Letra e parë e Samuelit 27
1 Po Davidi ka mendu me veti: “Nji ditë Sauli ka me m’vra. Ma së miri asht me ikë në vendin e filistinëve, që me konë i sigurt. Atëherë Sauli ka me nalë me m’lypë nëpër krejt Izraelin, e unë kam me konë i sigurt pi tij.”
2 Qashtu Davidi u nis bashkë me 600 burrat që i ka pasë me veti, edhe ka shku te Akishi, djali i Maokut, mbreti i Gathit.
3 Davidi edhe burrat e tij kanë nejtë te Akishi në Gath, secili bashkë me familjen e vet. Davidi i ka pasë me veti edhe dy gratë e veta: Ahinoamën pi Jezreelit edhe Abigailën pi Karmelit, të vejën e Nabalit.
4 Kur Saulit i kanë kallxu që Davidi ka ikë në Gath, aj ka nalë me e lypë.
5 Nji ditë Davidi i ka thanë Akishit: “Nëse t’vjen mirë, ma cakto nji vend në njonin pi qyteteve të vendit, ku muj me u vendos. Pse me nejt unë, shërbëtori yt, te ti në qytetin e mbretit?”
6 Atë ditë Akishi ia ka dhanë Ziklagun. Për qata ky qytet edhe sot i takon mbretërve të Judës.
7 Davidi ka nejtë në vendin e filistinëve nji vit e katër muj.
8 Davidi edhe burrat e tij kanë dalë shpesh me sulmu gëshuritët, girzitët edhe amalekitët, që jetojshin në tokat pi Telami deri në Shur e deri në Egjipt.
9 Sa herë ka sulmu në ato vende, Davidi s’ka lanë gjallë asnji burrë e asnji gru. Po delet, lopët, gomarët, devetë edhe teshat i ka marrë me veti, e masanej ka shku prapë te Akishi.
10 Çdo herë Akishi i ka vetë: “Kah keni shku sot me plaçkitë?” E Davidi i ka thanë: “Në jug të Judës”, ose: “Në anën jugore të jerahmeelitëve”, ose: “Në anën jugore të kenitëve.”
11 Davidi s’ka lanë gjallë asnji burrë e asnji gru, që mos me pasë nevojë me i çu në Gath. Se thojke: “Ndryshe kanë me na tradhtu e kanë me thanë: ‘Këtë e ka bo Davidi.’” (Kështu ka vepru tanë kohën sa ka nejtë në vendin e filistinëve.)
12 Akishi i ka besu Davidit edhe ka thanë me veti: “Sigurt e ka bo veten të urrym te populli i vet, Izraeli. Tash aj ka me konë shërbëtori jem përgjithmonë.”