Letra e dytë e Samuelit 17
1 Masanej Ahithofeli i ka thanë Absalomit: «Të lutna, lëm me i zgjedhë 12 000 burra edhe sonte natën me u nis mas Davidit.
2 Kom me i ra befas kur të jetë i lodhun edhe pa fuqi, edhe kom me e shti në panik. Krejt njerëzit e tij kanë me ikë, e unë kom me e vra veç mbretin.
3 Masanej kom me t'i kthy krejt njerëzit. Kthimi i tyne varet pi asaj qka ka me i ndodhë atij burrit që ti po e ndjek. Atëherë krejt populli ka me jetu në paqe.»
4 Absalomit edhe krejt pleqve të Izraelit ju ka pëlqy shumë kjo këshillë.
5 Po Absalomi ka thanë: «Thirrne edhe Hushain, arkititin, se po du me ni qka po thotë edhe aj.»
6 Kur Hushai ka ardhë te Absalomi, Absalomi ia ka kallxu këshillën që e kish dhanë Ahithofeli edhe e ka vetë: «A me vepru qysh na ka thanë aj? Nëse jo, qka po na këshillon ti?»
7 Hushai i ka thanë Absalomit: «Kësaj here Ahithofeli s'ka dhanë këshillë të mirë.»
8 Hushai ka vazhdu: «Ti e din fort mirë sa të fortë jonë baba yt edhe burrat e tij. Përveç qasaj, ata jonë shumë të dëshpërum, si nji arushë që ia kanë marrë klyshët në mal. Edhe baba yt asht luftëtar, aj s'ka me flejtë bashkë me njerëzit e vet.
9 Qitash aj asht mshefë në naj shpellë a dikun tjetër. Nëse aj sulmon i pari, lajmi ka me u përhapë edhe njerëzit kanë me thanë: ‘Ata që jonë me Absalomin u mundën!’
10 Atëherë edhe burri që e ka zemrën trim si luani ka me u tutë shumë. Se krejt Izraeli e din që baba yt asht burrë i fortë edhe i ka me veti burra trima.
11 Për qata, unë po të këshilloj kështu: Mblidhe krejt Izraelin, pi Dani deri në Beershebë, aq shumë njerëz sa kokrrat e ranës te deti. Edhe ti vet priju atyne në luftë!
12 Kudo që të jetë aj, na kemi me i ra. Kemi me ra mbi të qysh bjen vesa mbi tokë, edhe s'ka me shpëtu asnjoni, as aj e as naj burrë i tij.
13 E nëse aj hyn në naj qytet me u mshefë, atëherë krejt Izraeli ka me shku te ai qytet me konopë. Kemi me e tërhjekë qytetin me konopë teposhtë në luginë, derisa mos me metë as nji guralec.»
14 Absalomi edhe krejt burrat tjerë të Izraelit kanë thanë: «Këshilla e Hushait, arkititit, asht ma e mirë se këshilla e Ahithofelit!» Se Jehova kish vendosë që këshilla e mirë e Ahithofelit me u prishë, që kështu Jehova me ia pru shkatërrimin Absalomit.
15 Ma vonë Hushai u ka kallxu priftave Zadokut edhe Abiatharit qka e kish këshillu Ahithofeli Absalomin edhe pleqtë e Izraelit, edhe qka u kish propozu aj vet.
16 Masanej u ka thanë: «Çoni shpejt dikon te Davidi edhe paralajmërone: ‘Mos rri sonte natën te vendet ku kalohet lumi në shkretinë, po kaloje patjetër lumin. Përndryshe ti, o mbret, edhe krejt njerëzit e tu keni me u zhdukë.’»
17 Jonatani edhe Ahimaazi po rrishin te En-Rogeli, se s'guxojshin me u pa në qytet. Nji shërbëtore ka shku te ata edhe ua ka kallxu krejt lajmin. Masanej ata janë nisë për te mbreti David.
18 Po nji djalë i ri i ka pa edhe e ka lajmëru Absalomin. Atëherë të dy kanë ikë shpejt edhe kanë mbrri te shpija e nji burri në Bahurim. Ai burrë e kish nji pus në oborr, edhe ata kanë zhdrypë mrena në të.
19 Gruja e atij burri e ka mbulu pusin edhe ka shpërnda drithë të grimcum përmi të. Kurrkush s'e ka ditë qka kish ndodhë.
20 Kur shërbëtorët e Absalomit kanë ardhë te ajo gruja në shpi, e kanë vetë: «Ku jonë Ahimaazi edhe Jonatani?» Gruja u ka thanë: «Ata kanë kalu këndej edhe kanë shku kah uji.» Burrat i kanë kërku, po s'i kanë gjetë, edhe janë kthy në Jerusalem.
21 Kur ata burrat kanë shku, të dy kanë dalë pi pusit edhe kanë shku te mbreti David. Ia kanë kallxu këshillën që e kish dhanë Ahithofeli edhe i kanë thanë: «Çohuni edhe kalone shpejt lumin.»
22 Atëherë Davidi edhe krejt njerëzit e tij janë çu menjiherë edhe e kanë kalu Jordanin. Deri kur ka zbardhë dita, s'ka metë asnjoni pa e kalu lumin.
23 Kur Ahithofeli e ka pa që s'ia kanë ngu këshillën, ia ka vu samarin gomarit edhe ka hypë në të e ka shku në qytetin e vet. Ka hi në shpi edhe u ka dhanë udhëzime njerëzve të shpisë së vet. Masanej e ka varë veten. Qeshtu ka dekë edhe e kanë vorrosë në vorrin e familjes së vet.
24 Ndërkohë Davidi ka shku në Mahanajim, kurse Absalomi e ka kalu Jordanin bashkë me krejt burrat e Izraelit.
25 Absalomi e ka caktu Amasën komandant të ushtrisë në vend të Joabit. Amasa u konë djali i nji izraeliti me emnin Jithra. Ky kish pasë marrëdhënie seksuale me Abigailën. Ajo u konë vajza e Nahashit edhe motra e Zerujës, nanës së Joabit.
26 Izraeli edhe Absalomi e kanë ngritë kampin në vendin e Gileadit.
27 Kur Davidi ka mbrri në Mahanajim, Shobi, djali i Nahashit pi Raba e amonitëve, Makiri, djali i Amielit pi Lo-Debari, edhe Barzillai, gileaditi pi Rogelimit, i kanë pru
28 shtroja për me flejtë, tasa, enë pi balte, grunë, elb, miell, drithë të pjekun, bathë, thjerrëza edhe drithë të thamë.
29 U kanë pru edhe mjaltë, gjalpë, dele edhe djathë. Krejt këto ia kanë pru Davidit edhe njerëzve që ishin me të, se kanë menu: «Këta njerëz në shkretinë sigurisht jonë të untë, të etun edhe të lodhun.»