru.

19 E tash, o Jehova, Zoti jonë, të lutna na shpëto pi dorës së tij, që krejt mbretnitë e tokës me e ditë që veç ti je Zot, o Jehova.»

20 Pastaj Isaia, djali i Amozit, ia ka çu Hiskias këtë porosi: «Kështu thotë Jehova, Zoti i Izraelit: ‘Ti m’u ke lutë për Sanheribin, mbretin e Asirisë, edhe unë të kom ni.

21 Kjo asht fjala që Jehova e ka thanë kundër tij:
“Vajza e virgjër e Sionit të përbuzë edhe tallet me ty.
Vajza e Jerusalemit e tund kryt me tallje ndaj teje.

22 Kënd e ke përqeshë edhe e ke sha?
Kundër kujt e ke ngritë zanin?
Kundër kujt i ke çu sytë nalt me mendjemadhësi?
Kundër të Shenjtit të Izraelit!

23 Përmes lajmëtarëve tu ti e ke përqeshë Jehovain edhe ke thanë:
‘Me krejt ato karroca lufte që i kom, kom me hyp
në majat e maleve, deri në vendet ma të largëta të Libanit.
Kom me i pre cedrat e tij të naltë edhe dëllinjat
e tij ma të mira. Kom me hy në vendet e
tij ma të mshefta, në pyjet e tij ma të denduna.

24 Kom me çelë puse edhe kom me pi ujë të huej, me shputat e
kamve të mi kom me i tha krejt rrjedhat e ujit të Egjiptit.’

25 A s’e ke ni? Kjo asht vendosë qysh moti. Unë
e kom përgatitë këtë qysh pi kohëve të moçme. E
tash kom me e ba me ndodhë. Ti ki me
i kthy qytetet me mure të forta në grumbuj gërmadhash.

26 Njerëzit që jetojnë aty s’kanë me pasë fuqi me ba kurgjo,
kanë me u tutë edhe ka me iu ardhë marre. Kanë
me u ba si bimët në arë, si bari i
gjelbër, si bari mbi kulme, që e than era e lindjes.

27 Po unë të njoh ty edhe e di fort mirë kur rrin ulë, kur
del jashtë e kur hyn mrena, edhe kur je i idhnum me mu,

28 se inati yt kundër meje edhe britmat tua m’kanë ardhë në vesh.
Prandaj kom me ta shti grepin në hundë edhe frerin mes buzëve, edhe
kom me të kthy në të njëjtën rrugë pi ku ke ardhë.”

29 Kjo ka me konë shenja për ty: Sivjet keni me hangër pi asaj që rritet pi kokrrat që kanë ra në tokë, edhe vitin e dytë keni me hangër drith që rritet vetë. Po vitin e tretë keni me mbjellë farë edhe me korrë, keni me mbjellë vreshta edhe me i hangër frytat e tyne.

30 Ata pi shpisë së Judës që kanë shpëtu, ata që kanë mbetë gjallë, kanë me lshu rrâjë poshtë edhe kanë me dhanë fryt nalt.

31 Se pi Jerusalemit ka me dalë nji pjesë e popullit që ka mbetë gjallë, edhe pi malit të Sionit kanë me dalë ata që kanë shpëtu. Zelli i Jehovait, Zotit të ushtrive, ka me e ba këtë.

32 Prandaj kështu thotë Jehova për mbretin e Asirisë:
“Aj s’ka me hy në këtë qytet, as
s’ka me gjujtë asnji shigjetë mrena. S’ka me
dalë përpara këtij qyteti me mburojë, as s’ka
me ngritë grumbull dheu për me e rrethu.

33 Ka me u kthy në të njëjtën rrugë pi ku ka ardhë.
S’ka me hy në këtë qytet.” Kështu thotë Jehova.

34 “Unë kom me e mbrojtë këtë qytet edhe kom me e
shpëtu, për hatrin tem edhe për hatër të shërbëtorit tem David.”’»

35 Atë natë engjëlli i Jehovait ka dalë edhe i ka vra 185 000 burra në kampin e asirianëve. Kur njerëzit janë çu në mëngjes, i kanë pa krejt ata të vdekun.

36 Atëherë Sanheribi, mbreti i Asirisë, u largu, u kthy në Ninive edhe ka nejtë atje.

37 E kur u konë tu u përkulë në shpinë e zotit të vet Nisrok, djemtë e tij, Adrammeleku edhe Sarezeri, e kanë vra me shpatë. Pastaj kanë ikë në vendin e Araratit. Mbas tij, djali i tij Esar-Hadoni ka hyp në fron.