Letra e dytë e Samuelit 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masi vdiq Sauli edhe Davidi u kthy mas fitores kundër amalekitëve, Davidi ka nejt dy ditë n'Ziklag.

2 Ditën e tretë, nji burrë me tesha t'shqyme edhe me dhe n'kry ka ardh pi kampit t'Saulit. Kur ka mbrri te Davidi, u gjujt për tokë edhe iu përkul atij.

3 Davidi e veti: «Pi kah po vjen?» Aj i tha: «Jom ik pi kampi i Izraelit.»

4 Davidi deshti me ditë: «Qysh ka përfundu puna? T'lutna, kallxom!» Atëherë burri i tregoi: «Ushtarët kanë ik pi lufta, shumë jonë plagos edhe kanë vdek. Edhe Sauli me djalin e vet Jonatanin kanë vdek.»

5 Pastaj Davidi e veti djalin e ri që ia ka pru lajmin: «Qysh e din ti që Sauli edhe djali i tij Jonatani kanë vdek?»

6 Djali i ri iu përgjigj: «Rastësisht jom konë n'malin Gilboa, edhe aty u konë Sauli, i mbështetun n'shtizën e vet. Karrocat e luftës edhe kalorësit e kishin nxanë.

7 Kur u kthy edhe m'pa, m'thirri, e unë i thashë: ‘Qe ku jom!’

8 Aj m'veti: ‘Kush je ti?’ E unë iu përgjigja: ‘Jom amalekit.’

9 Atëherë m'u lut: ‘T'lutna, afrohu edhe m'vrit, se jom tu hjek mundime t'vdekjes, po hala jom gjallë.’

10 Atëherë jom shku te aj edhe ia dhashë goditjen e fundit, se e disha që s'kish shans me shpëtu, masi u rrëzu i plagosun. Pastaj ia mora kunorën edhe rrethin e krahut, edhe i solla të dyjat këtu, o zotnia jem.»

11 Atëherë Davidi i ka shqy teshat e veta, edhe krejt burrat që jonë konë me të kanë bo njajt.

12 Kanë vajtu, kanë kajt edhe kanë agjëru deri n'mbramje, se Sauli, djali i tij Jonatani, edhe aq shumë pi popullit t'Jehovës, aq shumë izraelitë, jonë vra me shpatë.

13 Davidi e veti djalin e ri që ia ka pru lajmin: «Pi kah je ti?» Aj iu përgjigj: «Jom djali i nji t'hujit që jeton këtu, i nji amalekiti.»

14 Atëherë Davidi i tha: «Qysh s'je tut me e çu dorën edhe me ia marrë jetën t'vajosunit t'Jehovës!»

15 Pastaj Davidi e thirri njanin pi djemve t'ri edhe i urdhnoi: «Hajde këtu edhe bjeri!» Aj i ra edhe e vrau.

16 Davidi i tha amalekitit: «Ti vetë je fajtor për vdekjen tane, se goja jote ka dëshmu kundër teje, kur the: ‘Unë e kom vra t'vajosunin e Jehovës.’»

17 Pastaj Davidi ka knu nji kangë vajtimi për Saulin edhe djalin e tij Jonatanin.

18 Aj urdhnoi që krejt banorët e Judës me e msu këtë kangë vajtimi, që u qujke «Harku». Kjo kangë u shkru n'librin e Jasharit. Kështu thojke:

19 «Bukuria jote, o Izrael, asht shtri e vrame mbi kodrat e tua!
Sa kanë ra të fortit!

20 Mos e kallxoni n'Gat, mos e
shpallni rrugëve t'Askalonit, se përndryshe gëzohen
bijat e filistinëve, e brohorisin
bijat e atyne që s'jonë t'rrethpremë.

21 O malet e Gilboas, mos pastë
mbi ju as vesë, as shi, as
ara që japin dhurata t'shejta, se
aty u flliq mburoja e trimave, mburoja
e Saulit s'lyhet ma me vaj.

22 Harku i Jonatanit s'u tërhoq para gjakut t'atyne
që jonë vra, as para dhjamit t'trimave. Edhe
shpata e Saulit kurrë s'u kthy pa sukses.

23 Sauli edhe Jonatani, t'dashtun e t'nderum
sa jonë konë gjallë, edhe n'vdekje
s'jonë nda. Ma t'shpejtë se shqiponjat
jonë konë, ma t'fortë se luanat.

24 O bija t'Izraelit, kajeni Saulin, që ju ka
vesh me tesha t'kuqe t'ndezuna e t'bukura,
që jua ka zbukuru teshat me stoli ari.

25 Sa kanë ra trimat n'luftë!
Jonatani asht shtri i vramë mbi kodrat e tua.

26 Shumë jom i pikëllum për ty, vllau jem Jonatan!
Ti m'je bo shumë i dashtun për zemër.
Dashnia jote për mu u konë ma e mrekullueshme se dashnia e grave.

27 Sa kanë ra trimat, edhe
armët e luftës jonë hup!»