Letra e dytë e Mbreterve 25

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e nëntë të mbretnimit të Zedekias, ditën e dhjetë të mujit të dhjetë, mbreti Nebukadnezar i Babilonisë ka ardhë me krejt ushtrinë e vet kundër Jerusalemit. E ka ngritë kampin aty edhe ka ndërtu nji mur rrethues përreth qytetit.

2 Qyteti ka mbetë i rrethum deri në vitin e 11-të të mbretit Zedekia.

3 Ditën e nëntë të mujit të katërt, në qytet u konë nji zi e madhe buke, edhe populli i vendit s’ka pasë ma qka me hangër.

4 Atëherë muri i qytetit u ça. Edhe pse kaldeasit e kishin rrethu qytetin, krejt ushtarët kanë ikë natën përmes portës mes dy mureve, afër kopshtit të mbretit. Edhe mbreti ka ikë në drejtim të Arabës.

5 Po ushtria e kaldeasve e ka ndjekë mbretin edhe e ka zanë në rrafshinën e shkretë të Jerikos. Krejt ushtarët që i ka pasë me veti janë shpërnda.

6 E kanë kapë mbretin edhe e kanë çu te mbreti i Babilonisë në Ribla, ku e kanë gjyku.

7 Djemtë e Zedekias i kanë therë para syve të tij. Pastaj ia kanë verbu sytë Zedekias, e kanë lidhë me zinxhirë pi bakri edhe e kanë çu në Babiloni.

8 Ditën e shtatë të mujit të pestë, në vitin e 19-të të mbretit Nebukadnezar të Babilonisë, Nebuzaradani, kryetari i rojave edhe shërbëtori i mbretit të Babilonisë, ka ardhë në Jerusalem.

9 Aj ia ka shti flakën shpisë së Jehovait, pallatit të mbretit edhe krejt shpive të Jerusalemit. I ka djegë edhe shpitë e krejt njerëzve me pozitë.

10 Krejt ushtria e kaldeasve që u konë me kryetarin e rojave i ka rrëzu muret përreth Jerusalemit.

11 Nebuzaradani, kryetari i rojave, i ka çu rob njerëzit që kishin mbetë në qytet, ata që kishin kalu në anën e mbretit të Babilonisë, edhe pjesën tjetër të popullit.

12 Po kryetari i rojave i ka lanë disa pi njerëzve ma të varfën të vendit, për me punu në vreshta edhe me ba punë me zor.

13 Kaldeasit i kanë thy copa-copa shtyllat pi bakri të shpisë së Jehovait, karrocat edhe detin e madh pi bakri që u konë në shpinë e Jehovait, edhe bakrin e kanë çu në Babiloni.

14 I kanë marrë edhe enët, lopatat, gërshanët për fitilat, gotat edhe krejt sendet pi bakri që përdoreshin për shërbimin në tempull.

15 Kryetari i rojave i ka marrë edhe enët për prush edhe tasat që jonë konë pi ari të pastër edhe pi argjendi të pastër.

16 Dy shtyllat, deti i madh edhe karrocat që Salomoni i kishte ba për shpinë e Jehovait, jonë konë pi aq shumë bakër, sa s’ka mujtë me u peshu.

17 Secila shtyllë u konë 18 kutë e naltë. Pjesa e epërme e secilës shtyllë u konë pi bakri edhe tri kutë e naltë. Edhe rrjeta me shegët përreth asaj pjese jonë konë pi bakri. Të dy shtyllat me rrjetat e tyne jonë konë krejt njësoj.

18 Kryetari i rojave e ka marrë me veti edhe kryepriftin Seraja, priftin e dytë Zefanja edhe tre rojtarët e dyerve.

19 Pi qyteti e ka marrë edhe nji zyrtar të oborrit që i kishte ushtarët nën komandë, pesë burra pi rrethi ma i afërt i mbretit që i kishin gjetë në qytet, sekretarin e komandantit të ushtrisë që i regjistronte njerëzit e vendit, edhe 60 burra pi populli i thjeshtë i vendit që kishin mbetë në qytet.

20 Nebuzaradani, kryetari i rojave, i ka marrë edhe i ka çu te mbreti i Babilonisë në Ribla.

21 Mbreti i Babilonisë i ka vra në Ribla, në vendin e Hamatit. Kështu populli i Judës u çu rob pi vendi i vet.

22 Mbreti Nebukadnezar i Babilonisë e ka caktu Gedaljën, djalin e Ahikamit, që u konë djali i Shafanit, me udhëheqë popullin që e kishte lanë në vendin e Judës.

23 Kur krejt komandantët e ushtrisë edhe burrat e tyne e kanë ni që mbreti i Babilonisë e kishte caktu Gedaljën, kanë shku menjëherë te Gedalja në Mizpa. Ata jonë konë Ismaeli, djali i Netanjës, Johanani, djali i Kareahut, Seraja, djali i Tanhumetit, që u konë netofatit, edhe Jaasanja, djali i nji maakathiti, bashkë me burrat e tyne.

24 Gedalja u ka premtu me be atyne edhe burrave të tyne: «Mos u tutni me iu nënshtru kaldeasve. Rrini në këtë vend edhe shërbejini mbretit të Babilonisë, e ka me ju shku mirë.»

25 Në mujin e shtatë, Ismaeli, djali i Netanjës, që u konë djali i Elishamës edhe vinte pi familja mbretnore, ka ardhë me dhjetë burra tjerë. Ata e kanë vra Gedaljën, bashkë me judenjtë edhe kaldeasit që jonë konë me të në Mizpa.

26 Mbas kësaj, krejt populli, pi të vegjlit deri te të mdhajtë, bashkë me komandantët e ushtrisë, kanë ikë në Egjipt, se jonë tutë pi kaldeasve.

27 Në vitin e 37-të të robnisë së mbretit Jojakin të Judës, ditën e 27-të të mujit të 12-të, mbreti Evil-Merodak i Babilonisë, që kishte ardhë në pushtet atë vit, e ka liru mbretin Jojakin të Judës pi burgu.

28 Aj u soll mirë me të edhe ia ka ngritë fronin ma nalt se fronet e mbretërve tjerë që jonë konë te aj në Babiloni.

29 Jojakini i ka hjekë teshat e burgut edhe ka hangër në praninë e mbretit deri në fund të jetës së vet.

30 Sa u konë gjallë, aj ka marrë çdo ditë pi mbreti nji sasi të caktume ushqimi.