Letra e dytë e Shembujve 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Salomoni ka nisë me e ndërtu shpinë e Jehovës në malin Moria, në Jerusalem, aty ku Jehova i ishte shfaqë babës së tij Davidit. Kjo u konë në vendin që Davidi e kishte përgatitë te lëmi i Ornanit, jebusitit, ku shihej gruni.

2 Salomoni ia ka nisë ndërtimit ditën e dytë të mujit të dytë, në vitin e katërt të sundimit të vet si mbret.

3 Temeli që Salomoni e ka vnu për shpinë e Zotit të vërtetë u konë 60 kutë i gjatë edhe 20 kutë i gjanë, simas masës së vjetër.

4 Hajati përpara shpisë u konë 20 kutë i gjanë, po aq sa gjanësia e shpisë, edhe 20 kutë i naltë. Pi mrena Salomoni e ka veshë me dukat të pastër.

5 Pjesën e madhe të shpisë e ka veshë me dërrasa dëllinje. Masanej e ka mbulu me dukat të mirë edhe e ka zbukuru me figura palmash edhe zingjirësh.

6 Përveç kësaj, shpinë e ka zbukuru me gurë të bukur e të çmueshëm. Dukati që e ka përdorë u konë pi Parvajimi.

7 Krejt shpinë e ka veshë me dukat, trarët, pragjet, muret edhe dyert. E në mure ka gdhendë figura kerubinësh.

8 Masanej e ka ndërtu dhomën ma të shenjtë. Ajo u konë 20 kutë e gjatë, po aq sa gjanësia e shpisë, edhe 20 kutë e gjanë. E ka veshë me 600 talenta dukat të mirë.

9 Për gozhda janë përdorë 50 shekel dukat. Edhe dhomat nën çati i ka veshë me dukat.

10 Masanej i ka punu dy figura kerubinësh për dhomën ma të shenjtë edhe i ka veshë me dukat.

11 Krahët e kerubinëvë bashkë i kanë pasë 20 kutë gjatësi. Njani krah i kerubinit të parë u konë 5 kutë i gjatë edhe mbërrijke deri te muri i shpisë. Krahu tjetër i tij u konë po ashtu 5 kutë i gjatë edhe e prekte njonin krah të kerubinit të dytë.

12 Njani krah i kerubinit të dytë u konë 5 kutë i gjatë edhe mbërrijke deri te muri në anën tjetër të shpisë. Krahu tjetër i tij u konë po ashtu 5 kutë i gjatë edhe e prekte njonin krah të kerubinit të parë.

13 Krahët e hapun të dy kerubinëvë bashkë i kanë pasë 20 kutë gjatësi. Kerubinët rrishin drejt në kambë edhe shikojshin kah mrena.

14 Salomoni e ka punu edhe perden me fije të kaltra, me fije të kuqe të ndezuna, me lesh të ngjyrosun vjollcë edhe me pëlhurë të hollë. Në të ka punu edhe figura kerubinësh.

15 Për pjesën përpara shpisë i ka punu dy shtylla, secila 35 kutë e gjatë. Pjesët e sipërme të shtyllave u konë 5 kutë të nalta.

16 I ka punu edhe do zingjirë që dokeshin si zingjirë të qafës edhe i ka varë nalt në shtylla. I ka punu edhe 100 shega edhe i ka lidhë në ata zingjirë.

17 Dy shtyllat i ka vnu përpara tempullit, njonën në anën e djathtë e tjetrën në anën e majtë. Shtyllën në anën e djathtë e ka qujtë Jakin, kurse atë në anën e majtë Boaz.