Letra e parë e Samuelit 31

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur filistinët kanë luftu kundër Izraelit, ushtarët izraelitë kanë ikë para tyne, edhe shumë pi tyne janë vra në malin Gilboa.

2 Filistinët i kanë shku shumë ngat mas Saulit edhe djemve të tij, e në fund i kanë vra tre djemtë e Saulit: Jonatanin, Abinadabin edhe Malkishuan.

3 Lufta u bo shumë e ashpër rreth Saulit. Ata që gjujshin me shigjeta e kanë pa Saulin edhe e kanë plagosë randë.

4 Atëherë Sauli i ka thanë atij që ia bajke armët: “Nxirre shpatën tane edhe më ther me të! Se përndryshe kanë me ardhë këta të parrethpremë, kanë me më therë edhe kanë me u sill me mu pa pikë dhimte.” Po aj që ia bajke armët s’ka dashtë me e bo këtë, se u tutë shumë. Atëherë Sauli e ka marrë shpatën e vet edhe u hodh mbi të.

5 Kur aj që ia bajke armët e ka pa që Sauli ka dekë, edhe aj u hodh mbi shpatën e vet edhe ka dekë bashkë me të.

6 Qashtu Sauli, tre djemtë e tij, aj që ia bajke armët edhe krejt burrat e tij kanë dekë bashkë në të njejtën ditë.

7 Kur izraelitët që jetojshin nëpër lugina edhe në anën e Jordanit e kanë pa që ushtarët e Izraelit kanë ikë edhe që Sauli e djemtë e tij kanë dekë, i kanë lanë qytetet e veta edhe kanë ikë. Masanej filistinët kanë ardhë edhe i kanë marrë ato qytete.

8 Të nesërmen filistinët kanë ardhë me ua marrë plaçkat atyne që u vranë. Aty e kanë gjetë Saulin edhe tre djemtë e tij të vramë në malin Gilboa.

9 Ata ia kanë pre kryt Saulit, ia kanë marrë armaturën edhe kanë çu njerëz nëpër krejt vendin e filistinëve, që me e përhapë lajmin në tempujt e idhujve të vet edhe nëpër popull.

10 Armaturën e Saulit e kanë çu në tempullin e Ashtoretës, kurse trupin e tij e kanë lidhë në murin e Beth-Shanit.

11 Kur banorët e Jabesh-Gileadit kanë ni qka i kishin bo filistinët Saulit,

12 krejt luftëtarët janë nisë edhe kanë ecë tanë natën, derisa kanë mbrri në Beth-Shan. I kanë zhdryp trupat e Saulit edhe të djemve të tij pi muri, janë kthy në Jabesh edhe i kanë djegë atje.

13 Masanej i kanë marrë eshtrat e tyne, i kanë vorrosë nën drunin e tamariskut në Jabesh edhe kanë agjëru shtatë ditë.