Letra e dytë e Shembujve 22

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë banorët e Jerusalemit e kanë ba Ahạsjan, djalin ma të vogël të Jọramit, mbretin e radhës. Se nji grup plaçkitësish që ka hy bashkë me arabët në kampin e ushtrisë së Judës, i ka vra krejt djemtë ma të mëdhenj të Jọramit. Kështu Ahạsja, djali i Jọramit, ka hyp në fronin e Judës.

2 Ahạsja i ka pasë 22 vjet kur u ba mbret, edhe ka sundu nji vit në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Athạlja edhe u konë mbesa e Ọmrit.

3 Edhe Ahạsja ka ecë rrugës së shpisë së Ạhabit, se nana e tij u ba këshilltarja e tij për me ba të këqija.

4 Aj ka vazhdu me ba gjana të këqija në sytë e Jehovait, bash qysh ka ba edhe shpia e Ạhabit, se mas vdekjes së babës së tij, këshilltarët e tij kanë ardhë pi asaj shpije. Kjo e ka çu në shkatërrim.

5 Me këshillën e tyne, aj ka shku bashkë me Jọramin, djalin e mbretit Ạhab të Izraelit, në Rạmoth-Gịlead, me luftu kundër mbretit Hạsaël të Sirisë. Atje harkëtarët e kanë plagosë Jọramin.

6 Aj u kthy në Jẹsreël me u shëru pi plagëve që i ka marrë te Rạma, në luftë kundër mbretit sirian Hạsaël.
Ahạsja, djali i Jọramit, mbretit të Judës, ka shku në Jẹsreël me e vizitu Jọramin e plagosun, djalin e Ạhabit.

7 Po Zoti e ka drejtu punën ashtu që vizita te Jọrami ia ka sjellë fundin Ahạsjas. Kur Ahạsja ka mbërri te Jọrami, të dy kanë shku me i dalë përpara Jẹhut, nipit të Nịmshit, të cilin Jehovai e ka vajosë për me e zhdukë shpinë e Ạhabit.

8 Kur Jẹhu ka nisë me e zbatu gjykimin kundër shpisë së Ạhabit, ka hasë në burrat kryesorë të Judës edhe në djemtë e vllaznive të Ahạsjas, që i shërbejshin Ahạsjas, edhe i ka vra.

9 Masanej Jẹhu ka nisë me e lypë Ahạsjan. E kanë kapë në Samạri, ku aj po mshehej, edhe e kanë çu te Jẹhu. Masanej e kanë vra edhe e kanë varrosë, se kanë thanë: “Aj asht nipi i Jọsaphatit, që e ka kërku Jehovain me krejt zemrën.” Në shpinë e Ahạsjas s’ka pasë ma kërkan që ka pasë fuqi me sundu mbretninë.

10 Kur Athạlja, nana e Ahạsjas, ka marrë vesh që djali i saj ka vdekë, ka nisë me i zhdukë krejt pasardhësit e shpisë mbretnore të Judës.

11 Po Jehoschabạth, çika e mbretit, e ka marrë fshehtas Jọasin, djalin e Ahạsjas, edhe e ka largu që mos me u vra bashkë me djemtë e mbretit. E ka çu atë bashkë me dadon e tij në nji dhomë të mbrendshme ku ka pasë shtretën. Jehoschabạth, çika e mbretit Jọram (ajo u konë gruja e priftit Jehojadạ edhe motra e Ahạsjas), ka mujtë me e mshefë Jọasin pi Athạljas, kështu që nuk e kanë vra.

12 Gjashtë vjet aj ka nejtë i mshefun te ata në shpinë e Zotit të vërtetë, ndërkohë që Athạlja e ka sundu vendin.