Letra e parë e Samuelit 26

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Nji ditë, burrat e Sifit kanë shku te Sauli n'Gibea edhe i kanë thanë: „Davidi asht mshef n'kodrën e Hahilës, përballë Jeshimonit.“

2 Atëherë Sauli i ka marrë me veti 3000 burra t'zgjedhun pi krejt Izraeli edhe ka zhdryp n'shkretinën e Sifit, për me e kërku Davidin aty.

3 Sauli e ka ngrit kampin n'kodrën e Hahilës, përballë Jeshimonit, ngat rrugës. Davidi, që u konë n'shkretinë, ka marrë vesh që Sauli ka ardh n'shkretinë për me e kërku.

4 Për qata Davidi ka çu disa burra me vëzhgu, për me u siguru që Sauli përnime ka ardh.

5 Ma vonë Davidi ka shku te vendi ku Sauli e kishte ngrit kampin, edhe e ka pa vendin ku po flinte Sauli bashkë me komandantin e ushtrisë së tij, Abnerin, djalin e Nerit. Sauli po flinte mrena vendit t'rrethum t'kampit, e ushtarët e tij u konë vendos rreth tij.

6 Atëherë Davidi e ka vet Ahimelekun, hititin, edhe Abishain, djalin e Zerujës, vllaun e Joabit: „Kush po vjen me mu me zhdryp n'kampin e Saulit?“ Abishai ia ka kthy: „Unë po vij me ty!“

7 Kështu Davidi edhe Abishai kanë shku tinëz natën te ushtarët edhe e kanë gjet Saulin tu fjet mrena vendit t'rrethum t'kampit. Shtiza e tij u konë e ngulun n'dhe ngat kryt të tij. Abneri edhe ushtarët tjerë po flinin krejt rreth tij.

8 Atëherë Abishai i ka thanë Davidit: „Sot Zoti ta ka lonë anmikun tand n'dorë. Tash t'lutna, lëm me e ngul me shtizë për toke! Veç nji herë kom me i ra! S'ka me pas nevojë për herë t'dytë.“

9 Po Davidi i ka thanë: „Mos i bo kurgjo! Se kush mundet me e çu dorën kundër atij që Jehovai e ka ly me vaj, e me met pa faj?“

10 Masanej Davidi ka thanë: „Pasha Jehovain që asht gjallë, vet Jehovai ka me e godit, ose ka me i ardh dita me vdek, ose ka me shku n'luftë edhe ka me u vra.

11 Para Jehovait, as që m'shkon n'mend me e çu dorën kundër atij që Jehovai e ka ly me vaj! Tash t'lutna, merre shtizën që asht ngat kryt t'tij edhe enën e ujit, edhe hajde t'shkojmë!“

12 Kështu Davidi e ka marrë shtizën edhe enën e ujit që u konë ngat kryt t'Saulit, edhe të dy janë largu. Kërkush s'i ka pa, kërkush s'i ka vërejt, edhe kërkush s'u zgju. Krejt po flinin shumë thellë, se Jehovai i kishte shti n'nji gjumë t'thellë.

13 Masanej Davidi ka shku n'anën tjetër edhe u ndal n'majë t'malit, pak ma larg, që me pas nji largësi t'sigurt pi tyne.

14 Davidi ju ka bërtit ushtarëve edhe Abnerit, djalit t'Nerit: „O Abner, a s'po përgjigjesh?“ Abneri ia ka kthy: „Kush je ti që po i bërtet mbretit pi atje?“

15 Atëherë Davidi i ka thanë Abnerit: „A s'je ti burrë? Kush n'Izrael asht si ti? E pse atëherë s'e ke rujt zotninë tand, mbretin? Se nji ushtar ka hy n'kamp për me e vra zotninë tand, mbretin!

16 Kjo që e ke bo ti s'asht mirë. Pasha Jehovain që asht gjallë, ju e meritoni me vdek, se s'e keni rujt zotninë tuaj, atë që Jehovai e ka ly me vaj. Kqyrni pak rreth vetes! A s'u konë nji shtizë edhe nji enë e ujit ngat kryt t'mbretit? E ku jonë tash?“

17 Atëherë Sauli e ka njoft zanin e Davidit edhe e ka vet: „A asht ky zani yt, o djali jem David?“ Davidi ia ka kthy: „Po, o zotnia jem edhe mbret.“

18 Masanej Davidi ka thanë: „Pse po m'ndjek, o zotnia jem? Qka kom bo unë? Qfarë faji kom bo?

19 T'lutna, o zotnia jem edhe mbret, ngoj fjalët e mia, shërbëtorit tand! Nëse Jehovai të ka shty kundër meje, atëherë le ta pranojë kurbanin tem pi drithi. Po nëse njerzit të kanë shty kundër meje, ata qofshin t'mallkum para Jehovait, se sot m'kanë përzanë, që mos me mujt me nejt bashkë me ata që jonë trashëgimia e Jehovait. Asht sikur po m'thonë: ‘Shko edhe shërbeju zotave tjerë!’

20 E tash, mos lejo që gjaku jem me u derdh për toke larg pi pranisë së Jehovait! Pse mbreti i Izraelit po e ndjek veç nji plesht t'vetëm, sikur me kon tu e gjujt nji thëllëzë n'male?“

21 Sauli ia ka kthy: „Kom bo gjynah! Kthehu, o djali jem David! S'kom me t'bo ma kurrfarë t'keqe, se ti sot e ke çmu jetën teme. Përnime jom sill si budallë edhe kom bo nji gabim shumë t'madh.“

22 Atëherë Davidi ka thanë: „Qe ku asht shtiza e mbretit! Le të vijë njoni pi djemve me e marrë!

23 Jehovai vet ka me ia kthy secilit për drejtësinë edhe besnikërinë e vet. Edhe pse Jehovai sot t'ka lonë n'dorën teme, unë s'kom dasht me e çu dorën kundër atij që Jehovai e ka ly me vaj.

24 Prandaj, qashtu qysh jeta jote sot u konë shumë e çmueshme për mu, qashtu le t'jetë edhe jeta jem e çmueshme n'sytë e Jehovait, edhe aj le të m'shpëtojë pi krejt telasheve.“

25 Sauli ia ka kthy: „Ti qofsh i bekum, o djali jem David! Ti ki me bo sene t'mdhaja edhe pa dyshim ki me fitu.“ Masanej Davidi ka vazhdu rrugën e vet, kurse Sauli u kthy n'shpi.