Letra e dytë e Samuelit 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur Ish-Boshethi, djali i Saulit, e ka ni që Abneri ka vdek n'Hebron, e ka hup guximin, edhe krejt izraelitët jonë trondit.

2 Djali i Saulit i ka pas dy komandantë t'grupeve që dilshin me plaçkit. Njani e ka pas emnin Baana, e tjetri Rechab. Të dy jonë konë djemtë e Rimmonit, beerothitit pi fisit t'Benjaminit. (Se Beerothi llogaritej si pjesë e Benjaminit.

3 Beerothitët kanë ik n'Gittaim edhe deri sot jetojnë atje si t'huj.)

4 Përndryshe, Jonatani, djali i Saulit, e ka pas nji djalë që i kish kambët e sakatume. Aj i ka pas pesë vjet kur ka ardh lajmi pi Jezreeli për vdekjen e Saulit edhe Jonatanit. Gruaja që kujdesej për të e ka marrë edhe ka ik. Po tu ik me panik, djali ka ra për tokë edhe pi asaj kohe ka mbet sakat. Emnin e ka pas Mefibosheth.

5 Rechabi edhe Baana, djemtë e Rimmonit, beerothitit, kanë shku te shpija e Ish-Boshethit n'kohën ma t'nxehtë t'ditës, kur aj po pushonte n'drekë.

6 Ata kanë hi n'shpi, tu u shtirë që kanë ardh me marrë grunë. Rechabi edhe vllau i tij Baana ia kanë ngul thikën Ish-Boshethit n'bark edhe kanë ik.

7 Kur kanë hi n'shpi, aj u konë i shtrimë n'shtrat, n'dhomën e vet t'gjumit. Aty e kanë therë edhe e kanë vra, e pastaj ia kanë pre kryt. Masanej ia kanë marrë kryt edhe kanë ecë tanë natën rrugës për n'Arabë.

8 Ata ia kanë çu kryt e Ish-Boshethit mbretit David n'Hebron edhe i kanë thanë: «Qe kryt e Ish-Boshethit, djalit t'armikut tand Saulit, që ka dashtë me ta marrë jetën! Sot Jehova ta ka dhonë hakmarrjen kundër Saulit edhe pasardhësve t'tij, o zotnia jem e mbreti jem.»

9 Po Davidi iu përgjigj Rechabit edhe vllaut t'tij Baanës, djemve t'Rimmonit, beerothitit: «Pasha Jehovën që asht gjallë, që m'ka shpëtu pi krejt vështirësitë:

10 Kur dikush ka ardh edhe m'ka thanë: ‘Sauli ka vdek!’, tu mendu që po ma bjen nji lajm t'mirë, unë e kom kap edhe e kom vra n'Ziklag. Ky u konë shpërblimi i tij për lajmin që ma ka pru!

11 E qka tash, kur burra t'këqij e kanë vra nji njeri t'drejtë n'shpinë e vet, n'shtratin e vet! A s'duhet tash me ua kërku gjakun e tij juve edhe me ju zhduk pi faqja e dheut?»

12 Pastaj Davidi i ka urdhnu djemtë e ri me i vra të dy. Ata ua kanë pre duert edhe kambët edhe i kanë varë te pellgu n'Hebron. Kurse kryt e Ish-Boshethit e kanë marrë edhe e kanë varros n'varrin e Abnerit n'Hebron.