Letra e dytë e Mbreterve 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pak para se Jehova me e marrë Elinë në qiell me nji stuhi, Elia bashkë me Elisan u nisën pi Gilgalit.

2 Elia i ka thanë Elisas: «Të lutna, rri ti këtu, se Jehova më ka çu në Bethel.» Po Elisa iu ka përgjigj: «Pasha Jehovën e gjallë edhe pasha jetën tane, s'kom me të lanë.» Kështu që të dy kanë shku në Bethel.

3 Masanej, djemtë e profetëve në Bethel kanë dalë te Elisa edhe e kanë vet: «A e din që Jehova sot ka me ta marrë zotnin tand edhe aj s'ka me konë ma mbi ty?» Aj iu ka përgjigj: «Po, e di. Rrini rahat e mos folni.»

4 Masanej Elia i ka thanë: «Elisa, të lutna, rri këtu, se Jehova më ka çu në Jeriko.» Po Elisa iu ka përgjigj: «Pasha Jehovën e gjallë edhe pasha jetën tane, s'kom me të lanë.» Kështu kanë shku deri në Jeriko.

5 Atje, djemtë e profetëve në Jeriko kanë dalë te Elisa edhe e kanë vet: «A e din që Jehova sot ka me ta marrë zotnin tand edhe aj s'ka me konë ma mbi ty?» Aj iu ka përgjigj: «Po, e di. Rrini rahat e mos folni.»

6 Masanej Elia i ka thanë Elisas: «Të lutna, rri këtu, se Jehova më ka çu te Jordani.» Po Elisa iu ka përgjigj: «Pasha Jehovën e gjallë edhe pasha jetën tane, s'kom me të lanë.» Atëher të dy kanë vazhdu rrugën bashkë.

7 Edhe 50 pi djemve të profetëve kanë shku mas tyne. Ata kanë nejt ma larg edhe i kanë kqyr të dy tu qëndru te Jordani.

8 Masanej Elia e ka marrë petkun e vet të profetit, e ka pshtjellë edhe e ka godit ujin me të. Uji u nda në dy anë, majtas e djathtas, kështu që të dy kanë mujt me kalu nëpër tokë të thatë.

9 Kur kanë kalu në anën tjetër, Elia i ka thanë Elisas: «A ka naj sen që muj me bo për ty, para se me m’marrë pi teje?» Elisa iu ka përgjigj: «Të lutna, m'i jep dy hise pi frymës tane.»

10 Elia i ka thanë: «Po lyp nji sen të vështirë. Nëse më sheh kur kanë me më marrë pi teje, atëher ka me t'u plotësu qajo që e ke lyp. Po nëse s'më sheh, s'ka me t'u plotësu.»

11 Derisa po ecnin bashkë e po folshin me njani-tjetrin, papritmas ka ardh nji qerre lufte pi zjarmi, me kuaj pi zjarmi, edhe i ka nda të dy. Masanej Elinë e ka marrë nji stuhi edhe e ka çu në qiell.

12 Elisa e ka pa krejt këtë edhe ka bërtit: «O baba jem! O baba jem! Qerrja e luftës edhe kalorësit e Izraelit!» Kur Elia nuk u pa ma, Elisa i ka kap teshat e veta edhe i ka shqy në dy pjesë.

13 Masanej e ka marrë petkun e profetit që i kish ra Elisë, u kthy te Jordani edhe ka nejt në breg të lumit.

14 E ka godit ujin me petkun e Elisë edhe ka thanë: «Ku asht Jehova, Zoti i Elisë?» Atëher uji u nda në dy anë, majtas e djathtas, edhe Elisa ka kalu në anën tjetër.

15 Kur djemtë e profetëve pi Jerikos e kanë pa Elisan pi larg, kanë thanë: «Fryma e Elisë ka ardh mbi Elisan.» Ata kanë shku te aj edhe jonë përkul para tij deri në tokë.

16 Ata i kanë thanë: «Zotni, na i kemi këtu 50 burra të zotë. Të lutna, lëri me shku me e lyp zotnin tand. Ndoshta fryma e Jehovës e ka marrë edhe e ka lëshu dikun në nji mal a në nji luginë.» Po Elisa iu ka përgjigj: «Mos i çoni.»

17 Po ata kanë vazhdu me iu lutë aq shumë, saqë Elisas i ka ardh zor, edhe në fund ka thanë: «Çoni pra.» Ata i kanë çu 50 burrat, që e kanë lyp Elinë tri ditë, po s'e kanë gjet.

18 Kur ata u kthyn te Elisa, aj u konë në Jeriko. Aj iu ka thanë: «A s'ju kom thanë mos me shku?»

19 Nji ditë, burrat e qytetit i kanë thanë Elisas: «Zotni, qysh po e sheh edhe ti, qyteti jonë asht në nji ven të mirë. Po uji asht i keq edhe toka s'po jep fryt.»

20 Elisa iu ka thanë: «Ma bini nji enë të vogël e të re edhe qitni krypë në të.» Ata ia kanë pru.

21 Aj ka shku te burimi i ujit, e ka qit krypën në të edhe ka thanë: «Kështu thotë Jehova: ‘Unë e kom bo këtë ujë të mirë. Ky ujë s'ka me shkaktu ma as vdekje, as me e lanë tokën pa fryt.’»

22 Pi asaj dite, uji ka metë i mirë, bash qysh e ka thanë Elisa.

23 Elisa ka hyp pi aty për në Bethel. Derisa po ecte rrugës, do djem të vegjël kanë dalë pi qytetit edhe kanë nis me u tallë me të. Ata vazhdimisht po bërtitshin: «O tullac, hyp nalt! O tullac, hyp nalt!»

24 Në fund, aj u kthy, i ka kqyr edhe i ka mallku në emën të Jehovës. Atëher kanë dalë dy arusha pi malit edhe i kanë shqy 42 pi atyne fëmijëve.

25 Masanej Elisa ka vazhdu rrugën deri te mali Karmel, e pi aty u kthy në Samari.