Letra e dytë e Shembujve 24
1 Jọasi i ka pasë shtatë vjet kur u ba mbret, edhe ka sundu 40 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Zịbja edhe u konë pi Beërschẹba.
2 Sa u konë gjallë prifti Jehojadạ, Jọasi ka bo qka u konë e drejtë në sytë e Jehovait.
3 Jehojadạ ia ka zgjedhë dy gra, edhe Jọasi u ba babë i djemve edhe i çikave.
4 Masanej Jọasit i ka ardhë pi zemre me e ndreqë prapë shpinë e Jehovait.
5 Për qata i ka mbledhë priftat edhe levitët edhe ju ka thanë: “Shkoni nëpër qytetet e Judës edhe mblidhni pare pi krejt Izraeli, për me i bo çdo vit ndreqjet që duhen në shpinë e Zotit juej. Kjo punë duhet me u bo sa ma shpejt!” Po levitët e kanë zgjatë punën.
6 Atëherë mbreti e ka thirrë kryepriftin Jehojadạ edhe e ka vetë: “Pse s'je kujdesë që levitët me e mbledhë taksën e shenjtë në Judë edhe në Jerusalem? Këtë taksë e ka kërku qysh ma herët Moisiu, shërbëtori i Jehovait, pi populli i mbledhun i Izraelit, për Tendën e Dëshmisë.
7 Se djemtë e Athạljas, asaj gruje të keqe, kanë hy me zor në shpinë e Zotit të vërtetë edhe i kanë marrë krejt senet e shenjta pi shpisë së Jehovait, për me i përdorë për Baalët.”
8 Atëherë, me urdhën të mbretit, e kanë maru nji arkë edhe e kanë vnu jashtë, te porta e shpisë së Jehovait.
9 Masanej kanë shpallë në krejt Judën edhe Jerusalemin që populli me ia pru Jehovait taksën e shenjtë, atë taksë që Moisiu, shërbëtori i Zotit të vërtetë, e ka kërku pi Izraeli kur jonë konë në shkretinë.
10 Krejt burrat kryesorë edhe krejt populli jonë gëzu. Ata vazhdimisht kanë pru pare edhe i kanë qitë në arkë, derisa u mbush.
11 Sa herë që levitët e kanë pru arkën mbrenda për me ia dorëzu mbretit, edhe kur e kanë pa që ka shumë pare në të, ka ardhë sekretari i mbretit bashkë me njerin që e ka caktu kryeprifti, edhe e kanë zbrazë arkën. Masanej e kanë kthy prapë në venin e vet. Kështu kanë bo çdo ditë edhe kanë mbledhë shumë pare.
12 Mbreti edhe Jehojadạ ua kanë dhanë paret atyne që e kanë mbikëqyrë punën në shpinë e Jehovait. Ata kanë marrë me punu mjeshtra që i gdhendin gurët edhe mjeshtra tjerë për me e ndreqë shpinë e Jehovait, si edhe burra që punojshin me hekur e bakër për me i bo ndreqjet në shpinë e Jehovait.
13 Ata që e kanë pasë përgjegjësinë jonë kujdesë që puna me ia nisë, edhe nën mbikëqyrjen e tyne puna ka ecë mirë. Shpinë e Zotit të vërtetë e kanë kthy prapë qysh u konë ma herët edhe e kanë forcu.
14 Kur e kanë kry krejt punën, paret që kanë tepru ia kanë pru mbretit edhe Jehojadạs. Me ato pare kanë maru sende për shpinë e Jehovait, sende që duheshin për shërbim edhe për me ofru kurbane, si edhe gota e sende tjera pi ari edhe argjendi. Sa u konë gjallë Jehojadạ, në shpinë e Jehovait kanë vazhdu rregullisht me ofru kurbane që digjen krejt.
15 Mas nji jete të gjatë e të plotë, Jehojadạ ka vdekë kur i ka pasë 130 vjet.
16 E kanë varrosë në qytetin e Davidit, bashkë me mbretat, se aj ka bo shumë të mira në Izrael për Zotin e vërtetë edhe për shpinë e Zotit.
17 Mas vdekjes së Jehojadạs, burrat kryesorë të Judës kanë ardhë te mbreti. Ata jonë përkulë para tij, edhe mbreti i ka ngu.
18 Atëherë populli ka nisë me e lanë mas dore shpinë e Jehovait, Zotit të të parëve të tyne, edhe kanë nisë me i adhuru shtyllat e shenjta edhe idhujt. Për shkak të fajit të tyne, Zoti u zemëru me Judën edhe Jerusalemin.
19 Jehovai ka vazhdu me ju çu profetë për me i kthy prapë te aj. Profetët vazhdimisht i kanë paralajmëru, po ata s'kanë dashtë me ngu.
20 Fryma e Zotit ka ardhë mbi Sachạrjan, djalin e priftit Jehojadạ. Aj ka dalë para popullit, ka hyp në nji ven pak ma të naltë edhe ka thirrë: “Kështu po thotë Zoti i vërtetë: ‘Pse po i shkelni urdhnat e Jehovait? Kjo s'ka me ju dalë mirë! Pasi ju e keni lanë Jehovain, edhe aj ka me ju lanë juve.’”
21 Po ata kanë bo nji marrëveshje të fshehtë kundër tij edhe, me urdhën të mbretit, e kanë vra me gurë në oborrin e shpisë së Jehovait.
22 Kështu mbreti Jọas e ka harru dashninë besnike që ia ka tregu Jehojadạ, baba i Sachạrjas, edhe ia ka vra djalin. Kur Sachạrja po vdiste, ka thanë: “Jehovai e paftë këtë punë edhe ju kërkoftë llogari!”
23 Në fillim të vitit, ushtria e Sirisë ka ardhë kundër Jọasit edhe ka hy në Judë e në Jerusalem. Ata i kanë vra krejt burrat kryesorë të popullit edhe krejt plaçkën që e kanë marrë ia kanë çu mbretit të Damạskusit.
24 Edhe pse sirianët kanë ardhë me nji ushtri që ka pasë pak ushtarë, Jehovai ua ka dhanë fitoren kundër nji ushtrie shumë të madhe, se Juda e ka lanë Jehovain, Zotin e të parëve të tyne. Kështu sirianët e kanë zbatu gjykimin kundër Jọasit.
25 Kur sirianët jonë largu, e kanë lanë Jọasin shumë të plagosun. Atëherë vetë shërbëtorët e pallatit të tij kanë bo nji marrëveshje të fshehtë kundër tij, se aj e ka derdhë gjakun e djemve të priftit Jehojadạ. Ata e kanë vra në shtratin e vet. Kështu Jọasi ka vdekë edhe e kanë varrosë në qytetin e Davidit, po jo te vorret e mbretave.
26 Ata që e kanë bo marrëveshjen e fshehtë kundër tij jonë konë Sạbadi, djali i Schịmeathit, grusë ammonite, edhe Jehosabạdi, djali i Schịmrithit, grusë moabite.
27 Krejt senet për djemtë e Jọasit, fjalët e shumta që jonë thanë kundër tij, edhe për ndreqjen e shpisë së Zotit të vërtetë, jonë të shkrume në shënimet e “Librit të Mbretërve”. Mas tij, djali i tij Amạzja ka hyp në fron.