Letra e parë e Mbreterve 7
1 Sạlomo e ka ndërtu edhe nji pallat për veti. I janë dashtë 13 vjet me e kry krejt.
2 Aj e ka ndërtu edhe Shpinë e Pyllit të Lịbanonit. Ajo u konë 100 kut e gjatë, 50 kut e gjanë edhe 30 kut e naltë. U konë e ndërtume mbi katër rende shtyllash pi druni i cedrit. Përmi shtylla u konë të vendosun trarë pi druni i cedrit.
3 Përmi trarët mbajtës që u konë mbi shtylla, shpia u konë e veshun me dru cedri. Gjithsej u konë 45 trarë mbajtës, nga 15 në çdo rend.
4 Shpia i ka pasë edhe tri rende dritaresh me korniza. Në secilin pi tri rendeve, çdo dritare e ka pasë nji dritare tjetër përballë.
5 Krejt hymjet edhe shtyllat e dyerve i kanë pasë kornizat katrore. Njajt u konë edhe pjesët e mbrendshme të dritareve, që u konë përballë njana-tjetrës në tri rende.
6 Aj e ka ndërtu edhe Hajatin e Shtyllave. Ky u konë 50 kut i gjatë edhe 30 kut i gjanë. Përpara tij u konë edhe nji hajat tjetër me shtylla edhe me çati.
7 Aj e ka ndërtu edhe Sallën e Fronit, që u konë edhe Salla e Gjykimit, ku merrke vendime për gjyqe. Kjo sallë u konë e veshun me dru cedri pi dyshemeja deri te trarët e çatisë.
8 Pallati ku aj kishte me banu u konë pak ma larg pi asaj salle, në oborrin tjetër, edhe u konë i ndërtum në mënyrë të ngjashme. Përveç kësaj, Sạlomo e ka ndërtu edhe nji shpi për çikën e faraonit, që e kish marrë për grue. Edhe kjo shpi u konë e ngjashme me atë sallë.
9 Krejt këto ndërtesa edhe oborri i madh jonë konë të ndërtume me gurë të vlefshëm, pi themelet deri te pjesa ma e epërme e murit. Gurët i kishin gdhendë simas masave edhe i kishin pre me sharra për gurë.
10 Themelet jonë konë të ndërtume me gurë shumë të mëdhaj e të vlefshëm, disa nga 10 kut edhe disa nga 8 kut.
11 Përmi ta jonë konë gurë të vlefshëm, të gdhendun simas masave, edhe dru cedri.
12 Oborri i madh u konë i rrethum me nji mur pi tri rende gurësh të gdhendun edhe nji rend trarësh pi druni i cedrit. Njajt u konë i ndërtum edhe muri i oborrit të mbrendshëm edhe hajati i shpisë së Jehovait.
13 Mbreti Sạlomo ka çu njerëz me e thirrë Hịramin pi Tỵrusi.
14 Hịrami u konë djali i nji gruje të vejë pi fisi i Nạphtalit, kurse baba i tij u konë mjeshtër i bakrit pi Tỵrusi. Hịrami u konë nji njeri shumë i zoti, me mend edhe me përvojë në krejt punët me bakër. Aj ka ardhë te mbreti Sạlomo edhe i ka kry krejt punët që ia ka dhanë.
15 Aj i ka derdhë dy shtylla pi bakri. Secila u konë 18 kut e naltë edhe e ka pasë rrethin 12 kut.
16 I ka derdhë edhe dy kapitele pi bakri, pjesët e zbukurume që vendosen në krye të shtyllave. Secili kapitel u konë 5 kut i naltë.
17 Në kapitelet e dy shtyllave ka vendosë rrjeta me zingjirë të thurun mes veti, nga shtatë në secilin kapitel.
18 Aj ka bo edhe shega të punume edhe i ka vendosë në dy rende përmi rrjeta. Kështu i ka zbukuru të dy kapitelet që u konë në krye të shtyllave.
19 Pjesa e epërme e kapiteleve të shtyllave të hajatit u konë në formë të lules së zambakut edhe u konë 4 kut e naltë.
20 Kjo pjesë u konë në krye të dy shtyllave, përmi pjesën e rrumbullakët e të fryme që u konë e rrethume me rrjetë. Në secilin kapitel u konë të vendosuna nga 200 shega nëpër rende, krejt rreth e rrotull.
21 Aj i ka vendosë shtyllat e hajatit të tempullit. Shtyllën e djathtë e ka ngritë edhe ia ka lonë emnin Jạchin. Pastaj e ka ngritë shtyllën e majtë edhe ia ka lonë emnin Bọas.
22 Pjesa e epërme e shtyllave u konë në formë të lules së zambakut. Kështu ka përfundu puna me shtyllat.
23 Përveç kësaj, aj e ka bo edhe Detin pi metali të shkritun. Aj u konë i rrumbullakët, i ka pasë 10 kut pi njana anë e buzës deri te tjetra edhe 5 kut lartësi. Rrethi i tij u konë 30 kut.
24 Nën buzën e tij, krejt rreth e rrotull, u konë dy rende zbukurimesh në formë kungujsh, nga dhjetë kunguj për çdo kut. Kungujt edhe Deti jonë konë të derdhun bashkë në nji copë të vetme.
25 Deti u konë i vendosun mbi dymbëdhjetë dema pi metali. Tre shikojshin kah veriu, tre kah perëndimi, tre kah jugu edhe tre kah lindja. Pjesët e mbrapme të demave u konë të kthyme kah mesi, kurse Deti u konë i mbështetun përmi ta.
26 Muri i tij u konë i trashë sa gjanësia e nji pëllëmbe. Buza u konë e punume si buza e nji gote, në formë të lules së zambakut. Zakonisht nxanke 2 000 bath.
27 Pastaj aj i ka bo dhjetë karroca pi bakri. Secila karrocë u konë 4 kut e gjatë, 4 kut e gjanë edhe 3 kut e naltë.
28 Karrocat jonë konë të ndërtume kështu: i kanë pasë pllakat anash, që mbaheshin me shufra të vendosuna për së gjani.
29 Në pllakat anash, mes shufrave, u konë të punume figura të luanëve, demave edhe kerubinëve. Të njajtat figura u konë edhe përmi shufra. Përmi edhe nën luanët e demat u konë zbukurime të ngrituna në formë vargjesh lulesh.
30 Secila karrocë i ka pasë katër rrota pi bakri edhe boshtet e rrotave pi bakri. Në katër qoshet e karrocës u konë pjesët që i mbajshin si mbështetëse. Mbështetëset u konë nën legen, edhe në anët e secilës u konë të derdhuna zbukurime të ngrituna në formë vargjesh lulesh.
31 Legeni u konë i vendosun në pjesën e epërme të karrocës, që e ka pasë nji hapje të rrumbullakët. Kjo hapje hynte nji kut mbrenda asaj pjese. Krejt pjesa e epërme u konë nji kut e gjysë e naltë. Pjesa e naltë e saj u konë e zbukurume me gdhendje. Pllakat e saj anash s'jonë konë të rrumbullakëta, po katrore.
32 Katër rrotat u konë nën pllakat anash të karrocës edhe jonë konë të lidhuna me karrocën përmes mbajtëseve. Secila rrotë e ka pasë diametrin nji kut e gjysë.
33 Rrotat u konë të punume si rrotat e karrocave të zakonshme. Mbajtëset, rrathët e rrotave, shufrat e rrotave edhe pjesët e mesit jonë konë krejt pi metal i derdhun.
34 Në katër qoshet e secilës karrocë u konë katër mbështetëse, që jonë konë të derdhuna bashkë me karrocën si nji copë e vetme.
35 Përmi karrocë u konë nji rreth, gjysë kuti i naltë. Kornizat edhe pllakat anash, në pjesën e epërme të karrocës, jonë konë të derdhuna bashkë me karrocën si nji copë e vetme.
36 Në korniza edhe në pllakat anash, aj ka gdhendë kerubinë, luanë edhe palma, kudo që ka pasë vend. Edhe përreth ka bo zbukurime në formë vargjesh lulesh.
37 Kështu i ka bo dhjetë karrocat. Krejt jonë konë të derdhuna në të njajtën mënyrë, me të njajtat masa edhe me të njajtën formë.
38 Aj i ka bo edhe dhjetë legena pi bakri, nga nji për secilën karrocë. Secili legen nxanke 40 bath edhe i ka pasë 4 kut.
39 Pesë karroca i ka vendosë në anën e djathtë të shpisë edhe pesë në anën e majtë. Kurse Detin e ka vendosë në anën e djathtë të shpisë, kah juglindja.
40 Hịrami i ka bo edhe legenat tjerë, lopatat edhe tasat.
Në fund, Hịrami i ka kry krejt punët që mbreti Sạlomo ia kish dhanë me i bo për shpinë e Jehovait:
41 dy shtyllat, dy kapitelet në formë tasi që u konë në krye të shtyllave, dy rrjetat që i mbulojshin kapitelet në formë tasi,
42 400 shegat për dy rrjetat që i mbulojshin dy kapitelet në formë tasi në krye të shtyllave, nga dy rende shegash për secilën rrjetë,
43 dhjetë karrocat edhe dhjetë legenat përmi karroca,
44 Detin edhe dymbëdhjetë demat nën të,
45 enët, lopatat, tasat edhe krejt sendet tjera që Hịrami i ka bo pi bakri i lëmuem për shpinë e Jehovait, simas urdhnit të mbretit Sạlomo.
46 Mbreti i ka derdhë këto sende në kallëpe pi dheu, në krahinën e Jordanit, mes Sụkkothit edhe Zạrethanit.
47 Për shkak se sendet u konë jashtëzakonisht shumë, Sạlomo s'i ka peshu. Prandaj as pesha e bakrit s'u ditë.
48 Sạlomo i ka bo krejt sendet për shpinë e Jehovait: altarin pi ari, tavolinën pi ari për bukët që vendoseshin përpara Jehovait,
49 shandanat pi ari i pastër, pesë në anën e djathtë edhe pesë në anën e majtë përpara dhomës ma të mbrendshme, lulet zbukuruese, llambat edhe mashat për fitilat, krejt pi ari,
50 legenat, gërshërët për fitila, tasat, gotat edhe enët për zjarr, krejt pi ari i pastër, mbajtëset e dyerve të pjesës ma të mbrendshme të shpisë, domethanë të vendit Ma të Shenjtë, edhe mbajtëset e dyerve të shpisë së tempullit, edhe këto pi ari.
51 Kështu mbreti Sạlomo i ka kry krejt punët që u duheshin me u bo për shpinë e Jehovait. Pastaj i ka shti mbrenda krejt sendet që baba i tij Davidi ia kish kushtu Jehovait si të shenjta. Argjendin, arin edhe sendet tjera i ka vendosë në dhomat ku ruheshin thesaret e shpisë së Jehovait.