Letra e parë e Mbreterve 9
1 Kur Salomoni e ka kry ndërtimin e shpisë së Jehovës, pallatit të mbretit edhe krejt qka ka pas ndërmend me bo,
2 Jehovai iu ka shfaq për herë të dytë, qysh iu ka shfaq edhe në Gibeon.
3 Jehovai i ka thanë: “E kom ni lutjen tane edhe kërkesën që ma ke bo për me ta tregu mirësinë teme. Këtë shpi që ma ke ndërtu, e kom shenjtëru edhe e kom lidh emnin tem me to përgjithmonë. Sytë e mi edhe zemra jem kanë me konë gjithmonë aty.
4 E sa për ty, nëse ec para meje qysh ka ec baba yt Davidi, me krejt zemrën, besnik edhe i drejtë, nëse i mban krejt urdhnat e mi edhe vepron simas rregullave e vendimeve të mia,
5 atëher unë kom me bo që froni ku ti ulesh si mbret i Izraelit me qëndru përgjithmonë. Qashtu i kom premtu babës tand Davidit, kur i kom thanë: ‘Gjithmonë ka me pas nji pi pasardhësve tu që ka me u ul në fronin e Izraelit.’
6 Po nëse ti edhe djemtë e tu largoheni pi meje, nuk i mbani rregullat edhe urdhnat që jua kom dhanë, e shkoni me u shërby zotave tjerë edhe me u përkul para tyne,
7 atëher unë kom me i largu izraelitët pi toka që ua kom dhanë. Këtë shpi që e kom shenjtëru për nder të emnit tem, s’kom me e kqyrë ma as me sy. Edhe Izraelin kanë me e përbuzë e me e përqeshë krejt popujt.
8 Kjo shpi ka me u bo grumbull rrënimesh. Kushdo që kalon aty pari ka me u shtangë tu e kqyrë, ka me fishkëllu prej habisë edhe ka me vetë: ‘Pse Jehovai ia ka bo kështu këtij vendi edhe kësaj shpie?’
9 Atëher kanë me iu përgjigj: ‘Se ata e kanë lonë Jehovën, Zotin e tyne, që i ka nxjerrë të parët e tyne pi Egjiptit. Janë kapë mas zotave tjerë, janë përkul para tyne edhe u kanë shërby. Për qata Jehovai ua ka pru krejt këto të kqija.’”
10 Mas 20 vjetësh, kur Salomoni e ka kry ndërtimin e të dy ndërtesave, shpisë së Jehovës edhe pallatit të mbretit,
11 mbreti Salomon ia ka dhanë Hiramit 20 qytete në Galile. (Hirami, mbreti i Tirit, ia ka sjellë Salomonit trungje kedri, trungje dëllinje edhe aq ar sa ka dasht Salomoni.)
12 Atëher Hirami ka ardh pi Tiri me i pa qytetet që ia ka dhanë Salomoni, po ato s’i kanë pëlqy.
13 Aj i ka thanë: “Qfarë qytetesh m’ke dhanë kështu, o vlla?” Për qata, ajo anë edhe sot quhet vendi i Kabulit.
14 Hirami ia ka çu mbretit 120 talenta ar.
15 Ky asht tregimi për njerëzit që mbreti Salomon i ka marrë me zor me punu, për me e ndërtu shpinë e Jehovës, pallatin e vet, ledhin mbrojtës, murin e Jerusalemit, edhe qytetet Hazor, Megido e Gezer.
16 (Faraoni, mbreti i Egjiptit, ka ardh edhe e ka marrë Gezerin. E ka kallë qytetin edhe i ka vra kananejt që kanë jetu aty. Masanej ia ka dhanë qytetin vajzës së vet, grusë së Salomonit, si dhuratë për lamtumirë.)
17 Salomoni e ka ndërtu Gezerin, Beth-Horonin e Poshtëm,
18 Baalatin edhe Tamarin, që gjendet në shkretinë, mrena vendit.
19 Aj i ka ndërtu edhe krejt qytetet ku i ka majt furnizimet e veta, qytetet për qerret edhe për kalorsit e vet. I ka kry edhe krejt ndërtimet tjera që ka pas ndërmend me i bo në Jerusalem, në Liban edhe në krejt vendin ku ka sundu.
20 Kanë metë edhe disa amoritë, hetitë, perizitë, hivitë edhe jebusitë. Kta s’jonë konë pi populli i Izraelit.
21 Ata jonë konë pasardhësit e atyne që izraelitët s’kanë mujt me i shfaros krejt, edhe kanë vazhdu me jetu në atë vend. Salomoni i ka detyru me punu si skllevën, edhe qashtu kanë metë deri sot.
22 Po izraelitët Salomoni s’i ka bo skllevën. Ata jonë konë ushtarët e tij, shërbëtorët, burrat që kanë pas pozita të nalta, ndihmësit e tij, edhe kryetarët e atyne që i kanë ngasë qerret e të kalorsve.
23 Kanë konë 550 kryetarë të njerëzve që i ka caktu Salomoni me i mbikëqyrë punët. Kta jonë konë përgjegjës për punëtorët që i kanë kry ato punë.
24 Vajza e faraonit u shpërngul pi Qyteti i Davidit në shpinë e vet, që ia ka ndërtu Salomoni. Masanej Salomoni e ka ndërtu ledhin mbrojtës.
25 Tri herë në vjet Salomoni ka fliju kurbane të djegshme edhe kurbane të bashkësisë mbi altarin që ia ka ndërtu Jehovës. Kështu, tymi i kurbaneve u ngrit pi altari para Jehovës. Qashtu Salomoni e ka kry shpinë.
26 Mbreti Salomon ka ndërtu edhe nji flotë anijesh në Ezjon-Geber, afër Elotit, në breg të Detit të Kuq, në vendin e Edomit.
27 Hirami i ka çu njerëzit e vet me atë flotë, detarë me përvojë, që me shërby bashkë me njerëzit e Salomonit.
28 Ata kanë lundru deri në Ofir edhe pi atje ia kanë sjellë mbretit Salomon 420 talenta ar.