Letra e dytë e Samuelit 6

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Davidi i ka mbledh prapë ushtarët ma t'mirë t'Izraelit, 30 000 burra.

2 Pastaj Davidi u nis bashkë me krejt ata për n'Baale-Juda, me e marrë pi atje arkën e besëlidhjes së Zotit t'vërtetë. Para asaj arke thirret emni i Jehovës, Zotit t'ushtrive, që rrin n'fron mbi kerubinë.

3 Po arkën e besëlidhjes së Zotit t'vërtetë e kanë qit n'nji qerre t're, me e çu pi shpija e Abinadabit që u konë n'kodër. Qerren e re e kanë udhëheq Uza edhe Ahjo, djemtë e Abinadabit.

4 Kështu e kanë marrë arkën e besëlidhjes së Zotit t'vërtetë pi shpija e Abinadabit n'kodër, edhe Ahjo ka ecë përpara saj.

5 Davidi edhe krejt shpija e Izraelit kanë festu para Jehovës. Ata i kanë ra lloj-lloj instrumenteve t'punume pi druni i dëllinjës, harpave edhe instrumenteve tjera me tela, dajreve, rrakeve edhe cimbaleve.

6 Po kur kanë mbrri te lëma e Nachonit, qetë gati e kanë përmbys qerren. Atëherë Uza e ka zgjat dorën kah arka e besëlidhjes së Zotit t'vërtetë edhe e ka mbajt fort.

7 Atëherë Jehova u idhnu shumë, edhe Zoti i vërtetë e ka vra Uzën aty për aty, se ka vepru pa respekt. Kështu Uza ka vdek aty, afër arkës së besëlidhjes së Zotit t'vërtetë.

8 Davidi u idhnu për shkak që Jehova e ka shfaq zemërimin e vet kundër Uzës. Për këtë arsye, ai ven deri sot quhet Perez-Uza.

9 Atë ditë Davidi u tut pi Jehovës edhe ka thanë: «Qysh ka me ardh arka e besëlidhjes së Jehovës te unë?»

10 Davidi s'ka dashtë me e marrë arkën e besëlidhjes së Jehovës te vetja, n'qytetin e Davidit. Për këtë arsye, ka urdhnu me e çu te shpija e Obed-Edomit, gatitit.

11 Arka e besëlidhjes së Jehovës ka nejt tre muj n'shpinë e Obed-Edomit, gatitit, edhe gjatë asaj kohe Jehova e ka beku atë edhe krejt njerëzit e shpisë së tij.

12 Mbretit David i kanë tregu: «Për shkak t'arkës së besëlidhjes së Zotit t'vërtetë, Jehova e ka beku shpinë e Obed-Edomit edhe krejt qka ka aj.» Atëherë Davidi u nis me shumë gëzim, me e marrë arkën e besëlidhjes së Zotit t'vërtetë pi shpija e Obed-Edomit edhe me e çu n'qytetin e Davidit.

13 Kur ata që e bartshin arkën e besëlidhjes së Jehovës i kanë bo gjashtë hapa, Davidi ka bo kurban nji dem edhe nji kafshë t'majme.

14 Davidi ka vallëzu edhe u sill rrotull me krejt fuqinë e vet para Jehovës, edhe e ka pas t'veshun nji efod pi lini.

15 Davidi edhe krejt shpija e Izraelit e kanë çu arkën e besëlidhjes së Jehovës përpjetë, tu brohorit pi gëzimit edhe tu i fry bririt.

16 Kur arka e besëlidhjes së Jehovës ka hi n'qytetin e Davidit, Mikala, vajza e Saulit, ka kqyr poshtë pi dritarja edhe e ka pa mbretin David tu kcy pi gëzimit edhe tu u sill n'valle para Jehovës. Pi asaj kohe, ajo ka nis me e përbuz n'zemrën e vet.

17 Pastaj e kanë shti arkën e besëlidhjes së Jehovës n'çadrën që Davidi e kish ngrit për të, edhe e kanë vendos n'venin e vet. Masanej Davidi ka bo para Jehovës kurbane t'djeguna edhe kurbane për bashkësi.

18 Pasi Davidi i ka bo kurbanet e djeguna edhe kurbanet për bashkësi, e ka beku popullin n'emën t'Jehovës, Zotit t'ushtrive.

19 Edhe krejt popullit, krejt asaj turme t'madhe t'Izraelit, secilit burrë edhe secilës grue, ua ka dhanë ka nji bukë t'rrumbullakët, nji kulaç me hurma edhe nji kulaç me rrush t'thatë. Masanej krejt jonë shpërnda, secili ka shku n'shpinë e vet.

20 Kur Davidi u kthy n'shpi me i beku njerëzit e shpisë së vet, Mikala, vajza e Saulit, i ka dalë përpara edhe i tha: «Sa shumë nder paska fitu sot mbreti i Izraelit, kur u zbulove para syve t'skllaveve edhe shërbëtorëve t'vet, njajt si nji njeri pa mend që zhvishet para krejtve!»

21 Atëherë Davidi i tha Mikalës: «Unë kom festu para Jehovës, para atij që m'ka zgjedh mu n'ven t'babës tand edhe krejt shpisë së tij, edhe m'ka caktu për udhëheqës t'popullit t'Jehovës, Izraelit. Për këtë arsye, unë kam me festu para Jehovës.

22 Edhe kam me e ulë veten edhe ma shumë, bile edhe n'sytë e mi kam me u bo i vogël. Po ato skllavet që ti i përmende, ato kanë me m'nderu.»

23 Mikala, vajza e Saulit, s'ka pas fëmijë deri n'ditën kur ka vdek.