Letra e dytë e Shembujve 5

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Qashtu Salomoni i ka kry krejt punët që u dasht me u bo për shpinë e Jehovës. Masanej i ka pru mrena krejt senet që baba i tij Davidi ia kishte kushtu Zotit. Argjendin, dukatin edhe krejt senet tjera i ka shti në dhomat ku ruheshin pasunitë e shpisë së Zotit të vërtetë.

2 Në atë kohë Salomoni i ka mbledhë pleqtë e Izraelit, krejt krerët e fiseve edhe kryetarët e familjeve të mëdhaja të Izraelit. Ata kanë ardhë në Jerusalem për me e pru nalt arkën e besëlidhjes së Jehovës pi qytetit të Davidit, që quhet Sion.

3 Krejt burrat e Izraelit janë mbledhë përpara mbretit, në festën që mbahej në mujin e shtatë.

4 Kur kanë ardhë krejt pleqtë e Izraelit, levitët e kanë ngritë arkën e besëlidhjes.

5 E kanë pru nalt arkën e besëlidhjes, tendën e takimit edhe krejt senet e shenjta që u konë në tendë. Priftat edhe levitët i kanë pru ato.

6 Mbreti Salomon edhe krejt populli i Izraelit, që u konë thirrë me u mbledhë bashkë me të, janë tubu përpara arkës së besëlidhjes. Kanë ofru aq shumë dele e lopë si kurbane, sa s'ka mujtë kush me i numru.

7 Masanej priftat e kanë çu arkën e besëlidhjes së Jehovës në vendin e vet, në dhomën ma të mbrendshme të shpisë, në vendin ma të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

8 Krahët e kerubinëve u konë të hapun përmbi vendin ku rrike arka e besëlidhjes, qashtu që e mbulojshin pi nalt arkën edhe shufrat e saj.

9 Shufrat u konë aq të gjata, sa skajet e tyne shiheshin pi pjesës së shenjtë, përpara dhomës ma të mbrendshme. Po pi jashtë nuk shiheshin. Ato jonë aty edhe sot e kësaj dite.

10 Në arkën e besëlidhjes s'ka pasë kurgjo tjetër, përveç dy pllakave që Moisiu i kishte shti aty në Horeb, kur Jehova e kishte bo besëlidhjen me popullin e Izraelit, kur ata kanë dalë pi Egjiptit.

11 Masanej priftat kanë dalë pi vendit të shenjtë. (Krejt priftat që u konë aty e kishin pastru edhe përgatitë veten për shërbim të shenjtë, pa marrë parasysh cilit grup i takojshin.)

12 Edhe krejt këngëtarët levitë, që i takojshin Asafit, Hemanit, Jeduthunit, bashkë me djemtë edhe vllaznit e tyne, u konë të veshun me tesha pi pëlhure të hollë. Në dur i kishin cimbalet, veglat me tela edhe harfat. Ata rrishin në anën lindore të altarit, e bashkë me ta u konë edhe 120 prifta që i bijshin trumbetave.

13 Në atë moment, kur ata që i bijshin trumbetave edhe këngëtarët janë bashku me nji za për me e lavdu edhe falënderu Jehovën, kur kanë ra trumbetat, cimbalet edhe veglat tjera muzikore, e krejt e kanë lavdu Jehovën tu thanë: “Se aj asht i mirë, dashnia e tij besnike zgjat përgjithmonë”, atëherë shpia e Jehovës u mbush me nji re.

14 Për shkak të resë, priftat s'kanë mujtë me nejtë aty e me e kry shërbimin e vet, se lavdia e Jehovës e kishte mbushë shpinë e Zotit të vërtetë.