Letra e dytë e Shembujve 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Sapo Salomoni e ka kry lutjen, ka zhdryp zjarm pi qiellit edhe i ka djegë kurbanet që digjeshin krejt edhe kurbanet tjera. Edhe lavdia e Jehovës e ka mbushë shpinë.

2 Priftat s'kanë mujtë me hi në shpinë e Jehovës, se lavdia e Jehovës e kishte mbushë krejt shpinë e tij.

3 Krejt izraelitët e kanë pa zjarrin tu zhdryp pi qiellit edhe lavdinë e Jehovës mbi shpi. Ata janë përkulë thellë, me ftyrë kah dyshemeja e shtrume me gurë, kanë ra përmbys për tokë edhe e kanë falënderu Jehovën, tu thanë: “Se aj asht i mirë, dashnia e tij besnike zgjat përgjithmonë.”

4 Masanej mbreti edhe krejt populli kanë ofru kurbane përpara Jehovës.

5 Mbreti Salomon i ka ofru si kurbane 22 000 lopë edhe 120 000 dele. Qashtu mbreti edhe krejt populli e kanë përkushtu shpinë e Zotit të vërtetë për shërbim të shenjtë.

6 Priftat u konë në vendet e veta të shërbimit, edhe levitët u konë vendosë me veglat muzikore që përdoreshin për me i përcjellë kangët për Jehovën. (Mbreti David i kishte punu këto vegla për me e falënderu Jehovën sa herë që e lavdonte Zotin me to, tu thanë: “Se dashnia e tij besnike zgjat përgjithmonë.”) Priftat i bijshin trumbetave me za të naltë përpara levitëve, ndërsa krejt izraelitët rrishin në kambë.

7 Masanej Salomoni e ka shenjtëru pjesën e mesme të oborrit përpara shpisë së Jehovës, se aty u dasht me i ofru kurbanet që digjeshin krejt edhe pjesët e dhjamit pi kurbaneve të bashkësisë. Se altari pi bakri që e kishte punu u konë tepër i vogël për kurbanet që digjeshin krejt, për kurbanet pi drithnave edhe për pjesët e dhjamit.

8 Në atë kohë Salomoni e ka festu festën shtatë ditë bashkë me krejt izraelitët. U konë nji kallabllak shumë i madh njerzish, që kishin ardhë pi krejt vendi, pi Lebo-Hamathi e deri poshtë te përroi i Egjiptit.

9 Ditën e tetë e kanë mbajtë nji mbledhje solemne, se shtatë ditë e kishin festu përkushtimin e altarit, e masanej edhe shtatë ditë tjera e kishin festu festën.

10 Në ditën e 23-të të mujit të shtatë, Salomoni e ka lëshu popullin me shku nëpër shpijat e veta. Ata janë kthy të lumtun edhe me zemër plot gëzim, për krejt të mirat që Jehova ia kishte bo Davidit, Salomonit edhe popullit të vet Izraelit.

11 Qashtu Salomoni e ka kry ndërtimin e shpisë së Jehovës edhe të pallatit të mbretit. Krejt qka kishte planifiku për shpinë e Jehovës edhe për pallatin e vet, ka mujtë me e kry me sukses.

12 Masanej Jehova iu ka shfaqë Salomonit natën edhe i ka thanë: “E kom ngu lutjen tane edhe e kom zgjedhë këtë shpi si vend ku kanë me m'u ofru kurbane.

13 Nëse unë e mbylli qiellin e s'bjen shi, nëse i çoj karkalecat me e hangër krejt gjelbërimin e vendit, ose nëse ia çoj murtajën popullit tem,

14 e masanej populli jem, që e mban emnin tem, përkulet para meje edhe lutet, nëse më lyp mu edhe largohet pi rrugëve të veta të kqija, atëherë unë kam me i ngu pi qiellit. Kam me ua falë gjynahet edhe kam me ua shnoshë vendin.

15 Qysh tash kam me i mbajtë sytë kah ata që luten në këtë vend, edhe kam me i mbajtë veshët çelë për lutjet e tyne.

16 Unë e kom zgjedhë këtë shpi edhe e kom shenjtëru, që emni jem me mbetë aty përgjithmonë. Sytë e mi edhe zemra jem kanë me konë gjithmonë aty.

17 E sa për ty, nëse ecën përpara meje qysh ka ecë baba yt Davidi, nëse i mban krejt urdhnat e mi edhe vepron simas rregullave e vendimeve të mia,

18 atëherë kam me bo që froni yt mbretëror me mbetë i qëndrueshëm. Se unë e kom bo nji besëlidhje me babën tand Davidin edhe i kom thanë: ‘Gjithmonë ka me pasë nji pi pasardhësve tu që ka me sundu mbi Izraelin.’

19 Po nëse ju largoheni pi meje edhe nuk i mbani rregullat e urdhnat që ua kom dhanë, e shkoni me ju shërby zotave tjerë edhe përkuleni përpara tyne,

20 atëherë kam me i shkulë izraelitët pi tokës teme që ua kom dhanë. E kësaj shpie që e kom shenjtëru për nder të emnit tem, s'kam me ia hedhë ma as sytë. Krejt popujt kanë me e përbuzë edhe kanë me u tallë me të.

21 Kjo shpi ka me u bo veç gërmadhë. Kushdo që kalon afër saj ka me mbetë i tronditun tu e kqyrë edhe ka me vetë: ‘Pse Jehova ia ka bo këtë këtij vendi edhe kësaj shpie?’

22 Atëherë kanë me i thanë: ‘Se ata e kanë lanë Jehovën, Zotin e të parëve të vet, që i ka nxjerrë pi Egjiptit. Ata janë kapë mas zotave tjerë, janë përkulë përpara tyne edhe ju kanë shërby. Për qata aj ua ka pru krejt këtë fatkeqësi.’”