Letra e dytë e Mbreterve 24

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në kohën e Jojakimit, mbreti Nebukadnezar i Babilonisë ka hy me ushtri në vend. Jojakimi u ba nën sundimin e tij, po mbas tri vjetëve u ngrit kundër tij.

2 Pastaj Jehova ka çu grupe plaçkitësish kaldeas, sirianë, moabitë edhe amonitë kundër Judës. Ata kanë ardhë vazhdimisht me e shkatërru Judën, qashtu si Jehova e kishte paralajmëru përmes shërbëtorëve të vet, profetëve.

3 Po, krejt kjo i ka ndodhë Judës me urdhën të Jehovait. Aj ka dashtë me e largu pi syve të vet, për shkak të krejt mëkateve që i ka ba Manase,

4 edhe për shkak se ka derdhë aq shumë gjak të njerëzve të pafajshëm, sa Jerusalemi u mbush me atë gjak. Jehova s’ka dashtë me e falë këtë.

5 Krejt tjerat për historinë e Jojakimit edhe krejt qka ka ba, jonë të shkrume në librin e kronikave të mbretërve të Judës.

6 Pastaj Jojakimi ka dekë, edhe mbas tij djali i tij Jojakini ka hyp në fron.

7 Mbreti i Egjiptit s’ka guxu ma kurrë me dalë pi vendit të vet, se mbreti i Babilonisë ia kishte marrë krejt tokat që i përkitshin mbretit të Egjiptit, pi përroi i Egjiptit deri te lumi Eufrat.

8 Jojakini u ba mbret kur i ka pasë 18 vjet edhe ka sundu tre muj në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Nehushta, edhe ajo u konë vajza e Elnatanit pi Jerusalemi.

9 Aj vazhdimisht ka ba qka u konë keq në sytë e Jehovait, qashtu si baba i tij.

10 Në atë kohë, ushtria e mbretit Nebukadnezar të Babilonisë ka shku drejt Jerusalemit edhe e ka rrethu qytetin.

11 Derisa qyteti u konë i rrethum, edhe vetë mbreti Nebukadnezar i Babilonisë ka ardhë në Jerusalem.

12 Mbreti Jojakin i Judës ka dalë te mbreti i Babilonisë bashkë me nanën e vet, shërbëtorët, burrat e parë edhe zyrtarët e oborrit. Mbreti i Babilonisë e ka marrë rob në vitin e tetë të mbretnimit të vet.

13 Pastaj i ka marrë krejt thesaret pi shpia e Jehovait edhe pi pallati i mbretit. I ka thy edhe krejt sendet pi ari që mbreti Salomon i Izraelit i kishte ba për tempullin e Jehovait, qashtu si e kishte paralajmëru Jehova.

14 I ka çu rob krejt njerëzit e Jerusalemit, burrat e parë, luftëtarët e fortë edhe krejt mjeshtrit e punëtorët e metalit, gjithsej 10 000 burra. Veç njerëzit ma të varfën të vendit kanë mbetë.

15 E ka çu Jojakinin rob në Babiloni. Edhe nanën e mbretit, gratë e tij, zyrtarët e oborrit edhe burrat e parë të vendit i ka marrë pi Jerusalemit edhe i ka çu rob në Babiloni.

16 Mbreti i Babilonisë i ka çu rob në Babiloni edhe krejt ushtarët, 7000 veta, si edhe 1000 mjeshtër e punëtorë të metalit. Krejt këta jonë konë burra të fortë, të stërvitun për luftë.

17 Mbreti i Babilonisë e ka ba mbret Matanjën, axhën e Jojakinit, në vend të Jojakinit, edhe ia ka ndërru emnin në Zedekia.

18 Zedekia u ba mbret kur i ka pasë 21 vjet edhe ka sundu 11 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Hamutal, edhe ajo u konë vajza e Jeremisë pi Libna.

19 Aj vazhdimisht ka ba qka u konë keq në sytë e Jehovait, qashtu si Jojakimi.

20 Krejt qka ka ndodhë në Jerusalem edhe në Judë, ka ndodhë se Jehova u konë i zemërum, derisa i ka largu pi syve të vet. Zedekia u ngrit kundër mbretit të Babilonisë.