Letra e dytë e Shembujve 21
1 Në fund, Josafati ka vdekë edhe e kanë varrosë te të parët e vet në Qytetin e Davidit. Mas tij, djali i tij Jorami u bo mbret.
2 Vllaznitë e tij, djemtë e Josafatit, i kanë pasë emnat Azarja, Jehiel, Zakarja, Azarja, Mikael edhe Shefatja. Kta jonë konë djemtë e Josafatit, mbretit të Izraelit.
3 Baba i tyne ju ka dhonë shumë dhurata: argjend, ari edhe sene tjera të çmushme, bashkë me qytete të fortifikume në Judë. Po mbretninë ia ka lonë Joramit, se aj u konë djali i parë.
4 Kur Jorami e ka marrë mbretninë e babës së vet, e ka forcu pushtetin e vet tu i vra me shpatë krejt vllaznitë e vet, edhe do burra me pozitë të naltë në Izrael.
5 Jorami i ka pasë 32 vjet kur u bo mbret, edhe ka sundu tetë vjet në Jerusalem.
6 Aj ka ecë rrugës së mbretave të Izraelit, qysh ka bo edhe shpija e Ahabit, se për gru e ka marrë çikën e Ahabit. Aj vazhdimisht ka bo sene të kqija në sytë e Jehovait.
7 Po Jehova s'ka dashtë me e shkatrru shpinë e Davidit, për shkak të besëlidhjes që e ka bo me Davidin. Se aj i ka premtu Davidit që gjithmonë ka me i dhonë nji llambë atij edhe djemve të tij.
8 Në kohën kur Jorami ka sundu, Edomi u çu kundër Judës edhe e vuni nji mbret të vetin.
9 Për qata Jorami ka shku me komandantët e vet edhe me krejt qerret e luftës. U nis natën edhe i mundi edomitët që e kishin rrethu atë bashkë me komandantët e qerreve të luftës.
10 Po Edomi ka vazhdu me i dalë kundër Judës deri në ditën e sotme. Edhe Libna në qat kohë u çu kundër Joramit, se aj e kishte lonë Jehovain, Zotin e të parëve të vet.
11 Përveç kësaj, aj ka ngritë vende të nalta nëpër malet e Judës, për me i shty banorët e Jerusalemit me e tradhtu Zotin. Kështu e ka çu Judën në rrugë të gabume.
12 Në fund, atij i ka ardhë nji letër pi profetit Elia. Në të u shkru: “Kështu po thotë Jehova, Zoti i të parit tand Davidit: ‘Ti s'ke ecë rrugëve të babës tand Josafat, as rrugëve të Asës, mbretit të Judës.
13 Përkundrazi, ti po ecë rrugës së mbretave të Izraelit. Qysh ka bo shpija e Ahabit, edhe ti po i shtyn njerëzit e Judës edhe banorët e Jerusalemit me e tradhtu Zotin. Madje, ti i ke vra edhe vllaznitë e tu, djemtë e babës tand, që jonë konë ma të mirë se ti.
14 Për qata Jehova ka me e goditë randë popullin tand, djemtë e tu, gratë e tua edhe krejt pasuninë tande.
15 Edhe ti vet ke me u smu shumë randë. Smundja ka me t'i prekë organet e mbrendshme. Për çdo ditë smundja ka me t'u bo edhe ma keq, deri sa kanë me t'dalë zorrët jashtë.’”
16 Masanej Jehova i ka shty filistinët edhe arabët që jetojshin afër etiopasve me luftu kundër Joramit.
17 Ata kanë hy në Judë, kanë shku gjithnji ma thellë edhe e kanë marrë krejt pasuninë që u gjindke në pallatin e mbretit. I kanë marrë me veti edhe djemtë edhe gratë e tij. Veç djalin ma të vogël, Jehoahazin, e kanë lonë.
18 Mas krejt këtyne seneve, Jehova ka bo që Joramin me e kapë nji smundje e organeve të mbrendshme, që s'kish shërim.
19 Ma vonë, masi kanë kalu dy vjet të plota, prej smundjes i kanë dalë zorrët jashtë, edhe aj ka vdekë me dhimtë shumë të mëdhaja. Populli i tij s'ka ndezë zjarr për nder të tij, qysh kanë bo për të parët e tij.
20 Aj i ka pasë 32 vjet kur u bo mbret, edhe ka sundu tetë vjet në Jerusalem. Kur ka vdekë, askujt s'i ka ardhë keq për të. E kanë varrosë në Qytetin e Davidit, po jo te vorret e mbretave.