Letra e dytë e Samuelit 8

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Disa kohë ma vonë, Davidi i ka mund filistinët, i ka shti nën pushtetin e vet edhe ua ka marrë Metheg-Ammën.

2 Aj i ka mund edhe moabitët, i ka detyru me u shtri për tokë edhe i ka mat me nji litar. Pastaj i ka vra dy të tretat e tyne, kurse nji të tretën e ka lanë gjallë. Moabitët jonë bo shërbëtorë t'Davidit edhe i kanë pagu haraç.

3 Davidi e ka mund Hadad-Ezerin, djalin e Rehobit, mbretin e Zobës. Hadad-Ezeri veç u kish nis me e marrë prapë pushtetin e vet te lumi Eufrat.

4 Davidi i ka zanë rob 1700 kalorës edhe 20 000 ushtarë që luftojshin n'kambë. Pastaj Davidi ua ka pre dejtë krejt kuajve t'qerreve t'luftës, përveç 100 kuajve.

5 Kur sirianët pi Damasku kanë ardh me i ndihmu mbretit Hadad-Ezer t'Zobës, Davidi i ka vra 22 000 pi tyne.

6 Pastaj Davidi ka vendos trupa ushtarake n'mbretninë siriane t'Damaskut, edhe sirianët jonë bo shërbëtorë t'tij edhe i kanë pagu haraç. Kudo që ka shku Davidi, Jehova ia ka dhanë fitoren.

7 Davidi ua ka marrë edhe mburojat e rrumbullakta pi ari burrave që jonë konë nën urdhnat e Hadad-Ezerit, edhe i ka çu n'Jerusalem.

8 Edhe n'qytetet Betah edhe Berothai, që i takojshin Hadad-Ezerit, mbreti David ka marrë shumë bakër si plaçkë lufte.

9 Ndërkohë, mbreti Toi i Hamathit e ka marrë vesh që Davidi e ka mund krejt ushtrinë e Hadad-Ezerit.

10 Kështu e ka çu djalin e vet Joramin te mbreti David, me e vet qysh asht edhe me ia uru fitoren kundër Hadad-Ezerit. (Se Hadad-Ezeri shpesh kish luftu kundër Toit.) Jorami ka pru me veti sende pi argjendi, ari edhe bakri.

11 Mbreti David i ka nda këto sende si t'shejta për Jehovën, njajt qysh ka bo edhe me argjendin edhe arin që ua ka marrë krejt popujve që i ka shti nën pushtetin e vet:

12 pi Sirisë, Moabit, amonitëve, filistinëve, amalekitëve, edhe ato që ia ka marrë Hadad-Ezerit, djalit t'Rehobit, mbretit t'Zobës.

13 Davidi e ka bo emnin e vet t'njohun edhe kur u kthy mas fitores kundër 18 000 edomitëve n'Luginën e Kripës.

14 Aj ka vendos trupa ushtarake n'Edom, n'krejt Edomin, edhe krejt edomitët jonë bo shërbëtorë t'Davidit. Kudo që ka shku Davidi, Jehova ia ka dhanë fitoren.

15 Davidi ka vazhdu me sundu mbi krejt Izraelin, edhe ka kujdes që krejt popullit me iu bo drejtësi edhe me u trajtu drejt.

16 Komandant i ushtrisë u konë Joabi, djali i Zerujës. Josafati, djali i Ahiludit, u konë shkrues i historisë.

17 Zadoku, djali i Ahitubit, edhe Ahimeleku, djali i Abjatharit, jonë konë priftërinj, kurse Seraja u konë sekretar.

18 Kerethitët edhe pelethitët jonë konë nën urdhnat e Benajës, djalit t'Jehojadës. Kurse djemtë e Davidit jonë bo zyrtarë t'naltë.