Letra e parë e Shembujve 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Djemtë e Izraelit jonë konë: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zebuloni,

2 Dani, Jozefi, Benjamini, Naftali, Gadi edhe Asheri.

3 Djemtë e Judës jonë konë Eri, Onani edhe Shela. Këta tre djem ia ka lindë vajza e Shuas, që u konë kananite. Po Eri, djali i parë i Judës, e ka zemëru Jehovain, e për qata Jehovai e ka vra.

4 Juda i ka pasë edhe dy djem me rejën e vet, Tamarën: Perezin edhe Serahun. Krejt bashkë, Juda i ka pasë pesë djem.

5 Djemtë e Perezit jonë konë Hezroni edhe Hamuli.

6 Djemtë e Serahut jonë konë Zimri, Etani, Hemani, Kalkoli edhe Dara. Krejt bashkë jonë konë pesë.

7 Djali i Karmit u konë Akari. Aj i ka sjellë shumë telashe Izraelit, se s’u tregu besnik në lidhje me gjanat që u dasht me u shkatërru krejt.

8 Djali i Etanit u konë Azaria.

9 Djemtë që i kanë lindë Hezronit jonë konë Jerahmeeli, Rami edhe Kelubai.

10 Rami u bo babë i Aminadabit, e Aminadabi u bo babë i Nahshonit, që u konë prijës i pasardhësve të Judës.

11 Nahshoni u bo babë i Salmës, e Salma u bo babë i Boazit.

12 Boazi u bo babë i Obedit, e Obedi u bo babë i Isait.

13 Djalin e parë që e ka pasë Isai u konë Eliabi. I dyti u konë Abinadabi, i treti Shimea,

14 i katërti Netaneli, i pesti Radai,

15 i gjashti Ozemi edhe i shtati Davidi.

16 Motrat e tyne jonë konë Zeruja edhe Abigaila. Zeruja i ka pasë tre djem: Abishain, Joabin edhe Asahelin.

17 Abigaila e ka lindë Amasën. Baba i Amasës u konë Jeteri, ismaeliti.

18 Kalebit, djalit të Hezronit, i kanë lindë djem pi gruja e vet Azuba edhe pi Jerioti. Djemtë e tyne i kanë pasë emnat Jesher, Shobab edhe Ardon.

19 Mas vdekjes së Azubës, Kalebi u martu me Efratën, e ajo ia ka lindë Hurin.

20 Huri u bo babë i Urit, e Uri u bo babë i Bezalelit.

21 Kur Hezroni i ka pasë 60 vjet, u martu me vajzën e Makirit, babës së Gileadit. Me të e ka pasë nji djalë, Segubin.

22 Segubi u bo babë i Jairit, që i ka pasë 23 qytete në vendin e Gileadit.

23 (Ma vonë, Geshuri edhe Siria ua kanë marrë atyne Havot-Jairin, po edhe Kenatin bashkë me vendbanimet që i kanë taku, krejt 60 qytete.) Krejt këta jonë konë pasardhës të Makirit, babës së Gileadit.

24 Mas vdekjes së Hezronit në Kaleb-Efrata, gruja e Hezronit, Abija, ia ka lindë Ashurin, që u bo babë i Tekoas.

25 Djemtë e Jerahmeelit, djalit të parë të Hezronit, jonë konë Rami, djali i tij i parë, Buna, Oreni, Ozemi edhe Ahija.

26 Jerahmeeli e ka pasë edhe nji gru tjetër me emnin Atara. Ajo u bo nana e Onamit.

27 Djemtë e Ramit, djalit të parë të Jerahmeelit, jonë konë Maazi, Jamini edhe Ekeri.

28 Djemtë e Onamit jonë konë Shamai edhe Jada. Djemtë e Shamait jonë konë Nadabi edhe Abishuri.

29 Gruja e Abishurit e ka pasë emnin Abihajil. Ajo ia ka lindë Akbanin edhe Molidin.

30 Djemtë e Nadabit jonë konë Seledi edhe Apaimi. Po Seledi ka vdekë pa lanë djem mas vetes.

31 Djali i Apaimit u konë Jishi, djali i Jishit u konë Sheshani, e djali i Sheshanit u konë Ahlai.

32 Djemtë e Jadës, vllaut të Shamait, jonë konë Jeteri edhe Jonatani. Po Jeteri ka vdekë pa lanë djem mas vetes.

33 Djemtë e Jonatanit jonë konë Peleti edhe Zaza. Këta jonë konë pasardhësit e Jerahmeelit.

34 Sheshani s'ka pasë djem, veç vajza. Sheshani e ka pasë edhe nji shërbëtor egjiptian me emnin Jarha.

35 Sheshani ia ka dhanë vajzën e vet për gru shërbëtorit të vet Jarha, e ajo ia ka lindë Atain.

36 Atai u bo babë i Natanit, e Natani u bo babë i Zabadit.

37 Zabadi u bo babë i Eflalit, e Eflali u bo babë i Obedit.

38 Obedi u bo babë i Jehut, e Jehu u bo babë i Azarisë.

39 Azaria u bo babë i Helezit, e Helezi u bo babë i Eleasës.

40 Eleasa u bo babë i Sismait, e Sismai u bo babë i Shalumit.

41 Shalumi u bo babë i Jekamjës, e Jekamja u bo babë i Elishamës.

42 Djemtë e Kalebit, vllaut të Jerahmeelit, jonë konë Mesha, djali i tij i parë, që u bo babë i Zifit, edhe djemtë e Mareshës, që u bo babë i Hebronit.

43 Djemtë e Hebronit jonë konë Korahu, Tapuahu, Rekemi edhe Shema.

44 Shema u bo babë i Rahamit, që u bo babë i Jorkeamit. Rekemi u bo babë i Shamait.

45 Djali i Shamait u konë Maoni, e Maoni u bo babë i Bet-Zurit.

46 Efa, gruja tjetër e Kalebit, i ka lindë Haranin, Mozën edhe Gazezin. Harani u bo babë i Gazezit.

47 Djemtë e Jahdait jonë konë Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efa edhe Shaafi.

48 Maaka, gruja tjetër e Kalebit, i ka lindë Sheberin edhe Tirhanën.

49 Ma vonë kanë ardhë edhe Shaafi, që u bo babë i Madmanës, edhe Sheva, që u bo babë i Makbenës edhe Gibeas. Vajza e Kalebit e ka pasë emnin Aksa.

50 Këta jonë konë pasardhësit e Kalebit.
Djemtë e Hurit, djalit të parë të Efratës, jonë konë Shobali, që u bo babë i Kirjat-Jearimit,

51 Salma, që u bo babë i Betlehemit, edhe Harefi, që u bo babë i Bet-Gaderit.

52 Shobali, baba i Kirjat-Jearimit, i ka pasë këta djem: Haroen edhe gjysmën e Menuhotit.

53 Familjet e Kirjat-Jearimit jonë konë jitritët, putitët, shumatitët edhe mishraitët. Pi këtyne e kanë prejardhjen zoratitët edhe eshtaolitët.

54 Djemtë e Salmës jonë konë Betlehemi, netofatitët, Atrot-Bet-Joabi, gjysma e manahatitëve edhe zoritët.

55 Familjet e shkruesve që kanë jetu në Jabez jonë konë tiratitët, shimeatitët edhe sukatitët. Këta jonë konë kenitët, që e kanë pasë prejardhjen pi Hamati, baba i familjes së Rekabit.