Letra e parë e Mbreterve 22

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Për tri vjet s'ka pas luftë mes Sirisë edhe Izraelit.

2 Në vitin e tretë, mbreti Josafat i Judës ka shku te mbreti i Izraelit.

3 Atëherë mbreti i Izraelit u ka thanë njerëzve të vet: «A e dini që Ramot-Gileadi asht i joni? E na hala po ngurrojmë me ia marrë prapë mbretit të Sirisë.»

4 Pastaj e ka vetë Josafatin: «A vjen me mu në luftë kundër Ramot-Gileadit?» Josafati i ka thanë mbretit të Izraelit: «Unë jom si ti. Njerëzit e mi jonë si njerëzit e tu. Kuajt e mi jonë si kuajt e tu.»

5 Po Josafati i ka thanë mbretit të Izraelit: «Të lutna, së pari vete Jehovën qka po thotë për këtë punë.»

6 Atëherë mbreti i Izraelit i ka mbledh profetët, dikun 400 veta, edhe i ka vetë: «A me shku në luftë kundër Ramot-Gileadit, a jo?» Ata i kanë thanë: «Shko! Jehova ka me ia dhanë në dorë mbretit.»

7 Po Josafati ka vetë: «A s'ka këtu edhe naj profet të Jehovës? Hajde ta vesim Zotin edhe përmes tij.»

8 Mbreti i Izraelit i ka thanë Josafatit: «Asht edhe nji njeri tjetër, përmes të cilit mujmë me e vetë Jehovën, po unë e urrej atë. Aj kurrë s'profetizon diçka të mirë për mu, veç të keqe. Aj asht Mikaja, djali i Jimlës.» Josafati ia ka kthy: «Ti si mbret s'duhet me folë qashtu.»

9 Atëherë mbreti i Izraelit e ka thirr njanin pi shërbëtorëve të pallatit edhe i ka urdhnu: «Shpejt, shko e sille Mikajën, djalin e Jimlës!»

10 Mbreti i Izraelit edhe Josafati, mbreti i Judës, jonë konë të ulun secili në fronin e vet, të veshun me tesha mbretnore, në vendin ku shihke gruni, te hyrja e portës së Samarisë. E krejt profetët po profetizojshin para tyne.

11 Zedekia, djali i Kenaanës, i ka bo do brina pi hekuri edhe ka thanë: «Kështu po thotë Jehova: ‘Me këto ke me i shpu sirianët, derisa t'i zhdukësh krejt.’»

12 Edhe krejt profetët tjerë e kanë thanë të njejtën sen. Ata thojshin: «Shko në Ramot-Gilead. Ke me pas sukses. Jehova ka me ia dhanë në dorë mbretit.»

13 Lajmëtari që ka shku me e marrë Mikajën i ka thanë: «Kqyre, krejt profetët po i thojnë mbretit veç sene të mira. Të lutna, fol edhe ti si ata, thuj diçka të mirë.»

14 Po Mikaja ia ka kthy: «Pasha Jehovën që asht gjallë, unë kom me thanë veç qka më thotë Jehova!»

15 Kur ka ardhë para mbretit, mbreti e ka vetë: «Mikaja, a me shku në luftë kundër Ramot-Gileadit, a jo?» Aj i ka kthy meniherë: «Shko! Ke me pas sukses. Jehova ka me ia dhanë në dorë mbretit.»

16 Atëherë mbreti i ka thanë: «Sa herë duhet me të shti me u betu që ke me ma thanë veç të vërtetën, në emnin e Jehovës?»

17 Mikaja i ka thanë: «Po i shoh krejt izraelitët të shpërndamë nëpër male, si delet që s'kanë bari. Jehova ka thanë: ‘Këta s'kanë zotni. Le të kthehet secili në shpi të vet në paqe.’»

18 Atëherë mbreti i Izraelit i ka thanë Josafatit: «A s'të thashë që ky kurrë s'profetizon diçka të mirë për mu, po veç të keqe?»

19 Mikaja ka vazhdu: «Për qata, ngojeni fjalën e Jehovës: Unë e pashë Jehovën tu nejtë në fronin e vet, edhe krejt ushtria e qiellit rrike në të djathtë e në të majtë të tij.

20 Pastaj Jehova ka vetë: ‘Kush ka me e mashtru Ahabin, që me shku në Ramot-Gilead e me u vra aty?’ Njani ka propozu nji sen, tjetri nji sen tjetër.

21 Atëherë nji shpirt ka dalë para Jehovës edhe ka thanë: ‘Unë kom me e mashtru.’ Jehova e ka vetë: ‘Qysh ke me e bo këtë?’

22 Aj i ka thanë: ‘Kom me shku edhe kom me u bo nji shpirt që i mashtron njerëzit, tu folë përmes gojës së krejt profetëve të tij.’ Atëherë Jehova i ka thanë: ‘Ti ke me e mashtru, edhe ke me pas sukses. Shko e bone qashtu.’

23 E tash, qysh po e sheh, Jehova e ka qit nji shpirt që mashtron në gojën e krejt këtyne profetëve tu. Po Jehova ka vendos me të pru fatkeqësi.»

24 Atëherë Zedekia, djali i Kenaanës, ka shku te Mikaja, i ka ra shuplakë në ftyrë edhe i ka thanë: «Qysh paska kalu fryma e Jehovës pi meje te ti, me folë me ty?»

25 Mikaja ia ka kthy: «Ke me e pa atë ditë kur ki me u mshef në dhomën ma të mbrendshme.»

26 Pastaj mbreti i Izraelit ka urdhnu: «Çojeni Mikajën te Amoni, i pari i qytetit, edhe te Joasi, djali i mbretit.

27 Thujuni: ‘Futeni këtë njeri në burg edhe jepni veç pak bukë e ujë, derisa të kthehna në paqe. Ky asht urdhni i mbretit!’»

28 Po Mikaja ia ka kthy: «Nëse ti kthehesh në paqe, atëherë Jehova s'ka folë me mu.» Edhe ka shtu: «O ju popuj, krejt duhet me e ditë këtë!»

29 Pastaj mbreti i Izraelit edhe Josafati, mbreti i Judës, kanë shku në luftë kundër Ramot-Gileadit.

30 Mbreti i Izraelit i ka thanë Josafatit: «Unë kom me u masku për luftë, e ti veshi teshat e tua mbretnore.» Kështu që mbreti i Izraelit u ka masku edhe ka shku në luftë.

31 Mbreti i Sirisë u kish dhanë urdhën 32 komandantëve të qerreve të luftës: «Mos e sulmoni kërkon tjetër, as të vogël as të madh, veç mbretin e Izraelit.»

32 Kur komandantët e kanë pa Josafatin, kanë menu: «Ky duhet me qenë mbreti i Izraelit.» Ata jonë nisë drejt tij me e sulmu, e Josafati ka bërtit për ndihmë.

33 Sapo komandantët e kanë kuptu që aj s'u konë mbreti i Izraelit, e kanë lanë me ikë edhe s'e kanë ndjekë ma.

34 Po njani pi burrave e ka gjujt nji shigjetë pa e pas qëllim, edhe e ka godit mbretin e Izraelit në nji hapësinë mes pjesëve të armaturës. Atëherë mbreti i ka thanë atij që ia ngaske qerren: «Ktheje qerren edhe nxirrmë pi luftës. Jom plagosë shumë keq.»

35 Lufta ka vazhdu me të madhe krejt ditën, e mbretin u dasht me e majt të mbështetun në qerre, me ftyrë kah sirianët. Gjaku pi plagës së tij ka rrjedhë mrena në qerren e luftës, e në mbramje aj ka dekë.

36 Kah perëndimi i diellit, nëpër kamp u ka ni thirrja: «Secili në qytetin e vet! Secili në vendin e vet!»

37 Kështu mbreti ka dekë, edhe e kanë çu në Samari. Aty e kanë vorrosë.

38 Kur e kanë la qerren e luftës te pellgu i Samarisë, qentë ia kanë lëpi gjakun, e prostitutat jonë la aty, qysh e kish paralajmëru Jehova.

39 Krejt senet tjera për historinë e Ahabit, krejt qka ka bo, pallati pi fildishi që e ka ndërtu edhe krejt qytetet që i ka ndërtu, jonë të shkrume në librin e historisë së mbretëve të Izraelit.

40 Mas vdekjes së Ahabit, djali i tij Ahasja u bo mbret.

41 Në vitin e katërt të sundimit të Ahabit, mbretit të Izraelit, Josafati, djali i Asës, u bo mbret i Judës.

42 Josafati i ka pas 35 vjet kur u bo mbret, edhe ka sundu 25 vjet në Jerusalem. Nana e tij e ka pas emnin Azuba, e u konë çika e Shilhit.

43 Aj ka ecë në të njejtën rrugë si baba i vet Asa. S'u largu pi asaj rruge edhe ka bo qka u konë e drejtë në sytë e Jehovës. Po vendet e nalta s'i ka hjekë. Populli hala vazhdojke me pre kurbane aty edhe me djegë kurbane që me u çu tymi.

44 Josafati edhe mbreti i Izraelit kanë pas marrëdhënie të mira e paqësore mes veti.

45 Krejt senet tjera për historinë e Josafatit, sukseset e tij të mëdha edhe luftat që i ka bo, jonë të shkrume në librin e historisë së mbretëve të Judës.

46 Aj i ka përzanë pi vendit edhe burrat që bojshin prostitucion në tempull, që kishin mbetë aty qysh pi kohës së babës së tij Asës.

47 Në atë kohë, Edomi s'ka pas mbret, po vendin e sundojke nji zëvendës.

48 Josafati i ka ndërtu edhe do anije të Tarshishit për me bartë ar pi Ofiri, po anijet s'kanë mujt me lundru, se jonë thy në Ezion-Geber.

49 Në atë kohë, Ahasja, djali i Ahabit, i ka thanë Josafatit: «Leni njerëzit e mi me shku me njerëzit e tu nëpër anije.» Po Josafati s'ka pranu.

50 Në fund, Josafati ka dekë edhe e kanë vorrosë bashkë me të parët e vet, në qytetin e Davidit, të parit të tij. Mas tij, djali i vet Jorami u bo mbret.

51 Në vitin e 17-të të sundimit të mbretit Josafat të Judës, Ahasja, djali i Ahabit, u bo mbret i Izraelit në Samari. Aj ka sundu dy vjet mbi Izraelin.

52 Aj vazhdimisht ka bo qka u konë e keqe në sytë e Jehovës, edhe ka ecë në të njejtën rrugë si baba e nana e vet, edhe si Jeroboami, djali i Nebatit, që e kish shti Izraelin me bo gjynahe.

53 Aj i ka shërby Baalit edhe u ka përkulë para tij. Me këtë e ka fy Jehovën, Zotin e Izraelit, qysh e kish bo edhe baba i vet.