Letra e dytë e Mbreterve 22

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Josia u ba mbret kur i ka pasë tetë vjet edhe ka sundu 31 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Jedida, edhe ajo u konë vajza e Adajas pi Bozkati.

2 Aj ka ba qka u konë mirë në sytë e Jehovait edhe ka ecë në të njëjtat rrugë si i pari i tij Davidi. S’ka deviju as djathtas, as majtas.

3 Në vitin e 18-të të mbretnimit të tij, mbreti Josia e ka çu sekretarin Shafan, djalin e Azaljas, që u konë djali i Meshulamit, në shpinë e Jehovait. I ka thanë:

4 «Hyp te kryeprifti Hilkia. Aj le t’i mbledhë krejt paret që i kanë pru në shpinë e Jehovait, paret që i kanë mbledhë rojtarët e dyerve pi populli.

5 Këto pare le t’ua japin atyne që janë caktu me i mbikëqyrë punët në shpinë e Jehovait. Ata pastaj munden me i pagu punëtorët që i ndreqin pjesët e dëmtume të shpisë së Jehovait:

6 mjeshtrit, ndërtimtarët edhe muratorët. Me ato pare le të blejnë edhe dru e gurë të gdhendun për me e ndreqë shpinë.

7 Po s’ka nevojë me u kërku atyne me dhanë llogari për paret që i marrin, se ata jonë njerëz të besueshëm.»

8 Ma vonë, kryeprifti Hilkia i ka thanë sekretarit Shafan: «E kom gjetë librin e Ligjit në shpinë e Jehovait.» Hilkia ia ka dhanë librin Shafanit, edhe aj ka fillu me lexu në të.

9 Mbas kësaj, sekretari Shafan ka shku te mbreti edhe i ka thanë: «Shërbëtorët e tu i kanë mbledhë paret pi shpia edhe ua kanë dhanë atyne që i mbikëqyrin punët në shpinë e Jehovait.»

10 Pastaj sekretari Shafan i ka thanë mbretit: «Prifti Hilkia ma ka dhanë nji libër.» Edhe ka fillu me ia lexu mbretit.

11 Sapo mbreti i ka ni fjalët e librit të Ligjit, i ka shqy teshat e veta.

12 Pastaj ua ka dhanë nji urdhën priftit Hilkia, Ahikamit, djalit të Shafanit, Akborit, djalit të Mikajas, sekretarit Shafan edhe Asajas, shërbëtorit të mbretit:

13 «Shkoni edhe pyeteni Jehovain për mu, për popullin edhe për krejt Judën, për atë që shkruhet në librin që u gjet. Zemërimi i Jehovait kundër neve asht shumë i madh, se të parët tonë s’i kanë zbatu fjalët që shkruhen në atë libër. Ata s’iu kanë përmbajtë asaj që asht shkru aty për neve.»

14 Atëherë prifti Hilkia, bashkë me Ahikamin, Akborin, Shafanin edhe Asajan, kanë shku te profeteshë Hulda për me folë me të. Ajo u konë gruja e Shalumit, djalit të Tikvas, që u konë djali i Harhasit. Shalumi u konë përgjegjës për teshat. Hulda ka jetu në lagjen e dytë të Jerusalemit.

15 Ajo u ka thanë: «Kështu thotë Jehova, Zoti i Izraelit: ‘Thujani atij burrit që ju ka çu te unë:

16 “Kështu thotë Jehova: ‘Unë kom me pru fatkeqësi mbi këtë vend edhe mbi njerëzit që jetojnë këtu, krejt ato që shkruhen në librin që e ka lexu mbreti i Judës.

17 Zemërimi jem ka me u ndezë kundër këtij vendi edhe kurgjo s’ka me mujtë me e fikë, se ata më kanë lanë mu, kanë djegë kurbane për zota tjerë edhe më kanë idhnu me krejt qka kanë ba.’”

18 Po mbretit të Judës, që ju ka çu me e pytë Jehovain, thujani kështu: “Kështu thotë Jehova, Zoti i Izraelit: ‘Sa për fjalët që i ke ni:

19 Kur e ke ni qka kom thanë se ka me i ndodhë këtij vendi edhe njerëzve që jetojnë këtu, që ka me i zanë mallkimi edhe njerëzit kanë me u tmerru pi asaj që ka me u ndodhë, zemra jote u prek. Ti e ke përulë veten para Jehovait, i ke shqy teshat e tua edhe ke kajtë para meje. Prandaj edhe unë të kom ni’, thotë Jehova.

20 ‘Prandaj kom me të bashku me të parët e tu, edhe kanë me të varrosë në varrin tand në paqe. Ti s’ke me i pa krejt ato fatkeqësi që kom me i pru mbi këtë vend.’”’» Pastaj ata ia kanë çu këtë përgjigje mbretit.