Letra e parë e Shembujve 13
1 Davidi ka bisedu me udhëheqësit e grupeve me nga nji mijë e nga njiqind burra, edhe me secilin prijës.
2 Masanej Davidi i ka thanë krejt popullit të Izraelit që u mblodh aty: “Nëse ju pajtoheni edhe nëse Jehovait, Zotit tonë, i pëlqen, atëherë hajde t’çojmë lajmëtarë te vllaznitë tanë tjerë në krejt vendet e Izraelit, edhe te priftërinjtë e levitët në qytetet e tyne që kanë kullota, e me i thirrë me ardhë te na.
3 Edhe hajde ta kthejmë arkën e besëlidhjes së Zotit tonë.” Se në kohën e Saulit s’jonë kujdesë për të.
4 Krejt ata që u mblodhën jonë pajtu me qet sen, se krejt populli e ka pa që kjo u konë e drejtë.
5 Kështu Davidi e ka mbledhë krejt Izraelin, pi lumit të Egjiptit e deri në Lebo-Hamat, për me e marrë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë pi Kirjath-Jearimi.
6 Masanej Davidi bashkë me krejt Izraelin ka shku në Baala të Judës, domethanë në Kirjath-Jearim, për me e marrë pi aty arkën e besëlidhjes së Jehovait, Zotit të vërtetë, emni i të cilit thirret para arkës, e që rrin në fron mbi kerubinët.
7 Po kur e kanë nxjerrë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë pi shpija e Abinadabit, e kanë vnu mbi nji qerre të re. Uzahu edhe Ahjo e kanë udhëheqë qerren.
8 Davidi edhe krejt Izraeli kanë festu me gjithë zemër para Zotit të vërtetë. Kanë knu edhe kanë lujt me harpa e vegla tjera me tela, me dajre, cimbale edhe bori.
9 Po kur kanë mbrri te vendi ku shihej drithi i Kidonit, qetë gati e kanë përmbysë qerren. Atëherë Uzahu e ka shtri dorën edhe e ka kapë arkën e besëlidhjes për me e majtë.
10 Në atë moment Jehovai u zemëru shumë edhe e ka vra Uzahun, se aj e ka shtri dorën kah arka e besëlidhjes. Kështu Uzahu ka dekë aty para Zotit.
11 Davidi u idhnu shumë, se Jehovai e ka shfry zemërimin e vet mbi Uzahun. Për qata, aj vend edhe sot quhet Perez-Uza.
12 Atë ditë Davidi u tut shumë pi Zotit të vërtetë edhe ka thanë: “Qysh muj unë me e pru arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë te vetja?”
13 Kështu Davidi s’e ka çu arkën e besëlidhjes te vetja në Qytetin e Davidit, po ka bo që me e çu në shpinë e Obed-Edomit, gatitit.
14 Arka e besëlidhjes së Zotit të vërtetë ka nejtë tre muaj në shpinë e Obed-Edomit. Gjatë asaj kohe, Jehovai e ka beku krejt shpinë e tij edhe gjithçka që i takojke atij.