Letra e dytë e Mbreterve 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë mbreti ka urdhnu me i mbledhë krejt pleqtë e Judës edhe të Jerusalemit.

2 Pastaj mbreti ka hyp në shpinë e Jehovait bashkë me krejt burrat e Judës, banorët e Jerusalemit, priftërinjtë edhe profetët, krejt popullin, pi të vegjlit deri te të mdhajtë. Aty ua ka lexu krejt librin e besëlidhjes që e kishin gjetë në shpinë e Jehovait.

3 Mbreti ka nejtë te shtylla edhe ka lidhë nji besëlidhje para Jehovait. Aj ka dashtë me e ndjekë Jehovain edhe me i zbatu urdhnat, përkujtimet edhe rregullat e tij me krejt zemrën e me krejt shpirtin, tu iu përmbajtë fjalëve të besëlidhjes që jonë konë të shkrume në atë libër. Edhe krejt populli u pajtu me atë besëlidhje.

4 Pastaj mbreti i ka urdhnu kryepriftit Hilkia, priftërinjve që shërbenin nën të edhe rojtarëve të dyerve, me i nxjerrë pi tempulli i Jehovait krejt gjanat që jonë konë të bame për Baalin, për shtyllën e shenjtë edhe për krejt ushtrinë e qiellit. Aj i ka djegë ato jashtë Jerusalemit, në tarracat e Kidronit, edhe hirin e ka çu në Bethel.

5 Gjithashtu, i ka largu pi detyra priftërinjtë e idhujve, që mbretërit e Judës i kishin caktu me djegë kurbane në vendet e nalta të adhurimit, në qytetet e Judës edhe përreth Jerusalemit. I ka largu edhe krejt ata që digjshin kurbane për Baalin, për diellin, hanën, yjësitë e zodiakut edhe për krejt ushtrinë e qiellit.

6 Shtyllën e shenjtë që u konë në shpinë e Jehovait e ka nxjerrë jashtë Jerusalemit, e ka djegë në luginën e Kidronit, e ka blu derisa u ba pluhun edhe pluhunin e ka shpërnda mbi varret e njerëzve të thjeshtë.

7 I ka rrëzu edhe shpitë e burrave që merreshin me prostitucion në tempull, që jonë konë në shpinë e Jehovait. Aty gratë thurnin faltore pi pëlhure për shtyllën e shenjtë.

8 Pastaj i ka marrë krejt priftërinjtë pi qytetet e Judës edhe i ka ba të papërdorshme për adhurim vendet e nalta, pi Geba deri në Bersheba, ku priftërinjtë kishin djegë kurbane. Gjithashtu, i ka rrëzu vendet e nalta të adhurimit te hyrja e portës së Josuas, udhëheqësit të qytetit. Ato jonë konë në anën e majtë kur hyhej në portën e qytetit.

9 Priftërinjtë e vendeve të nalta s’kanë shërby te altari i Jehovait në Jerusalem, po kanë mujtë me hangër bukë pa tharm bashkë me vllaznitë e tyne.

10 Aj e ka ba të papërdorshëm për adhurim vendin e kurbaneve që quhej Tofet, në luginën e bijve të Hinomit, që askush mos me mujtë ma me e djegë djalin a vajzën e vet si kurban për Molekun.

11 Gjithashtu, e ka ndalu që kuajt, që mbretërit e Judës ia kishin kushtu diellit, me hy në shpinë e Jehovait përmes dhomës së zyrtarit të oborrit Netan-Melek, që u konë në pjesën me shtylla. Edhe karrocat e diellit i ka djegë.

12 Mbreti i ka rrëzu edhe altaret që mbretërit e Judës i kishin ngritë mbi kulmin e dhomës së epërme të Ahazit, si edhe altaret që Manase i kishte ngritë në dy oborret e shpisë së Jehovait. I ka copëtu edhe mbeturinat i ka shpërnda në luginën e Kidronit.

13 Edhe vendet e nalta të adhurimit përpara Jerusalemit, në jug të malit të Shkatërrimit, i ka ba të papërdorshme për adhurim. Këto i kishte ndërtu Salomoni, mbreti i Izraelit, për Ashtoretën, perëndeshën e neveritshme të sidonasve, për Kamosin, zotin e neveritshëm të Moabit, edhe për Milkomin, zotin e neveritshëm të amonitëve.

14 Shtyllat e shenjta i ka thy copa-copa edhe shtyllat e shenjta pi drunit i ka pre. Vendet ku kishin nejtë ato i ka mbulu me eshtna njerëzish.

15 E ka rrëzu edhe altarin në Bethel, si edhe vendin e naltë të adhurimit që e kishte ngritë Jeroboami, djali i Nebatit, me të cilin e kishte shty Izraelin me mëkatu. Mbas asaj që Josia e ka rrëzu altarin edhe vendin e naltë, e ka djegë vendin e naltë, i ka blu krejt në pluhun edhe e ka djegë shtyllën e shenjtë.

16 Kur Josia ka kqyrë përreth edhe i ka pa varret në mal, ka urdhnu me i nxjerrë eshtnat pi varret edhe me i djegë mbi altar. Kështu e ka ba altarin të papërdorshëm për adhurim. Krejt kjo ka ndodhë pikërisht qysh e kishte paralajmëru njeriu i Zotit të vërtetë me porosi të Jehovait.

17 Pastaj Josia ka pytë: «Qka asht ky gur varri që po e shoh këtu?» Burrat e qytetit i kanë thanë: «Ky asht varri i njeriut të Zotit të vërtetë pi Juda, që e ka paralajmëru qka ke me i ba ti altarit të Bethelit.»

18 Aj u ka thanë: «Lëreni me pushu. Askush mos t’ia prekë eshtnat.» Kështu ata s’ia kanë prekë eshtnat, as eshtnat e profetit që kishte ardhë pi Samaria.

19 Josia i ka largu edhe krejt faltoret në vendet e nalta të adhurimit, që mbretërit e Izraelit i kishin ndërtu në qytetet e Samarisë për me e idhnu Zotin. Edhe atje ka vepru qashtu si në Bethel.

20 Krejt priftërinjtë e vendeve të nalta që jonë konë aty i ka vra si kurban mbi altaret e tyne edhe ka djegë eshtna njerëzish mbi to. Mbas kësaj u kthy në Jerusalem.

21 Pastaj mbreti e ka urdhnu krejt popullin: «Festojeni Pashkën për Jehovain, Zotin tuj, qashtu si asht shkru në librin e besëlidhjes.»

22 Qysh pi kohës së gjykatësve që kanë gjyku në Izrael, edhe gjatë krejt kohës së mbretërve të Izraelit e të Judës, s’u konë festu ma nji Pashkë e tillë.

23 Po në vitin e 18-të të mbretit Josia, nji Pashkë e tillë u festu për Jehovain në Jerusalem.

24 Josia e ka pastru edhe vendin e Judës edhe Jerusalemin pi njerëzit që merreshin me shpirta, fallxhorët, statujat terafim, idhujt e neveritshëm edhe krejt gjanat tjera të neveritshme. Këtë e ka ba se ka dashtë me iu përmbajtë asaj që shkruhej në librin e Ligjit, që prifti Hilkia e kishte gjetë në shpinë e Jehovait.

25 S’ka pasë asnji mbret para tij që u kthy te Jehova me krejt zemrën, me krejt shpirtin edhe me krejt fuqinë, qashtu si aj, edhe që e ka zbatu krejt qka shkruhej në Ligjin e Moisiut. Edhe mbas tij s’ka pasë asnji mbret si aj.

26 Megjithatë, Jehovait s’i ka kalu zemërimi i madh që i u konë ndezë kundër Judës, se Manase kishte ba shumë gjana që e kishin idhnu.

27 Jehova ka thanë: «Kom me e largu Judën pi syve të mi, qashtu si e kom largu Izraelin. Kom me e hjekë dorë pi Jerusalemit, qytetit që e kom zgjedhë, edhe pi shpisë për të cilën kom thanë: ‘Aty ka me mbetë emni jem.’»

28 Krejt tjerat për historinë e Josias edhe krejt qka ka ba, jonë të shkrume në librin e kronikave të mbretërve të Judës.

29 Gjatë kohës kur aj u konë mbret, faraoni Neko, mbreti i Egjiptit, ka shku kah lumi Eufrat për me u taku me mbretin e Asirisë. Mbreti Josia i ka dalë përpara Nekos me iu kundërvu. Kur Neko u taku me të, e ka vra afër Megidos.

30 Shërbëtorët e Josias e kanë marrë trupin e tij të vdekun me nji karrocë pi Megido edhe e kanë çu në Jerusalem, ku e kanë varrosë në varrin e vet. Pastaj populli i vendit e ka vajosë djalin e Josias, Jehoahazin, edhe e ka ba mbret në vend të babës së tij.

31 Jehoahazi u ba mbret kur i ka pasë 23 vjet edhe ka sundu tre muj në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Hamutal, edhe ajo u konë vajza e Jeremisë pi Libna.

32 Aj ka fillu me ba qka u konë keq në sytë e Jehovait, qashtu si të parët e tij.

33 Faraoni Neko e ka marrë rob në Ribla, në vendin e Hamatit, që mos me mujtë me sundu në Jerusalem. Edhe e ka detyru vendin me pagu 100 talenta argjend edhe nji talent ar.

34 Faraoni Neko e ka ba mbret Eljakimin, djalin e Josias, në vend të Josias, edhe ia ka ndërru emnin në Jojakim. Kurse Jehoahazin e ka çu në Egjipt, ku aj në fund ka dekë.

35 Për me mujtë me ia dhanë faraonit argjendin edhe arin që i ka kërku, Jojakimi u deshtë me i marrë taksa popullit të vendit. Pi secili ka kërku nji sasi të caktume argjendi edhe ari, që pastaj ia ka dhanë faraonit Neko.

36 Jojakimi u ba mbret kur i ka pasë 25 vjet edhe ka sundu 11 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Zebida, edhe ajo u konë vajza e Pedajas pi Ruma.

37 Aj vazhdimisht ka ba qka u konë keq në sytë e Jehovait, qashtu si të parët e tij.