Letra e parë e Samuelit 23
1 Nji ditë, dikush i ka kallxu Davidit: „Filistinët po luftojnë kundër Keilës edhe po i plaçkitin lëmat ku shihet drithi.“
2 Davidi e ka vet Jehovain: „A me shku me i sulmu këta filistinë?“ Jehovai i ka thanë Davidit: „Shko, mundi filistinët edhe shpëtoje Keilën.“
3 Po burrat e Davidit i kanë thanë: „Kqyre, na edhe këtu n'Judë po tutemi! E qka ka me ndodh nëse shkojmë n'Keila me luftu kundër ushtrisë së filistinëve?“
4 Davidi e ka vet Jehovain edhe nji herë, edhe Jehovai i ka thanë: „Çohu e zhdryp n'Keila, se unë kom me t'i dhonë filistinët n'dorë!“
5 Kështu Davidi ka shku me burrat e vet n'Keila edhe ka luftu kundër filistinëve. Ua ka marrë bagëtinë edhe i ka mundë shumë keq. Qeshtu Davidi i ka shpëtu banorët e Keilës.
6 Kur Abiathari, djali i Ahimelekut, ka ik te Davidi n'Keila, e ka pas me veti nji efod.
7 Dikush i ka kallxu Saulit: „Davidi asht n'Keila.“ Atëherë Sauli ka thanë: „Zoti ma ka lonë n'dorë. Aj vet ia ka bo kurthin vetes, kur ka hi n'nji qytet që ka porta me shula.“
8 Sauli e ka mbledh krejt popullin për me zhdryp n'luftë n'Keila, që me e rrethu Davidin bashkë me burrat e tij.
9 Kur Davidi ka marrë vesh qka po planifikon Sauli kundër tij, i ka thanë priftit Abiathar: „Bine efodin këtu!“
10 Masanej Davidi ka thanë: „O Jehova, Zoti i Izraelit, unë, shërbëtori yt, kom ni që Sauli po don me ardh n'Keila me e shkatërru qytetin, veç pse unë jom këtu.
11 A kanë me m'dorëzu krerët e Keilës? A ka me ardh Sauli, qysh kom ni? O Jehova, Zoti i Izraelit, t'lutna kallxom mu, shërbëtorit tand!“ Atëherë Jehovai i ka thanë: „Ka me ardh.“
12 Davidi e ka vet: „A kanë me na dorëzu krerët e Keilës, mu edhe burrat e mi, te Sauli?“ Jehovai i ka thanë: „Kanë me ju dorëzu.“
13 Menjiherë Davidi u nis me rreth 600 burrat e vet. Kanë dal pi Keilës edhe kanë shku sa anej-knej, ku kanë mujt. Kur Sauli ka marrë vesh që Davidi ka ik pi Keilës, s'ka shku ma mas tij.
14 Davidi ka nejt n'vende ku u konë zor me mrrit, n'shkretinë, n'malet e shkretinës së Sifit. Sauli e ka kërku pa u nalë, po Jehovai s'ia ka dhonë n'dorë.
15 Kur Davidi u konë n'Horesh, n'shkretinën e Sifit, e ka ditë që Sauli u nis për me ia marrë jetën.
16 Atëherë Jonatani, djali i Saulit, ka shku te Davidi n'Horesh për me ia forcu besimin te Jehovai.
17 I ka thanë: „Mos u tut! Baba jem Sauli s'ka me t'gjet. Ti ke me u bo mbret i Izraelit, e unë kom me kon i dyti mas teje. Edhe baba jem Sauli e din këtë sen.“
18 Masanej të dy kanë lidh nji besë para Jehovait. Davidi ka nejt n'Horesh, e Jonatani u kthy n'shpi.
19 Nji ditë, burrat e Sifit kanë hyp n'Gibea edhe i kanë thanë Saulit: „Davidi asht mshef ngat nesh, n'vende ku zor se mundesh me mrrit, afër Horeshit, n'kodrën e Hahilës, që asht n'jug t'Jeshimonit.
20 Zhdryp te na kurdo që të dush, o mbret, edhe na kemi me ta dorëzu!“
21 Atëherë Sauli ju ka thanë: „Jehovai ju bekoftë, se ju ka ardh gjynah për mu.
22 T'lutna, shkoni edhe mundohuni me marrë vesh sakt ku asht aj edhe kush e ka pa aty, se kom ni që aj asht shumë dinak.
23 Kërkojini mirë krejt vendet ku mundet me u mshef edhe kthehuni te unë me dëshmi t'sigurt. Masanej kom me ardh me ju, edhe nëse aj asht n'kët vend, kom me e gjet n'mes krejt mijërave t'Judës.“
24 Atëherë ata janë nisë edhe kanë shku n'Sif përpara Saulit. N'at kohë Davidi edhe burrat e tij u konë n'shkretinën e Maonit, n'Arabë, n'jug t'Jeshimonit.
25 N'fund, Sauli ka ardh me burrat e vet për me e kërku Davidin. Kur Davidit ia kanë kallxu këtë sen, aj ka zhdryp menjiherë te shkambi edhe ka nejt n'shkretinën e Maonit. Sauli ka marrë vesh për këtë sen edhe ka shku mas Davidit deri n'shkretinën e Maonit.
26 Kur Sauli ka mrrit n'njën anë t'malit, Davidi edhe burrat e tij u konë n'anën tjetër. Davidi u mundu me ik sa ma shpejt, po Sauli edhe burrat e tij po afroheshin gjithnji e ma shumë për me e kap Davidin bashkë me burrat e tij.
27 Po atëherë ka ardh nji lajmëtar edhe i ka thanë Saulit: „Shpejt, hajde! Filistinët e kanë sulmu vendin!“
28 Atëherë Sauli e ka nalë ndjekjen e Davidit edhe u nis me luftu kundër filistinëve. Për qata, qat vend e kanë qujt „Shkambi i Ndarjeve“.
29 Masanej Davidi ka vazhdu rrugën edhe ka nejt n'vende ku u konë zor me mrrit, afër En-Gedit.