Letra e dytë e Mbreterve 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e 18-të të sundimit të mbretit Josafat të Judës, Jorami, djali i Ahabit, u bo mbret i Izraelit në Samari. Aj ka sundu 12 vjet.

2 Jorami vazhdimisht ka bo sene të kqija në sytë e Jehovës, po jo aq shumë sa baba edhe nana e tij. Se aj e ka hjek shtyllën e shenjtë që baba i tij e kish bo për Baalin.

3 Po Jorami s'u largu pi gjynaheve që Jerobeami, djali i Nebatit, e kish shty Izraelin me i bo. Aj ka vazhdu me i bo ato gjynahe.

4 Mbreti Mesa i Moabit, që rriste dele, u dasht me ia dhanë rregullisht mbretit të Izraelit si haraç 100 000 qingja edhe 100 000 desh që s'ishin qethë.

5 Mas vdekjes së Ahabit, mbreti i Moabit u çu kundër mbretit të Izraelit.

6 Në atë kohë, mbreti Joram u nis pi Samarisë edhe i ka mbledh izraelitët për luftë.

7 Aj ia ka çu edhe këtë fjalë mbretit Josafat të Judës: «Mbreti i Moabit u çu kundër meje. A vjen me mu në luftë kundër Moabit?» Josafati iu ka përgjigj: «Po, vi me ty. Unë jom si ti. Njerëzit e mi jonë si njerëzit e tu. Kuajt e mi jonë si kuajt e tu.»

8 Masanej ka vet: «Kah me shku?» Përgjigjja u konë: «Kemi me shku kah rruga që kalon nëpër shkretinën e Edomit.»

9 Kështu mbreti i Izraelit u nis bashkë me mbretin e Judës edhe mbretin e Edomit. Mas shtatë ditësh që i kanë ra rrugës rrotull, s'ka pasë ma ujë as për ushtrinë, as për kafshët që i kishin me veti.

10 Mbreti i Izraelit ka thanë: «Medet për neve! Jehova na ka thirr neve tre mbretave veç për me na dorëzu në duart e Moabit!»

11 Josafati ka vet: «A s'ka këtu naj profet të Jehovës, që me e vet Jehovën për neve?» Atëher njoni pi njerëzve të mbretit të Izraelit ka thanë: «Po, asht Elisa, djali i Shafatit, që gjithmonë ia ka derdhë ujin në duar Elisë.»

12 Josafati ka thanë: «Përmes tij flet Jehova.» Kështu mbreti i Izraelit, Josafati edhe mbreti i Edomit kanë zhdryp te Elisa.

13 Elisa e ka vet mbretin e Izraelit: «Qka kom unë punë me ty? Shko te profetët e babës tand edhe te profetët e nanës tane.» Po mbreti i Izraelit i ka thanë: «Jo, se Jehova na ka thirr neve tre mbretave, që me na dorëzu në duart e Moabit.»

14 Atëher Elisa ka thanë: «Pasha Jehovën e ushtrive, Zotin e gjallë, të cilit i shërbej, po mos me e pasë parasysh Josafatin, mbretin e Judës, as s'të kisha përfillë, as s'të kisha kqyr.

15 Tash ma bini nji njeri që i bjen harpës.» Sapo aj njeri ka nis me i ra harpës, dora e Jehovës ka ardh mbi Elisan.

16 Elisa ka thanë: «Kështu thotë Jehova: ‘Hapni kanale gjithkah në këtë luginë,

17 se kështu thotë Jehova: “S'ka me fry erë, as s'ka me ra shi. Po prapë kjo luginë ka me u mbush me ujë, edhe ju keni me pi pi tij, bashkë me krejt kafshët e juve.”’

18 Kjo për Jehovën asht nji punë e lehtë, se aj ka me ua dhanë edhe Moabin në duart e juve.

19 Ju keni me i shkatërru krejt qytetet e rëndësishme edhe krejt qytetet që kanë mure mbrojtëse. Keni me i pre krejt drujt e mirë, keni me i mbush krejt burimet e ujit edhe çdo copë toke të mirë keni me e mbulu me gurë, që me u bo si shkretinë me gurë.»

20 Të nesërmen në mëngjes, në kohën kur jepej kurbani i drithit, papritmas ka ardh ujë pi anës së Edomit edhe e ka mbulu krejt atë vend.

21 Kur moabitët kanë ni që mbretat kishin ardh me i sulmu, i kanë mbledh krejt burrat që mujshin me mbajt armë edhe jonë vendos në kufi.

22 Kur jonë çu herët në mëngjes, dielli ka shndrit mbi ujë. Moabitëve, që ishin në anën tjetër, uji iu ka dokë i kuq si gjak.

23 Ata kanë bërtit: «Ky asht gjak! Mbretat me siguri e kanë vra njani-tjetrin me shpata. Hajde tash, o Moab, me marrë plaçkën!»

24 Po kur kanë ardh te kampi i Izraelit, izraelitët kanë nis me luftu kundër tyne, edhe moabitët kanë ik. Izraelitët kanë vazhdu me hy në Moab, tu vra gjithnjë e ma shumë moabitë.

25 Ata i kanë rrëzu qytetet edhe e kanë mbulu çdo copë toke të mirë me gurë. Secili ka gjujt nga nji gur mbi to. I kanë mbush krejt burimet e ujit edhe i kanë pre krejt drujt e mirë. Në fund kanë metë veç muret pi guri të Kir-Haresetit. Ata që gjujshin gurë me hobe e kanë rrethu qytetin edhe kanë gjujt gurë mbi të.

26 Kur mbreti i Moabit e ka pa që po e hup luftën, i ka marrë 700 burra të armatosun me shpata edhe ka tentu me çelë rrugë tu luftu, që me mbrri te mbreti i Edomit. Po s'ia kanë dalë.

27 Atëher aj e ka marrë djalin e vet të parë, që kishte me ia marrë fronin mas tij, edhe e ka dhanë si kurban të djegun mbi mur. Kjo ka shkaktu nji zemrim të madh kundër Izraelit. Për qata, izraelitët jonë largu pi aty edhe jonë kthy në vendin e vet.