Letra e parë e Shembujve 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mas do kohe, Nahashi, mbreti i amonitëve, ka dekë edhe djali i tij ia ka marrë vendin si mbret.

2 Atëherë Davidi ka thanë: “Unë kom me u sillë me besnikëri ndaj Hanunit, djalit të Nahashit, se edhe baba i tij u sill me besnikëri ndaj meje.” Për qata, Davidi ka çu do lajmëtarë te Hanuni për me ia shpreh ngushëllimet. Po kur ata kanë mbërri në vendin e amonitëve për me e ngushëllu,

3 kryetarët e amonitëve i kanë thanë Hanunit: “A po menon ti që Davidi t’i ka çu këta njerëz me të ngushëllu veç për me e nderu babën tand? Shërbëtorët e tij kanë ardhë veç me e kqyrë mirë krejt vendin, me marrë vesh çdo sen, me të rrëzu pi pushtetit edhe me e përgju vendin.”

4 Atëherë Hanuni i ka kapë shërbëtorët e Davidit, i ka rru, ua ka pre teshat përgjysë deri te vithet edhe i ka përzanë.

5 Kur Davidi e ka marrë vesh qka u kishte ndodhë atyne burrave, menjiherë ka çu do burra tjerë me ju dalë përpara, se ata ishin turpëru shumë keq. Mbreti u ka çu fjalë: “Rrini në Jerihon edhe mos u ktheni derisa t’ju rriten apet mjekrat.”

6 Amonitët e kanë kuptu që e kishin bo Davidin me i urrejtë. Për qata, Hanuni edhe amonitët kanë çu lajmëtarë me 1 000 talenta argjendi, për me marrë me pagesë qerre lufte edhe kalorës pi Mesopotamisë, pi Aram-Maakës edhe pi Zobës.

7 Ata kanë marrë 32 000 qerre lufte edhe e kanë marrë me pagesë mbretin e Maakës bashkë me ushtrinë e tij. Aj masanej e ka ngrehë kampin para Medebës. Edhe amonitët jonë mbledhë pi qytetet e tyne për me dalë në luftë.

8 Kur Davidi e ka ni këtë, e ka çu Joabin me krejt ushtrinë, bashkë me luftëtarët ma të fortë.

9 Amonitët kanë dalë edhe jonë rreshtu për luftë para hyrjes së qytetit. Kurse mbretat që u ishin bashku atyne, jonë rreshtu veçmas në fushë të hapët.

10 Kur Joabi e ka pa që armiqtë po i sulmojshin edhe pi përpara edhe pi mbrapa, i ka zgjedhë do pi ushtarëve ma të mirë të Izraelit edhe i ka rreshtu përballë sirianëve.

11 Kurse ushtarët tjerë i ka vnu nën komandën e vllaut të vet, Abishait, që me dalë kundër amonitëve.

12 Joabi i ka thanë: “Nëse sirianët bohen tepër të fortë për mu, ti duhesh me ardhë me më ndihmu. E nëse amonitët bohen tepër të fortë për ty, unë kom me ardhë me të ndihmu.

13 Duhet me konë të fortë edhe trima për popullin tonë edhe për qytetet e Zotit tonë. E Jehovai ka me bo qka asht mirë në sytë e tij.”

14 Masanej Joabi ka dalë bashkë me ushtarët e vet kundër sirianëve, edhe ata kanë ikë para tij.

15 Kur amonitët e kanë pa që sirianët kanë ikë, edhe ata kanë ikë para Abishait, vllaut të Joabit, edhe jonë tërhekë mrena në qytet. Masanej Joabi ka shku në Jerusalem.

16 Kur sirianët e kanë kuptu që Izraeli i kishte mundë, kanë çu lajmëtarë për me i mbledhë sirianët që ishin në anën e lumit Eufrat. Ata duhej me ardhë nën urdhrat e Shofakut, komandantit të ushtrisë së Hadadezerit.

17 Kur Davidi e ka marrë vesh këtë, menjiherë e ka mbledhë krejt Izraelin, e ka kalu lumin Jordan edhe ka marshu drejt tyne. Davidi e ka rreshtu ushtrinë e vet për luftë kundër sirianëve, edhe ata kanë luftu kundër tij.

18 Po masanej sirianët kanë ikë para Izraelit. Davidi i ka vra 7 000 sirianë që i ngasnin qerret e luftës, 40 000 ushtarë sirianë këmbësorë, edhe komandantin e ushtrisë, Shofakun.

19 Kur burrat që ishin nën urdhrat e Hadadezerit e kanë pa që Izraeli i kishte mundë, menjiherë kanë bo paqe me Davidin edhe i jonë nënshtru atij. Pi atëherë, sirianët s’kanë dashtë ma me i ndihmu amonitët.