Letra e dytë e Shembujve 19
1 Masanej mbreti Jozafat i Judës u kthy shnosh e mirë në pallatin e vet në Jerusalem.
2 Jehu, djali i Hananit, njeriu që shihte vegime, i ka dalë përpara mbretit Jozafat edhe i ka thanë: “A asht në rregull me i ndihmu të këqijtë edhe me i dasht ata që e urrejnë Jehovën? Për këtë punë Jehova asht idhnu me ty.
3 Po prapë, Zoti ka gjetë edhe sene të mira te ti. Ti i ke hjek shtyllat e shenjta pi vendi edhe e ke bo zemrën gati për me e lyp Zotin e vërtetë.”
4 Jozafati ka vazhdu me jetu në Jerusalem. Aj ka shku prapë pi Beersheba deri në malet e Efraimit, për me i kthy njerëzit te Jehova, Zoti i të parëve të tyne.
5 Përveç kësaj, aj ka caktu gjykatës në krejt vendin, në secilin qytet të fortifikuar të Judës, qytet mas qyteti.
6 Gjykatësve u ka thanë: “Keni kujdes qka po boni, se ju nuk po gjykoni për njerëzit, po për Jehovën. Aj asht me ju kur jepni vendime.
7 Prandaj, kini respekt e frikë ndaj Jehovës! Keni shumë kujdes qka po boni, se te Jehova, Zoti jonë, s'ka padrejtësi. Aj s'e mban anën e askujt edhe s'merr ryshfet.”
8 Edhe në Jerusalem, Jozafati ka caktu disa levitë, prifta edhe kryetarë të familjeve të mëdhaja të Izraelit, për me gjyku në emër të Jehovës. Ata e kishin për detyrë me i zgjidhë rastet gjyqësore të banorëve të Jerusalemit.
9 Aj i ka urdhnu: “Pi respektit e frikës ndaj Jehovës, duhet me vepru me besnikëri edhe me krejt zemër.
10 Sa herë që vllaznitë tuaj pi qytetet e tyne vijnë te ju me nji rast gjyqësor ku asht derdh gjak, a me nji pytje për nji ligj, urdhën, rregull a vendim gjyqësor, ju duhet me i paralajmëru që mos me u bo fajtorë para Jehovës. Përndryshe, zemrimi i tij ka me ra mbi ju edhe mbi vllaznitë tuaj. Qashtu duhet me vepru, që mos me u bo fajtorë.
11 Për krejt çashtjet që kanë të bajnë me Jehovën, kryeprifti Amarja ka me ju pri. E për krejt çashtjet që kanë të bajnë me mbretin, në Judë ka me ju pri Zebadja, djali i Ishmaelit. Levitët kanë me ju shërby si zyrtarë. Rrini të fortë edhe veproni! Jehova qoftë me ata që bajnë mirë.”