Letra e parë e Shembujve 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Adami,
Seti,
Enoshi,

2 Kenani,
Mahalaleli,
Jaredi,

3 Enoku,
Metuselahu,
Lameku,

4 Noeu, Semi, Hami
edhe Jafeti.

5 Djemtë e Jafetit jonë konë Gomeri, Magogu,
Madai, Javani, Tubali, Mesheku edhe Tirasi.

6 Djemtë e Gomerit jonë konë Ashkenazi, Rifati edhe Togarma.

7 Djemtë e Javanit jonë konë Elisha, Tarshishi, Kitimi edhe Rodanimi.

8 Djemtë e Hamit jonë konë Kushi, Mizraimi, Puti edhe Kanaani.

9 Djemtë e Kushit jonë konë Seba, Havila, Sabta, Raema edhe Sabteka.
Djemtë e Raemës jonë konë Sheba edhe Dedani.

10 Kushi u bo babë i Nimrodit, i cili u bo i pari njeri i fuqishëm në tokë.

11 Mizraimi u bo babë i Ludimit, Anamimit, Lehabimit, Naftuhimit,

12 Patrusimit, Kasluhimit (pi të cilit e kanë prejardhjen filistinët) edhe Kaftorimit.

13 Kanaani u bo babë i Sidonit, djalit të vet të parë, edhe i Hetit,

14 po edhe i jebusitëve, amoritëve, girgashitëve,

15 hivitëve, arkitëve, sinitëve,

16 arvaditëve, zemaritëve edhe hamatitëve.

17 Djemtë e Semit jonë konë Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi edhe Arami. Edhe Uzi, Huli, Geteri edhe Mashi.

18 Arpakshadi u bo babë i Shelahut, e Shelahi u bo babë i Eberit.

19 Eberit i kanë lindë dy djem. Njani e ka pasë emnin Peleg, se gjatë jetës së tij toka u nda. Vllau i tij e ka pasë emnin Joktan.

20 Joktani u bo babë i Almodadit, Shelefit, Hazarmavetit, Jerahut,

21 Hadoramit, Uzalit, Diklës,

22 Obalit, Abimaelit, Shebës,

23 Ofirit, Havilës edhe Jobabit. Krejt këta jonë konë djemtë e Joktanit.

24 Semi,
Arpakshadi,
Shelahu,

25 Eberi,
Pelegu,
Reu,

26 Serugu,
Nahori,
Terahu,

27 Abrami, që do me thanë Abrahami.

28 Djemtë e Abrahamit jonë konë Isaku edhe Ismaili.

29 Këta jonë pasardhësit e tyne: Djali i parë i Ismailit u konë Nebajoti, mas tij kanë ardhë Kedari, Adbeeli, Mibsami,

30 Mishma, Duma, Masa, Hadadi, Tema,

31 Jeturi, Nafishi edhe Kedma. Këta jonë konë djemtë e Ismailit.

32 Ketura, gruaja tjetër e Abrahamit, i ka lindë këta djem: Simranin, Jokshanin, Medanin,
Midianin, Jishbakun edhe Shuahun. Djemtë e Jokshanit jonë konë Sheba edhe Dedani.

33 Djemtë e Midianit jonë konë Efa, Eferi, Hanoku, Abida edhe Eldaa.
Krejt këta jonë konë djemtë e Keturës.

34 Abrahami u bo babë i Isakut. Djemtë e Isakut jonë konë Esau edhe Izraeli.

35 Djemtë e Esaut jonë konë Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami edhe Korahu.

36 Djemtë e Elifazit jonë konë Temani, Omari, Zefo, Gatami, Kenazi, Timna edhe Amaleku.

37 Djemtë e Reuelit jonë konë Nahati, Serahu, Shama edhe Miza.

38 Djemtë e Seirit jonë konë Lotani, Shobali, Zibeoni, Ana, Dishoni, Ezeri edhe Dishani.

39 Djemtë e Lotanit jonë konë Hori edhe Homami. Motra e Lotanit u konë Timna.

40 Djemtë e Shobalit jonë konë Alvani, Manahati, Ebali, Shefo edhe Onami.
Djemtë e Zibeonit jonë konë Aja edhe Ana.

41 Djali i Anës u konë Dishoni.
Djemtë e Dishonit jonë konë Hemdani, Eshbani, Jitrani edhe Kerani.

42 Djemtë e Ezerit jonë konë Bilhani, Zaavani edhe Akani.
Djemtë e Dishanit jonë konë Uzi edhe Arani.

43 Këta jonë mbretat që kanë sundu në vendin e Edomit, para se izraelitët me pasë nji mbret: Bela, djali i Beorit. Qyteti i tij e ka pasë emnin Dinhaba.

44 Kur ka vdekë Bela, mas tij ja ka nisë me sundu Jobabi, djali i Serahut pi Bozra.

45 Kur ka vdekë Jobabi, mas tij ja ka nisë me sundu Hushami pi vendi i temanëve.

46 Kur ka vdekë Hushami, mas tij ja ka nisë me sundu Hadadi, djali i Bedadit. Aj e ka mundë Midianin në territorin e Moabit, edhe qyteti i tij e ka pasë emnin Avit.

47 Kur ka vdekë Hadadi, mas tij ja ka nisë me sundu Samla pi Masreka.

48 Kur ka vdekë Samla, mas tij ja ka nisë me sundu Shauli pi Rehoboti, afër lumit.

49 Kur ka vdekë Shauli, mas tij ja ka nisë me sundu Baal-Hanani, djali i Akborit.

50 Kur ka vdekë Baal-Hanani, mas tij ja ka nisë me sundu Hadadi. Qyteti i tij e ka pasë emnin Pau. Gruaja e tij e ka pasë emnin Mehetabel. Ajo u konë e bija e Matredës, e Matreda u konë e bija e Mesahabit.

51 Në fund ka vdekë edhe Hadadi.
Prijësit e Edomit jonë konë prijësi Timna, prijësi Alva, prijësi Jetet,

52 prijësi Oholibama, prijësi Ela, prijësi Pinon,

53 prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibzar,

54 prijësi Magdiel, prijësi Iram. Këta jonë konë prijësit e Edomit.